KOSOVA

Akuzohet për disa vepra penale/ Gjykata e Prishtinës merr vendim për ish-administratorin e aeroportit të Vlorës

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Tetor 2026, 20:53
Akuzohet për disa vepra penale/ Gjykata e Prishtinës merr vendim

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për biznesmenin Valon Lluka, ish-drejtues i kompanisë Mabetex Holding, në pronësi të Behxhet Pacollit, si dhe ish-administrator i shoqërisë koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, vendimi gjyqësor u mor dy ditë pas ndalimit të tij me urdhër të Prokurorisë së Kosovës, teksa  Lluka dyshohet për disa vepra penale, mes tyre mashtrim, shpërdorim të pasurisë së huaj, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe lidhje të kontratave të dëmshme. Emri i biznesmenit është përfshirë në një konflikt publik me Behxhet Pacollin pas largimit të tij nga administrimi i projektit të Aeroportit të Vlorës.

Pacolli e ka akuzuar Llukën për kryerjen e transfertave financiare pa autorizim, përfshirë një transaksion prej më shumë se 1.5 milionë eurosh gjatë vitit 2026 dhe një pagesë prej rreth 1.6 milionë eurosh në vitin 2025 drejt një kompanie në Abu Dhabi. Sipas pretendimeve të Pacollit, këto pagesa janë kryer për shërbime që nuk janë ofruar, ndërsa një tjetër pretendim lidhet me administrimin e fondeve të Aeroportit të Vlorës.

Pacolli ka ngritur dyshime se gjatë periudhës kur Lluka drejtonte shoqërinë koncesionare, fonde të projektit janë përdorur në mënyrë të parregullt, me qëllim përfitime personale ose për qëllime të tjera të dyshimta. Sipas deklarimeve të Pacollit, lidhur me këto çështje janë ndërmarrë hapa ligjorë dhe janë nisur hetime në Kosovë, Shqipëri dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Megjithatë, pretendimet ndaj Llukës mbeten objekt i procedurave ligjore dhe përgjegjësia e tij penale do të përcaktohet nga organet kompetente të drejtësisë.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje