KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Albin Kurtin, nuk është arritur një marrëveshje për postin e presidentit, teksa po afrohet afati kushtetues për zgjedhjen e tij.
"S'kishte emra, s'kishte propozime, s'kishte vullnet për konsensus. Imponimet nuk janë zgjidhja adekuate për LDK-në", tha Abdixhiku për mediat, pas takimit në Kuvendin e Kosovës.
Ai tha se është i hapur për një takim të radhës nëse kjo do të sillte një zgjidhje, por u shpreh skeptik për propozimin që secila parti të shkojë në seancë me një propozim të vetin.
"Për garë, LDK-ja nuk ka zgjidhje. Ajo është procedurë e paraparë për të dështuar", tha Abdixhiku, duke shtuar se ky opsion do të sillte vetëm zgjedhje të reja.
Ai nuk pranoi të flasë për emrat specifikë të të përmendurëve deri më tani, por tha se LDK-ja nuk pranon emra që do të funksionin si "zgjatim i qeverisë".
Takimi u zhvillua në një moment kur partitë politike ende nuk kanë arritur konsensus për një figurë unifikuese, ndërsa kreu i Qeverisë ka lënë të hapur mundësinë që, në mungesë të marrëveshjes, secila parti të kandidojë emrin e vet në Kuvend.
Para takimit, Kurti s'pranoi të diskutojë për emrat e përmendur për postin e presidentit, duke thënë vetëm se "duhet dikush që i siguron 80 vota".
Kurti ka deklaruar më herët se beson që Murat Jashari, djali i Rifat Jasharit dhe pjesëtar i familjes së Adem Jasharit, do të ishte figurë e përshtatshme për postin e presidentit, duke theksuar se vendit, sipas tij, i duhet një personalitet që “u bën ballë shtrëngatave” në rrethanat aktuale gjeopolitike. Megjithatë, Murat Jashari ka bërë të ditur se nuk ka ambicie për këtë pozitë.
Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, ka shprehur dëshirën për një mandat të dytë, por Lëvizja Vetëvendosje, që e kishte propozuar në mandatin e parë, nuk e ka përmendur emrin e saj si kandidate. Partitë opozitare e kanë kritikuar Osmanin për, siç kanë thënë, njëanshmëri në favor të Qeverisë. Sipas Kushtetutës së Kosovës, për të propozuar një kandidat për president nevojiten të paktën 30 nënshkrime deputetësh. Lëvizja Vetëvendosje i ka 57 deputetë, ndërsa asnjë parti tjetër nuk i ka e vetme 30 vota.
Për zgjedhjen e presidentit kërkohen të paktën 80 vota në njërin nga dy rundet e para të votimit, ose 61 vota në rundin e tretë, nga gjithsej 120 deputetë sa ka Kuvendi. Kurti ka thënë se, nëse nuk arrihet një marrëveshje për një figurë me mbështetje të gjerë, atëherë një nga opsionet është që secila parti ta propozojë kandidatin e vet dhe procesi të zhvillohet përmes garës në Kuvend.
Në javët e fundit, gatishmëri për kandidim ka shprehur edhe ish-ministri Arsim Bajrami, ndonëse pa mbështetje të qartë nga partitë tjera. Nëse Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin brenda afateve kushtetuese, vendi përballet me shpërndarje të Kuvendit dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare./REL
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
2 Mars13:11
Heqja e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Strasburgu regjistron për herë të parë padi kundër Serbisë
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka regjistruar për herë të parë një padi kundër Serbis&eu...
KOSOVA
2 Mars12:50
Strasburgu regjistron për herë të parë padi kundër Serbisë për heqjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka regjistruar për herë të parë një padi kundër Serbis&eu...
KOSOVA
2 Mars07:39
Bashkimi Evropian pritet të heqë sot masat politike dhe financiare të vëna ndaj Kosovës
Bashkimi Evropian pritet që të hënën, më 2 mars, të heqë të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të ve...
KOSOVA
1 Mars23:09
Negociatat me zgjedhjen e presidentit, Kurti takohet të hënën me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bëri të ditur se të hënën do të takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhik...
KOSOVA
1 Mars23:00
BE pritet të heqë të hënën të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës
Bashkimi Evropian pritet që të hënën, më 2 mars, të heqë të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të ve...
KOSOVA
1 Mars15:16
Policia arreston pesë serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës
Policia e Kosovës ka bërë të ditur të dielën se i ka arrestuar pesë persona në Skenderaj, të dyshuar për krime...
KOSOVA
1 Mars13:50
Presidenti i ri, Kurti: Murat Jashari do të ishte zgjidhja e duhur në momentin e duhur
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka ...
KOSOVA
1 Mars09:31
Sulmohen dy persona në veri të Mitrovicës, arrestohen dy shtetas serb
Dy raste të ndara të lëndimeve trupore janë raportuar gjatë orëve të mbrëmjes dhe pas mesnatës në Leposaviq dh...
KOSOVA
28 Shkurt17:08
Osmani në mbështetje të sulmeve të SHBA-së kundrejt Iranit: Ka ardhur ora e lirisë për popullin
Vjosa Osmani ka deklaruar se mbështet sulmet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Iranit, duke shkruar në platformën X ...
KOSOVA
27 Shkurt22:47
Katër djem të vrarë në oborr, dëshmia rrëqethëse e babait nga Drenica
Në 28-vjetorin e masakrave në Likoshan dhe Qirez, një dëshmi rrëqethëse vjen nga një prej të mbijetuarve, një baba ...