Një zyrtar i lartë amerikan nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Çështje Europiane është shprehur, se për SHBA ishte tejet shqetësuese përpjekja konkrete e Kurtit për t’ia pamundësuar Listës Srpska pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Zyrtari i lartë u shpreh, se ka një varg veprimesh të autoriteteve kosovare lidhur me veriun e Kosovës që mendojmë se ishin destabilizuese dhe për të cilat SHBA-ja ka ngritur shqetësime. “Gjëja e vetme që do ta theksoja veçanërisht, që për ne ishte më shqetësuese, ishin përpjekjet konkrete për t’ua pamundësuar qytetarëve të Kosovës, dhe në këtë rast serbëve të Kosovës, që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, si në kuptimin e gjerë ashtu edhe në pozitat udhëheqëse në institucione”.
Ky ishte shkaku, sipas zyrtarit të lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit gjatë një bisede me të përditshmen kosovare Koha, që SHBA mori vendimin për pezullim të dialogut të planifikuar strategjik. Albin Kurti. Sipas SHBA u shkel “vija e kuqe”, sidomos me “përpjekjen për të penguar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje”. Ndaj qeverisë së Kosovës u ndërmorën veprime edhe nga BE. Për shkak të veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara në veri, Bashkimi Evropian në vitin 2023 i ka vënë Kosovës disa sanksione.
Ndërprerja e dialogut strategjik nuk ka pasoja për angazhimin amerikan në KFOR. Nga Departamenti Amerikan u konfirmua, se prania amerikane në KFOR është thelbësore për interesat amerikane për paqe e stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Por nuk janë përjashtuar zgjerim masash në fusha të tjera, nëse qeveria në detyrë apo një qeveri e ardhshme vazhdon me veprime të njëjta si deri tani.
Pas ndërprerjes së dialogut strategjik me Kosovën, kryeministri në detyrë Albin Kurti e pranoi se Qeveria e tij në detyrë ka “disa” dallime në qëndrime me Shtetet e Bashkuara, por nguli këmbë se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë prishur. Sipas Kurtit, “dallimet mes tij dhe Shteteve të Bashkuara shpesh kanë të bëjnë me qëndrimet tona në raport me Serbinë dhe veprimet ndaj strukturave ilegale të saj në Kosovë”.
Zytrari amerikan ka theksuar se “strukturat paralele të Serbisë duhet të integrohen brenda institucioneve të Kosovës, porse kjo duhet të bëhet në atë mënyrë që të sigurohet zgjidhje afatgjatë dhe e qëndrueshme”. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, disa ditë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit u është drejtuar qytetarëve serbë përmes një videomesazhi, ku njoftoi se “gjatë mandatit të ardhshëm” Qeveria do të punojë për integrimin e arsimit dhe shëndetësisë në një sistem të vetëm, duke bashkuar përvojat dhe forcat me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Evropian, vendet e QUINT-it dhe KFOR-in. Lista Srpska, që është partia më e madhe e serbëve të Kosovës, reagoi ndaj këtyre deklaratave të Kurtit, duke theksuar se “integrimi i arsimit dhe shëndetësisë në sistemin kosovar nuk është pjesë e ndonjë marrëveshjeje”, dhe e ka cilësuar këtë si “kërcënim për komunitetin serb”./DW
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
24 Shtator12:50
E rëndë në Kosovë/ Kupina goditet me shishe në kokë nga djali i Fehim Salihut
Kryetari i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, është goditur me shishe në kokë në ambientet e komunës pak minu...
KOSOVA
23 Shtator23:56
E akuzuar për spiunazh, gazetarja serbe nga Mitrovica në burg edhe dy muaj të tjerë
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit për dy muaj Jellena Gjukanoviqit, që akuzohet për spiunazh n&eu...
KOSOVA
23 Shtator21:44
Shkatërrohet rrjeti sirian/ Paratë e drogës i shndërruan në ar që u transportua edhe në Kosovë
Prokurorët italianë thanë se kanë shkatërruar një rrjet të udhëhequr nga sirianët. Ky rrjet akuzohet se pastronte p...
KOSOVA
23 Shtator21:30
Kos për REL: Po presim formimin e Qeverisë së re që të angazhohemi më shumë me Kosovën për dialogun
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, tha se Brukseli po pret formimin e një qeverie të re në Prishtinë në m&e...
KOSOVA
22 Shtator22:16
Janjiç: Milan Radoiçiç dhe grupi i Banjskës u stërvitën nga ushtria serbe dhe presidenti Vuçiç është i përfshirë në sulmin terrorist
Milan Radoiçiq, personi i identifikuar e i cili më pas edhe vet e ka pranuar se ishte organizator i sulmit të armatosur në Banjskë t&...
KOSOVA
22 Shtator21:58
Vrasja e Liridona Ademajt/ Del raporti: Naim Murseli e Granit Plava nuk kanë probleme të shëndetit mendor
Naim Murseli dhe Granit Plava nuk kanë asnjë problem të shëndetit mendor. Ekzaminimi psikiatrik i tyre ishte në qendër të s...
KOSOVA
22 Shtator18:34
Kurti flet për herë të parë për gjykimin në Hagë: Të presim procesin pa vlerësime politike
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti foli për të parën herë për mediat atje që kur mbrojtja e ...
KOSOVA
22 Shtator14:37
Urdhëroi ezekutimin e gruas së tij/ Naim Murseli kapet me psikiatrin në gjykatë
Ka vijuar këtë të hënë në Prishtinë procesi gjyqësor për autorin kryesor të vrasjes makabër të bashk...
KOSOVA
22 Shtator10:56
Kërkon t’i shpëtojë burgut/ Vrasja e Liridonës, psikiatri i prish planin: Naim Murseli nuk ka probleme të shëndetit mendor
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca e radhës për vrasjen e Liridona Ademajt, ndaj të akuzuarve Naim Murseli, G...
KOSOVA
22 Shtator10:53
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së: Sot dëshmia e britanikut John Stewart Duncan
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nisi dëshminë diplomati britanik, John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojtja e ...