Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, parashikimi i motit për sot
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...

Kur të dhënat flasin vetë, heshtja institucionale bëhet alarmuese. Dy tendera miliona-eurosh të shpallur nga Drejtoria e Tensionit të Lartë në OSSH sh.a. i ngjajnë një loje me letra të hapura – por me fitues të mbyllur që në nisje.
Pas fasadës së një gare “të hapur”, fshihet një skemë që përmban të gjitha elementet e një prokurimi të kontrolluar deri në detaj: të njëjtët emra, të njëjtën ditë, të njëjtin rezultat.

Më 1 shtator, Drejtoria e Tensionit të Lartë në OSHEE drejtuar nga Olsi Ngjela shpalli dy tendera të rëndësishëm për ndërtimin e linjës 35kV dhe një nënstacioni në Tamare, si dhe një tjetër projekt paralel. Të dy procedurat kanë një ngjashmëri tronditëse: tre operatorë ekonomikë në garë, i njëjti konsorcium fitues dhe ofertat pothuaj identike me fondin limit të parashikuar.

Në rastin e parë, kontrata kishte një vlerë tavan prej 3 miliardë lekësh. Fitues u shpall bashkimi i kompanive ALEN-CO shpk dhe ELB Ndërtuesi shpk, me një ofertë që mbulonte plot 98% të fondit limit – praktikë që në vetvete ngre flamuj të kuq për mungesë gare të vërtetë.

Tenderi tjetër, i shpallur po atë ditë, ndjek të njëjtën trajektore: të njëjtët pjesëmarrës, e njëjta renditje, dhe një fitues që duket se nuk u vu kurrë në dyshim.

Në rastin e dytë, kontrata kishte një vlerë tavan prej 4 miliardë lekësh. ELB Ndërtuesi, në pronësi të Qemal dhe Rejnald Zyfit, është një aktor i njohur në kontratat publike, por kjo ngjashmëri kronike e procedurave sugjeron se tenderët nuk janë as të hapur, as transparentë – por të ndërtuar me skenar të mbyllur.
Tek Alen co SH.P.K administrator rezulton Ludmilla Ngjeliu.
Ofertat që ngjiten deri në kufirin e sipërm të buxhetit, përkufizimet identike të kritereve dhe mungesa e diferencimit në vlerësim, tregojnë një garë me formalitet, ku rezultati dihej që më parë.Në mungesë të hetimeve dhe transparencës nga institucionet përgjegjëse, këto procedura ngjajnë më shumë me manovra të organizuara për të orientuar miliona euro të taksapaguesve drejt emrave të njohur – jo drejt eficencës dhe konkurrencës reale./piranjat.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016
Në një vend si i yni ku njerëzit përballen çdo ditë me vështirësi ekonomike, probleme sociale, stres, ankth e së...
Dhuna mes fqinjëve në vendin tonë është tashmë kryefjalë e televizioneve shqiptare dhe konflikti nis në shumicën ...
Një video me përmbajtje pornografike, e xhiruar në një fshat të Fierit, ka tronditur opinionin publik. Pamjet tregojnë një ...
Ndodhemi në Berat, qytetin Muze dhe pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ky qytet ka tërhequr gji...
Ndoshta të gjithëve ne na ka ndodhur që të kemi shkuar në spitalin “Shefqet Ndroqi“, ndryshe i quajtur “Sanatoriumi...
Banesat e Hamit dhe Xhevdet Llujës në lagjen Dudas në Shkodër, mbajnë statusin si monument kulture të kategorisë së pa...
Në një vend si i yni ku njerëzit përballen çdo ditë me vështirësi ekonomike, probleme sociale, stres, ankth e së...
Jemi në Vain të Lezhës, një zonë e mbrojtur që prej vitit 1940, dhe një nga rezervatet natyrore më unike në Shqip...
Një video me përmbajtje pornografike, e xhiruar në një fshat të Fierit, ka tronditur opinionin publik. Pamjet tregojnë një ...
Dhuna mes fqinjëve në vendin tonë është tashmë kryefjalë e televizioneve shqiptare dhe konflikti nis në shumicën ...