I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Emisioni Investigativ PLUG, Syri TV, 1 tetor 2025
Deri këtu, treguam as më shumë e as më pak atë që ndodhi dy vjet më parë në Shqipëri. Nga njëra anë, OLAF flet për aferë kriminale të institucioneve shqiptare me fondet e taksapguesve europianë. Nga ana tjetër, njeriu përgjegjës i kësaj afere, ish-drejtuesja e AZHBR, Frida Krifca pas abuzimit me fondet, u vlerësua nga kryeministri Edi Rama si ministre, shpërblimi që fakton, se Krifca nuk ka qenë e vetme, a e aq më pak të kishte fuqinë e vjedhjes së fondeve të Bashkimit Europian.
Pas suksesit disa vjeçar në krye të abuzimit me fondet e Bashkimit Europian, duket se orekset ishin shtuar për Frida Krifcën. Nga drejtoreshë e AZHBR-së, së mbuluar me skandale, Edi Rama do ta gradonte bashkpunëtoren e tij të vlerësuar në kryer të të gjithë sektorit të Bujqësisë. Tashmë Krifca nuk kishte në dorë vetëm fondet e AZHBR-së, por të gjithë bujqësinë shqiptare. Pozicion që i jepte jo vetëm mundësinë e menaxhimit të parave, por edhe të mbulimit të korrupsionit me paratë e taksapaguesve europianë. Ndërsa feremrët shqiptarë tentohej të manipuloheshin me propagandën bajate, e njëjta formulë duket se nuk kishte sukses tek taksapaguesit Europian. E nga një menaxhuese e Bujqësisë, Frida Krifca sfidën më të madhe do të kishte justifikimin e aferave korruptive, që vetëm nga fondet e BE-së ishin abuzuar plot 38 milionë euro.
Teksa propaganda kishte rënë dhe presioni për bllokimin e programeve IPARD u rrit, në tetor të vitit 2024, Ministria e Financave hapi një tender me objekt: Marrëveshjes Kuadër:“Auditimin e Jashtëm (Auditimi Forensic) për të vlerësuar zbatimin e Programit IPARD II (2014-2020) në Shqipëri”. Fondi limit i këtij tenderi ishte 37.227.990 apo rreth 400 mijë euro, ku kompania fituese brenda 165 ditëve, duhet të auditonte abuzimet me fondet IPARD nga institucionet shqiptare. Fitues i këtij tenderi u shpall kompania gjermane FTI Consulting.
Pra sipas kontratës, kompania gjermane FTI Consulting, do të duhej që gjashtë muaj nga nënshkrimi i kontratës me qeverinë shqiptare, të përfundonte auditimin dhe dorëzonte një raport në lidhje me dëmin financiar që Ministria e Bujqësisë dhe AZHBR i kanë shkaktuar Bashkimit Europian. Për këtë arsye, në muajin korrik të këtij viti, Plug iu drejtua me një kërkesë zyrtare AZHBR për të mësuar shumën e abuzuar dhe kush janë abuzuesit me taksat e qytetarëve europianë. Në përgjigjen, që AZHBR i ktheu PLUG pak javë më parë, ky institucion tregon për herë të parë se abuzimi kap shifrën e rreth 1.5 milirdë lekëve apo rreth 15 milionë eurove.
AZHBR
Numri i total i subjekteve të identifikuar për mos përmbushje të detyrimeve kontraktore është 164 subjekte. Fondi që kërkohet të kthehet nga këto subjekte është në vlerën 1.468,334,032.83 lekë (total). Nga këto kanë likuiduar ose kthyer fondet 86 subjekte, në vlerën 173,110,616.77 lekë (total). Ndërsa 78 subjekte janë ende debitorë në vlerën 1,304,299,419.92 lekë (total).
Të dhënat zyrtare, sipas AZHBR, tregojnë se nga 431 përfitues të 94 milionë eurove nga fondet IPARD III, të paktën 164 subjekte kanë abuzuar me fondet e taksapaguesve europianë. Po sipas Ministrisë së Bujqësisë, deri më tani kanë kthyer mbrapsht fondet e abuzuar 86 subjekte në vlerën e 1.7 milionë eurove. Por, mbeten edhe 85 subjekte, që po sipas AZHBR, duhet të kthejnë dhe rreth 13 milionë euro fonde të abuzuara. Plug kërkoi edhe emrat e subjekteve që kanë abuzuar, por AZHBR refuzoi të na i vinte në dispozicion.
“Vetë fakti që një instrument financiar që presupozon të ketë një bazë të gjerë aplikuesish dhe përfituesish- që tipikisht duhet të jenë me mijëra, përfundon në 400 përfitues, edhe këto mbetet të shohim sa do dalë në procesin hetimor. Por të dhënat paraprake edhe nga raporti i OLAF tregon se janë përfitues të lidhur me interesa të pushtetit” thotë Edmond Panariti.
“E para është shumë e vogël që Shqipëria ka përfituar. As me Kosovën nuk krahasohemi. Edhe ato para që janë përfituar nuk kanë përfunduar tek fermerët shqiptarë. Pra procedurat janë në shkelje të rregullave të BE-së. Pra ju i keni shpenzuar por nuk janë në përputhje me manualin” thotë Zef Preçi
Ndryshe nga sa pretendon AZHBR, shifrat për institucionet e Bashkimit Europian janë dhe më të larta. Një raport zyrtar i Komisionit Europian, tregon se vetëm për vitin 2022, në Shqipëri janë konstatuar 33.5 milionë euro fonde të abuzuara nga programet IPARD.
RAPORTI FINANCIAR I KOMISIONIT EUROPIAN
Rreth 80% e parregullsive jo-mashtruese të raportuara gjatë vitit 2022 kishin të bënin me IPARD-in. Rreth 90% e këtyre parregullsive IPARD u raportuan nga Turqia dhe Maqedonia e Veriut dhe shumica e pjesës tjetër nga Shqipëria. Ndërsa janë më të pakta në numër, parregullsitë jo-mashtruese IPARD të raportuara nga Shqipëria përbënin pjesën më të madhe të shumave financiare të përfshira (33 milionë euro nga 39 milionë euro). Kjo ishte kryesisht për shkak të katër parregullsive që përbënin së bashku rreth 31 milionë euro, ndërsa të gjitha parregullsitë e tjera të raportuara nga Shqipëria, Turqia dhe Maqedonia e Veriut përfshinin shuma shumë më të ulëta, kryesisht nën 100 000 euro”.
Është e qartë, se ndonëse në Shqipëri ka një numër të ulët përfituesish nga programet IPARD, shumat e përfituara e për rrjedhojë të abuzuara nga këta persona, kap vlerën e 33.5 milionë eurove, apo rreth 80% të të gjithë abuzimeve të raportuara për vitin 2022. Abuzimet janë konstatuar edhe gjatë vitit 2023, kohë që përkon me intensifikimin e hetimeve nga OLAF. Sipas një tjetër raporti të Komisionit Europian, për vitin 2023, vlera e abuzimit ëshë me vogël por e konsiderueshme, 4,279,162.
Në total, sipas raporteve zyrtare të Komisionit Europian, të depozituara në Parlamentin europian, shuma e abuzuar kap shifrën e rreth 38 milionë eurove.
Në kushte të tilla abuzimi, Bashkimi Europian ka vendosur të mbajë pezull programin IPARD III me një fond total prej 112 milionë eurosh. Plug pati korenspodencë me Zyrën e Delegacionit Europian në Shqipëri dhe zyrën e OLAF, në lidhje me situatën e abuzimit financiar me fondet IPARD. Bashkimi Europian konfirmoi për Plug, se plotë 112 milionë euro, grante të programit IPARD III do të vijojnë të qëndrojnë të pezulluara për Shqipërinë, për shkak se ende institucionet shqiptare nuk kanë çuar para drejtësisë abuzuesit e tyre.
BASHKIMI EUROPIAN
Fondet IPARD III janë 112 milionë euro dhe fillimi i tyre varet nga dhënia e përgjegjësisë për menaxhimin e fondeve, e cila përfshin një vlerësim nga Komisioni Evropian mbi sistemin e brendshëm të menaxhimit dhe kontrollit të vendosur nga Qeveria e Shqipërisë për administrimin e IPARD III. Procesi i dhënies së kësaj përgjegjësie mund të nisë vetëm kur autoritetet shqiptare të kenë ndërmarrë masa korrigjuese të përshtatshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian.
Teksa zyra e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë nuk jepte detaje sesi do të ndaheshin këto fonde, Plug siguroi një dokument që tregon se 112 milionë euro ishin të destinuara direct për fermerët shqiptarë në sektorët e fermave bujqësore, përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, bujqësinë afro-mjedisore dhe organike, diversifikimin e fermave, pylltarinë etj.
Bashkimi Europian deklaron gjithashtu, se ende nuk është e qartë shuma që autoritetet shqiptare kanë abuzuar me fondet e programit IPARD II, ndërsa kërkon nga autoritetet në vend që këtë çështje ta marrin seriozisht.
BASHKIMI EUROPIAN
Pas gjetjeve të OLAF-it mbi zbatimin e programit IPARD në Shqipëri, Komisioni ka marrë të gjitha masat e nevojshme parandaluese për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian. Që prej korrikut 2023, bazuar në informacionin paraprak të marrë nga OLAF, Komisioni Evropian ka ndërprerë rimbursimin e shpenzimeve IPARD ndaj Shqipërisë. Duke qenë se kemi të bëjmë me paratë e taksapaguesve të BE-së, presim që autoritetet shqiptare ta marrin shumë seriozisht këtë çështje. Bashkimi Evropian është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë fermerët shqiptarë, sektorin agroushqimor dhe zonat rurale në të ardhmen, me kusht që interesat financiare të Bashkimit Evropian të mbrohen siç duhet.
Plug pyeti edhe OLAF, nëse ka të dhëna mbi procesin hetimor në Shqipëri. Zyra Kundër Mashtrimit të Bashkimit Europian, u përgjigj kërkesës tonë, duke u shprehur se pas hetimit të zhvilluar në vitin 2023, pret që autoritetet shqiptare të merren me këtë çështje.
OLAF
OLAF përfundoi hetimin e saj në lidhje me akuzat për të cilat po i referoheni në vitin 2023. Si rezultat, OLAF gjithashtu lëshoi rekomandimet e saj përkatëse, të cilat iu transmetuan së bashku me raportin e saj përfundimtar autoriteteve kompetente përkatëse. Ju lutemi vini re se OLAF kryen hetime administrative. Më pas, autoritetet kompetente duhet të vendosin për çdo ndjekje të rekomandimeve të OLAF që ato mund ta konsiderojnë të përshtatshme.
Pas këtij komunikimi, Plug iu drejtua edhe SPAK, për të mësuar më shumë në lidhje me hetimet. Me një përgjigje të ftohtë, Prokuroria e Posaçme na konfirmojë vetëm faktin që hetimi është në fazë paraprake.
SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedim penal dhe çështja është në fazën e hetimeve papraprake. Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të bëjmë publike informacione të mëtejshme.
Dhjetëra milionë euro kanë përfunduar në xhepat e një grupi njerëzish, kryesisht të lidhur me pushtetin por edhe me krim...
Kryeministri Edi Rama shpiku Diellën, si diellin që do të zgjidh hallet e shqiptarëve por edhe hallin e tij me korrupsionin. Ose më sak...
Italiani Gabriele Tarroni Longinotti, të cilit sot mediat pranë qeverisë i publikuar një deklaratë ku tërhiqej nga denoncimet e ...
Dy media pranë qeverisë publikuan sot një deklaratë të Gabriele Tarroni Longinotti, i cili pas disa vitesh që kurse bëri de...
Kamber Sulçaj është personi që i mori jetën biznesmenit italian Edoardo Sarchi, në ngjarjen tronditëse të ndodhur n&...
Në pamje të parë, tenderi i Bashkisë Tropojë për “rehabilitimin e ujëmbledhësit Radogosh”, me vlerë 3...
Një histori mashtrimi dhe konfliktesh pronësie ka shpërthyer në Theth, një nga perlat turistike të Alpeve shqiptare. Gjoni, banor ...
Në skutat më të thella të internetit, aty ku fëmijët tanë mund të jenë më të pambrojtur, fshihet një...
Jemi më shumë se 200 kilometra larg nga kryeqyteti, në Cërnicë të Tropojës, aty ku rreth 100 nxënës, të shkoll...
Kjo javë ka nisur me një ngjarje të rëndë, që mund të kalonte fare në heshtje nëse nuk do të kishte të p&...