Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...

Dhuna mes fqinjëve në vendin tonë është tashmë kryefjalë e televizioneve shqiptare dhe konflikti nis në shumicën e rasteve për një copë pronë. Fariku, 25 vjeç nga fshati Bersnik i Gramshit, është bërë padashje protagonist i një sherri që degjeneroi në dhunë nga ana e fqinjëve. Ai është rrahur barbarisht nga komshinjtë e tij, familja Buzani.
“Ka 15 vite, që kur kanë ardhur këtu, ne kështu vazhdojmë me sherre. Ne e morëm pronën, por ata kanë gjetur babin vetëm e kanë dhunuar. Siç e rrahën babin pastaj, vajtëm bëmë denoncimin, vajti poshtë shtetasi Guriu, nuk i bëri shteti asgjë. Marrin sëpatën në dorë dhe e përplasin në tokë, që gjoja kështu do t’ju ther. Shteti nuk bën asgjë”, – deklaron Fariku.
Nisur nga kjo indiferencë, 25-vjeçari nisi të mblidhte prova për dhunën verbale dhe atë fizike, e cila i shkaktoi dëmtime të dukshme. Dhe për këtë nuk u desh shumë kohë, sepse vëllezërit i dhanë një dorë planit të tij, duke e katandisur në gjendje të tmerrshme.
“Ne ishim në këtë rrugë, po iknim për të çuar dhentë në kullotë. Ata ishin lart, se e kanë me qira tokën. Ishin fshehur te gruri atje, ndërkohë unë edhe babai vazhdoja rrugën. Na u turr qeni, e trembëm, ai po fillonte të kërcënonte dhe unë në atë moment futa telefonin në xhep. Unë i gjuajta qenit me shkop, e tremba. Ai tha: vrite, se ke armë ti. Ku e ke dyfekun, se e vret ti, je trim. Nuk i kam kërcënuar asnjëherë me armë, edhe unë i thashë nuk të kam kërcënuar me armë, thjesht e tremba. Më kanë gjuajtur me sëpata, me gurë, me çfarë të kishin në dorë. Me sëpatë më qëlluan këtu, kam dy penj në dorë, e ma nisën për në kokë. Unë kap sëpatën, ngulet ajo e sëpatës këtu dhe nga të bërtiturat, ata vazhdonin akoma të më dhunonin.”
Nga sa tregon Fariku, por edhe nga sa dëgjojmë në regjistrim, dyshimet janë se tre vëllezërit nuk janë frenuar aspak në një tentativë për t’i marrë jetën fqinjit të tyre.
Por nga ana tjetër, vëllezërit Buzani e mohuan dhunën, madje duke e akuzuar Farikun si agresor që i ka sulmuar me sëpatë.
“Zonjë, më ka thënë do të gjuajë me armë. Fariku ka kaluar, ka sharë. Nuk e kemi dhunuar ne, është rrëzuar me motor. Unë e kam fajin?”, – pohon Adi.
Ky është një moment që në kushte të tjera mund të ngjante qesharak, por jo kësaj here, sepse përballë kanë Farikun me krahun e thyer, dorën e qepur, videot dhe gënjejnë sy më sy duke thënë se këto plagë Fariku i paska marrë nga rrëzimi me motor. Ndërkohë që 25-vjeçari, përveç videos, ka plagë, qepje dhe dosjen mjeko-ligjore, e cila vërteton dhunën barbare ndaj tij.
Lidhur me këtë rast, komisariati i Gramshit sqaroi se janë në dijeni të ngjarjes.
“Është marrë kallëzim. Në fillim agresorët nuk janë gjetur në banesë, janë shpallur në kërkim. Pas një dite është kapur babai, pastaj dy djemtë. Është çuar çështja në prokurori për dëmtime, plagosje me dashje, kryer në bashkëpunim. Tani jemi në fazë hetimi dhe po ndiqet në gjendje të lirë. Kanë pasur edhe raste të tjera dhe di që janë proceduar. Po e mbajmë rastin në mbikëqyrje nëpërmjet SPZ. Çdo ditë monitorohet nga shërbimi i SPZ në zonë”, – shtoi policia./piranjat.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016
Një video me përmbajtje pornografike, e xhiruar në një fshat të Fierit, ka tronditur opinionin publik. Pamjet tregojnë një ...
Ndodhemi në Berat, qytetin Muze dhe pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ky qytet ka tërhequr gji...
Ndoshta të gjithëve ne na ka ndodhur që të kemi shkuar në spitalin “Shefqet Ndroqi“, ndryshe i quajtur “Sanatoriumi...
Banesat e Hamit dhe Xhevdet Llujës në lagjen Dudas në Shkodër, mbajnë statusin si monument kulture të kategorisë së pa...
Në një vend si i yni ku njerëzit përballen çdo ditë me vështirësi ekonomike, probleme sociale, stres, ankth e së...
Jemi në Vain të Lezhës, një zonë e mbrojtur që prej vitit 1940, dhe një nga rezervatet natyrore më unike në Shqip...
Një video me përmbajtje pornografike, e xhiruar në një fshat të Fierit, ka tronditur opinionin publik. Pamjet tregojnë një ...
Dhuna mes fqinjëve në vendin tonë është tashmë kryefjalë e televizioneve shqiptare dhe konflikti nis në shumicën ...
Ndodhemi në Berat, qytetin Muze dhe pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ky qytet ka tërhequr gji...
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe ministri “Diell”, e nisi javën e tij në rrjetet sociale me një video nga kantier...