Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...

ROSKOVEC- Më datën 29 dhjetor 2023 kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, ndërmori nismën për rishikimin e planit të përgjithshëm vendor me procedurë të thjeshtuar. Bashkia e vogël në jugperëndim të vendit ngriti dhe grupin e punës, mes tyre drejtorë, përgjegjës sektori dhe ekspertë. Për këtë procedurë, institucioni në fjalë u orientua nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, e cila ka si detyrë të lëshojë edhe akt përputhshmërinë për dokumentin e planit të përgjithshëm vendor.
Bashkia e Roskovecit ka kërkuar që të ndryshojë një sipërfaqe nga 462.8 hektarë në 447.07 hektarë. 15.81 hektarë të veçuar do të përdoren për ndërtimin e një termocentrali elektrik. Ndërtimin e kësaj vepre të re në Roskovec, bashkia e arsyeton me nevojën për të mbështetur iniciativat locale, krijimin e vendeve të punës, rritjen ekonomike, si dhe ofrimin e alternativave për zgjidhjen e krizës energjitike.
Zona ku propozohej ndërtimi i termocentralit ndodhet në kategorinë B, tokë bujqësore boniteti 2, e cila nuk lejon zhvillime të reja. Por sipas bashkisë së Roskovecit kjo është mundësia e vetme për realizimin e TEC-it për shkak të afërsisë strategjike me nyjen e lidhjes me TAP.
Ndërkohë, më 10 janar 2024 Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit i kërkoi mendim Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për rishikimin e dokumentit të planit të përgithshëm vendor të Bashkisë Roskovec. Në përgjigjen e saj, mes të tjerash, ministria do të shprehej se rastet e domosdoshme të kalimit në sipërfaqe ndërtimore të tokave bujqësore në kategorinë I deri në IV të bonitetit, janë të përcaktuara në pikën 1, të nenit 11/1, të ligjit për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës.
Prandaj, në referencë të ligjit për mbrojtjen e tokës bujqësore, ministria sugjeron të vlerësohen edhe mundësi/alternativa të tjera të ndërtimit të termocentralit në toka me cilësi agroprodhuese të ulëta. Pra, termocentrali nuk lejohet të ndërtohet në një tokë bujqësore me potencial të lartë prodhimi, ndaj duhej zgjedhur një destinacion tjetër për ndërtimin e tij, por kjo nuk i pengoi aspak institucionet të vazhdonin përpara me procedurën e tyre te jashtëligjshme.
Më 21 mars 2024 Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit lëshoi akt përputhshmërinë. Në fakt shkresa u dha me një kusht për njësinë strukturore termocentral. Duke qenë se kërkesa për ndërtimin e termocetralit, nuk përputhej me legjislacionin e tokës, AKPT-ja ia la në dorë organeve politikbërëse, si Këshilli Bashkiak dhe Këshilli Kombëtar i Territorit që të merrnin vendimin. Në lidhje me këtë shkelje, drejtoresha e AKPT-së, Adelina Greca, nuk dha asnjë përgjigje për “Piranjat”.
Pasi AKPT-ja e la në dorë të politikbërësve të merrnin vendimin, më datë 26 prill 2024 këshilli bashkiak roskovec vendosi miratimin e dokumentit të rishikimit të planit të përgjithshëm vendor, duke qenë një hap më afër ndërtimit të Tecit. Më pas në 29 maj 2024, Këshilli Kombëtar i Territorit, që kryesohet nga kryeministri Edi Rama, miratoi ndryshimet në planin e përgjithshëm vendor të Bashkisë së Roskovevecit. Dokumenti mban firmën e kryeministrit Rama si dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Pra, dy personat më të rëndësishëm të qeverisë, kanë shkelur me të dyja këmbët një ligj për t’i hapur rrugën një investimi, që me gjasa do të sjellë më shumë dëme se sa dobi për zonën e Roskovecit.
Nga ana tjetër, kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, që po ashtu ka një rol kyç në këtë procedurë të jashtëligjshme, nuk u përgjigj në asnjë moment për emisionin “Piranjat”.
TIRANA- Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj duket se i ka zënë të papërgatitur socialistët, të ci...
Fasoneri DURRËS- Bisnezi i fasonerisë, prej vitesh është një nga industritë prodhuese më fitimprureset në Shqip&eum...
DIVAJKË- Një video shokuese, e një qeni të gjakosur dhe në gjendje dukshëm të rënduar, na erdhi pak ditë më ...
Erlind Sula TIRANË- Një 26-vjeçar me emrin Erlind Sula, u paraqit pak ditë më parë në zyrat të emisionit Piranjat...
Foto BUSHAT- Landfilli i Bushatit është një nga investimet më të mëdha të qeverisë në Bashkinë e Vau...
Albert Skura TIRANË- “Gjakun tim e jap, zemrën e jap, jetën time e jap për fëmijët e mi. Me bashkëshorten do ndahe...
foto ilustruese TIRANË- Këta 3 persona, kanë një të përbashkët. Janë emigrantë të cilët duan të...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka nisur hetimet ndaj kryetares në detyrë t&...
TIRANA- IMT ka ndërhyrë sot për rastin e denoncuar nga Piranjat ku efektivi i policisë bashkiake në Tiranë Fation Hoxh...
TIRANA- Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit njofton se ka ngritur një grup pune për të verifikuar mënyrën ...