
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka regjistruar për herë të parë një padi kundër Serbisë që lidhet me praktikën e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Lajmi është bërë i ditur nga avokati Drini Grazhdani, i cili ka njoftuar se çështja tashmë është pajisur me numër aplikimi nga gjykata në Strasburg. Sipas tij, padia është paraqitur në emër të Teuta Fazliut dhe ka të bëjë me shkelje të të drejtave të njeriut si pasojë e procesit të pasivizimit të adresave.
Grazhdani e ka cilësuar këtë praktikë si sistematike dhe me pasoja të drejtpërdrejta për komunitetin shqiptar. Sipas tij, pasivizimi i adresave nuk është një veprim formal administrativ, por një masë që prodhon pasoja konkrete juridike dhe sociale. Qytetarët e prekur humbasin mundësinë për pajisje me letërnjoftim apo pasaportë të re, rrezikojnë të drejtën e pensionit dhe sigurimit shëndetësor, si dhe të drejtën e votës.
Avokati e ka përshkruar këtë praktikë si “spastrim etnik administrativ”, duke theksuar se ajo prek jo vetëm personat që jetojnë jashtë vendit, por edhe qytetarë që banojnë brenda territorit të Serbisë.
Regjistrimi i padisë konsiderohet nga ai si një hap procedural i rëndësishëm, duke pasur parasysh se Gjykata e Strasburgut refuzon shumicën dërrmuese të kërkesave që në fazën fillestare të shqyrtimit.
Sipas deklarimeve publike, objektivi i paditësit është që Gjykata të aplikojë procedurën e vendimit pilot, sipas Rregullës 61, në mënyrë që një vendim eventual të mos mbetet vetëm në nivel individual, por të adresojë praktikën në tërësi dhe të detyrojë ndërprerjen e saj në të gjitha rastet e ngjashme.
Njëkohësisht, është bërë thirrje që të gjithë personat e prekur nga pasivizimi i adresave të ndjekin procedurat ligjore brenda sistemit juridik të Serbisë, edhe në rastet kur ato përfundojnë me refuzim, në mënyrë që të plotësohen kushtet për t’iu drejtuar instancave ndërkombëtare.
Regjistrimi i kësaj padie shënon herën e parë që çështja e pasivizimit të adresave në Luginën e Preshevës arrin në nivelin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ndërsa mbetet të shihet nëse rasti do të kalojë fazën e pranueshmërisë dhe do të shqyrtohet në themel.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
2 Mars12:50
Strasburgu regjistron për herë të parë padi kundër Serbisë për heqjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka regjistruar për herë të parë një padi kundër Serbis&eu...
KOSOVA
2 Mars07:39
Bashkimi Evropian pritet të heqë sot masat politike dhe financiare të vëna ndaj Kosovës
Bashkimi Evropian pritet që të hënën, më 2 mars, të heqë të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të ve...
KOSOVA
1 Mars23:09
Negociatat me zgjedhjen e presidentit, Kurti takohet të hënën me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bëri të ditur se të hënën do të takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhik...
KOSOVA
1 Mars23:00
BE pritet të heqë të hënën të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës
Bashkimi Evropian pritet që të hënën, më 2 mars, të heqë të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të ve...
KOSOVA
1 Mars15:16
Policia arreston pesë serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës
Policia e Kosovës ka bërë të ditur të dielën se i ka arrestuar pesë persona në Skenderaj, të dyshuar për krime...
KOSOVA
1 Mars13:50
Presidenti i ri, Kurti: Murat Jashari do të ishte zgjidhja e duhur në momentin e duhur
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka ...
KOSOVA
1 Mars09:31
Sulmohen dy persona në veri të Mitrovicës, arrestohen dy shtetas serb
Dy raste të ndara të lëndimeve trupore janë raportuar gjatë orëve të mbrëmjes dhe pas mesnatës në Leposaviq dh...
KOSOVA
28 Shkurt17:08
Osmani në mbështetje të sulmeve të SHBA-së kundrejt Iranit: Ka ardhur ora e lirisë për popullin
Vjosa Osmani ka deklaruar se mbështet sulmet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Iranit, duke shkruar në platformën X ...
KOSOVA
27 Shkurt22:47
Katër djem të vrarë në oborr, dëshmia rrëqethëse e babait nga Drenica
Në 28-vjetorin e masakrave në Likoshan dhe Qirez, një dëshmi rrëqethëse vjen nga një prej të mbijetuarve, një baba ...
KOSOVA
27 Shkurt22:46
Qindra euro në muaj për informacione, spiunazhi sfidon Kosovën
Një seri aksionesh nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Policia, dy vitet e fundit kanë goditur rrjete të dyshuara të spiunazhit n&eum...