
Christopher Hill, ish i dërguar i posaçëm i SHBA-së gjatë luftës në Kosovë, dëshmon në mbrojtje të Hashim Thaçit. I pyetur nga mbrojtja se cilat ishin synimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hill tha se ajo donte që vetë UÇK-ja të ishte zëri i Kosovës dhe jo Ibrahim Rugova.
“UÇK-ja donte të punonte me Shtetet e Bashkuara sepse mendonte se ato mund t’i ndihmonin Kosovës ta fitojë pavarësinë afatmesme”, tha Hill.
“Mu krijua përshtypja se ata nuk donin të punonin me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ata bënë çfarë mundën që ta prishnin reputacionin e LDK-së”.
“Në vend që Ibrahim Rugova të ishte zëri i Kosovës, ata donin që vetë të ishin zëri i Kosovës. Mendoj që zëvendësimi i Rugovës si zëri i Kosovës dhe që vetë ata të flisnin për pavarësimin e Kosovës, ishte ndër synimet e tyre”, shtoi ai.
I pyetur nëse UÇK-ja e kishte synim përfundimtar ta udhëhiqte Kosovën,
Hill u përgjigj: “Nuk e kam dëgjuar këtë konkretisht, por çfarë kam dëgjuar se ata donin autonomi dhe të ishin të pavarur”.
Kontakti i parë me UÇK-në ishte në Tiranë
Ai tha para Gjykatës Speciale në Hagë se më 98-tën e pati të vështirë ta gjente se kush e drejtonte UÇK-në. Hill tha se i pari përfaqësues i UÇK-së që e takoi ishte Xhavit Haliti.
Hill tha se nuk i kujtohej emri i personit të parë nga UÇK-ja me të cilin ishte takuar, por i kërkoi avokatit që e merrte në pyetje për t'i thënë ndonjë emër.
Avokati e pyeti nëse ishte Xhavit Haliti, dhe Hill i tha se “po”.
“Ishte në verë të 98-ës, derisa punoja me stafin tim dhe të tjerë, çështja ishte të gjenim një zyrtar të UÇK-së apo një grup zyrtarësh me të cilët mund të flisnim lidhur me UÇK-në. Dua të shtoj se kam punuar për njëfarë kohe në këtë drejtim pa pasur sukses dhe arritëm në përfundimin se nuk ekzistonte një udhëheqje e tillë… Në një moment patën shkuar në Tiranë për të takuar një person që na ishte përshkruar si udhëheqës i UÇK-së, si kreu i UÇK-së. Përfundimi im dhe përfundimi i kolegëve të mi ishte se: po, natyrisht ai vepron brenda kësaj lëvizjeje, por jo nuk mund të flasë në emër të UÇK-së”, tha Hill tek iu referua Halitit.
Megjithatë, ai tha se në verë apo vjeshte të 98-ës shkoi në Likoc.
“Me sa më kujtohet kemi shkuar të kuptonim më mire se kush e udhëhiqte UÇK-në dhe t’i joshnim të bëheshin pjesë e procesit politik”, tha Hill.
Ai tha se e pa një tavolinë të gjelbër të rregulluar për takim me shishe me ujë mineral, por askush nuk merrte përgjegjësi për marrëveshje politike. Hill tha se në zyrën e UÇK-së në Likoc i çoi Mehmet Hajrizi. Sipas tij, kur ai i kërkoi Hajrizit ta hapte takimin, Hajrizi ia refuzoi këtë kërkesë duke I thënë se Hilli duhet ta fillonte atë. Në faqen e librit që u shfaq në gjykatore shkruhej se në këtë takim foli Rexhep Selimi. Hill i cili ka qenë ambasador i SHBA-së nga viti 2022 deri në fillim të 2025-ës, u shpreh se më 98-ën kur ishte në Shtime forcat serbe ia goditën me armë zjarri veturën.
Në veturë sipas tij ishte edhe Fehmi Agani i cili i tha se ky veprim ishte provokim i forcave serbe. Hill tha se këtë incident nuk e ka raportuar kurrë zyrtarisht në Departamentit Amerikan të Shtetit.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
10 Nëntor14:31
Zgjedhjet lokale/ Halil Thaçi ishte kandidati i vetëm që përmbysi rezultatin në raundin e dytë
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi do të jetë kryetar i Obiliqit për katër vitet e ardhshme pas zgjedhjeve t&...
KOSOVA
10 Nëntor12:41
Spiunazh për llogari të Serbisë, gjykata ‘izolon’ edhe për dy muaj analistin nga Kosova
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj të tjerë paraburgimin Fatmir Shehollit, i cili dyshohet për spiunaz...
KOSOVA
10 Nëntor11:32
Rezultati i zgjedhjeve, Kurti: Lëvizjen tonë se ndali bashkimi i të gjithë kundërshtarëve
Kryeministri në detyrë i Kosovës reagoi pas rezultatit të zgjedhjeve lokale në 18 komuna ku partia e tij, Vetëvendosje fitoi shtat...
KOSOVA
10 Nëntor11:23
Kosovë, ky është kandidati i vetëm që përmbysi rezultatin në dy palë zgjedhje
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Obiliqit, Halil Thaçi, është i vetmi garues në Zgjedhjet Lokale n&eum...
KOSOVA
10 Nëntor09:51
Zgjedhjet në Kosovë pa fitues absolut, por me mesazhe për partitë
Rezultatet preliminare, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për garat me balotazh në 18 komuna të Kosovës, të...
KOSOVA
9 Nëntor23:02
Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)
Sot është përmbyllur edhe raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, i cili u zhvillua një muaj pas raundit të parë që u mbajt...
KOSOVA
9 Nëntor22:27
KQZ shpall rezultatet paraprake, LDK kryeson me 5 komuna, ndiqet nga VV
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet paraprake për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Në t...
KOSOVA
9 Nëntor22:19
Rezultati nga balotazhi në Kosovë, reagon për herë të parë kryeministri Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lo...
KOSOVA
9 Nëntor20:28
Dalin Exit Poll-et e para për balotazhin në Kosovë! Ja kush e merr Gjakovën, Pejën, Gjilanin, Prizrenin e Mitrovicën
Pas mbylljes së procesit të votimit për balotazhet e zgjedhjeve lokale në 18 komuna në Kosovë, Klan Kosova ka publikuar edhe Exi...
KOSOVA
9 Nëntor18:22
Balotazhi në Kosovë, KQZ zbardh shifrat e pjesëmarrjes së votuesve deri në orën 17:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se deri në orën 17:00 kanë votuar mbi 27 për qind e votuesve në 18 komunat...