Pedagogët sot në protestë në orën 10:00, marshim në mbështetje të studentëve
Pedagogët kanë njoftuar një tjetër protestë ditën e sotme në mbështetje të studentëve, të cilët vi...
Pedagogët kanë njoftuar një tjetër protestë ditën e sotme në mbështetje të studentëve, të cilët vi...
Në fund të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se telefoni celular nuk mund të trajtohej më si një derë e hapur p...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të...
Banka Botërore e vlerëson si mesatarisht të pakënaqshme ecurinë e projektit për qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve ...
Dashi Klima në jetën tuaj në çift do jetë shumë e ngrohtë gjatë gjithë kësaj dite. Do ndiheni mirë p...
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se prindërit e studentëve duhet të paguajn&...
Furtuna e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama në administratën shtetërore ka nisur të marrë formë konkrete. Pas ultimatum...
Protestat kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e revistës prestigjioze “The Economist”, e cila i analizon...
Partia Popullore Evropiane, grupimi më i madh i partive politike të djathta dhe të qendrës në Evropë, reagoi sërish për ...
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...

Rrjeti social TikTok ka luajtur rol të rëndësishëm në formësimin e narrativëve politikë gjatë zgjedhjeve parlamentare në Kosovë – të mbajtura më 9 shkurt – veçanërisht duke pasur parasysh se kjo është platforma më e përdorur në vend, sipas disa vlerësimeve të bëra në një raport të përpiluar nga organizata joqeveritare me seli në Bruksel, Iniciativa për Media të Lira në Ballkan (BFMI) dhe kompania bullgare për vëzhgim të medias, Sensika Technologies.
Gjetjet e raportit i janë prezantuar të martën Parlamentit Evropian.
Raporti, i parë nga Radio Evropa e Lirë, analizon manipulimet në platformën kineze TikTok gjatë zgjedhjeve të fundit në Kosovë, Rumani dhe Bullgari.
Ai ka gjetur prova të manipulimit algoritmik në Kosovë gjatë periudhës së zgjedhjeve të shkurtit 2025, të ngjashëm me disa elementë të vërejtur në Rumani dhe Bullgari.
Metoda e manipulimit përfshin taktikën “Fire Hose” të postimeve dhe komenteve masive, sinkronizimin dhe rrëmbimin e thurjeve (#), sipas raportit.
“Llogaritë zyrtare të partive dhe liderëve janë në të vërtetë kanalet kryesore të narrativëve online, të cilët më pas amplifikohen përmes rrjeteve joautentike ose nga influencerë dhe mbështetës të vërtetë që menaxhojnë ‘llogari tematike’ (ose një kombinim i të dyjave, për të maksimizuar shtrirjen algoritmike)”, thuhet në raport.
Autorët kanë gjetur se figurat politike kryesore shfaqen dukshëm në mbarë platformën, duke përfituar shpesh në mënyrë të tërthortë nga përpjekjet e koordinuara të amplifikimit.
Ashtu sikurse në Rumani dhe Bullgari, thuhet në raport, përmbajtja e krijuar nga këto rrjete është dizajnuar për të fituar vëmendje masive dhe për t’u bërë virale.
“Përmbajtja jopolitike, sportive dhe argëtuese shpesh përzihet me mesazhe politike për të personalizuar dhe paraqitur liderët e partive përpara audiencave të reja dhe demografive të tjera kyç të votuesve, ose për t’i diskredituar kundërshtarët”, sipas raportit.
Shumica e aktiviteteve të dokumentuara ishin të përqendruara te partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe lideri i saj, Albin Kurti.
Për shembull, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është përmendur më së shumti në thurje (#) apo 16.582 herë, sipas raportit.
Partia e tij, LVV, është përmendur 2.218 herë.
Nga partitë tjera, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është përmendur më së shumti, 6.161 herë, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës 3.310 herë.
Sipas gjetjeve, të gjitha partitë kryesore kosovare kanë prani aktive në TikTok, edhe pse platforma është zyrtarisht e ndaluar në institucionet shtetërore për arsye të sigurisë kibernetike.
TikTok është i bllokuar që nga 28 qershori 2024 në të gjitha rrjetet dhe pajisjet zyrtare të institucioneve shtetërore, duke kërkuar që politikanët ta heqin aplikacionin nga çdo pajisje që përdorin në kapacitet zyrtar.
Megjithatë, ndalimi nuk zbatohet për rrjetet dhe pajisjet personale, duke lënë mundësinë e njëfarë angazhimi online.
“Rritjet e aktivitetit të koordinuar, veçanërisht më ose rreth datave 8–10 shkurt, tregojnë një përpjekje të orkestruar për të ndikuar në sentimentin dhe dukshmërinë online gjatë një periudhe të rëndësishme politike”, thuhet mes tjerash në raport./REL
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, e nisi seancën plenare, teksa nuk munguan polemikat mes palëve, ndërsa diskutohen Qeveri...
Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në orën 14:00, ku do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Qeverisë së Rep...
Tezja e Daorsa Spahijas, studentes së mjekësisë që dyshohet se u vetëvra në Tetovë, pretendon se ajo është vrar&eum...
Kryediplomati gjerman, Johann Wadephul, kërkoi që Kosova sa më shpejt të ketë një Qeveri të aftë për të veprua...
Moti i keq ka prekur dhe Prishtinën, kjo ka detyruar që dhe mësimi në shkolla të ndërpritet. Drejtoria e Arsimit në ...
Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi tha më 17 nëntor se veprimet e ambasadorit rus, Aleksandar Lukashiq, janë “absol...
Bedri Hamza, është zgjedhur para pak minutash kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka qenë kandidati i vetëm pë...
Gjenerali Wesley Clark për deklaratën e tij se gabimet e tjerëve nuk duhet t’i atribuohen Hashim Thaçit, tha se e ka thënë...
Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, dëshmoi këtë të hënë për rastin e ish-krerëve të UÇK-së...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar sot se përgjegjësia për vonesën e formimit të Qeverisë u takon partive pol...