
Britania ka sanksionuar ato që i ka quajtur banda kriminale nga Ballkani Perëndimor, përfshirë një në Kosovë, të cilat dyshohet se kishin falsifikuar dokumente, që ishin përdorur më pas për trafikimin e njerëzve.
Sipas njoftimit të Qeverisë britanike, me ndihmën e autoriteteve kosovare është sanksionuar "Rrjeti Krasniqi", që përshkruhet si një bandë kriminale me seli në Kosovë, që kishte udhëhequr një laborator të sofistikuar për prodhimin e dokumenteve false.
Mbretëria e Bashkuar tha se kjo bandë e organizuar kriminale është përgjegjëse për prodhimin e dokumenteve false dhe furnizimit me to për bandat kriminale.
“Grupi ka krijuar pasaporta false, letërnjoftime dhe patentë-shoferë të më shumë se 50 shteteve, përfshirë të Mbretërisë së Bashkuar”, u tha në njoftim.
Sipas Mbretërisë së Bashkuar, personat e sanksionuar janë: "Burim Krasniqi, që përshkruhet si udhëheqës i rrjetit Krasniqi; Arif Krasniqi, që thuhet se ishte ndërmjetës i grupit që siguronte klientë për shërbimet e tyre; Flamur Krasniqi, anëtar i grupit të cilit iu gjetën në posedim dokumente të falsifikuara; Valon Krasniqi, i përfshirë në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara; Sami Duriqi, i përfshirë në prodhimin e dokumenteve false; Granit Avdyli, i përfshirë në prodhimin e dokumenteve dhe reklamimit të shërbimeve të grupit; Nexhmie Selmani, e cila ka ofruar objektin që ka përdorur grupi për të falsifikuar dokumente dhe po ashtu është përfshirë në ofrimin e pajisjeve për falsifikim; Endrit Emerllahu, i përfshirë në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara; si dhe Shembim Emerllahu, anëtar i grupit të cilit iu gjetën dokumente të falsifikuara".
“Ka një rrugë kriminale përmes Ballkanit Perëndimor që sjellë migrantët ilegal në Mbretërinë e Bashkuar dhe ne jemi të vendosur që ta mbyllim atë duke punuar me partnerët evropianë”, tha kryeministri britanik, Keir Starmer, përmes një deklarate para samitit të Procesit të Berlinit që ka mbledhur udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.
Temë e samitit pritet të jenë edhe përpjekjet për të ulur migrimin ilegal, por edhe siguria rajonale dhe kërcënimet e tjera të përbashkëta.
Mbretëria e Bashkuar po ashtu ka sanksionuar Nusret Seferoviq, që e cilësoi si udhëheqës të një bande kroate, që kishte furnizuar bandat në Ballkan me pasaporta të falsifikuara kroate.
Dy persona të tjerë dhe një kompani tregtare u sanksionuan për pjesëmarrjen e tyre në një rrjet që transferonte para dhe blinte pjesë të anijeve të vogla, të përdorura nga bandat për të lehtësuar migrimin e paligjshëm, u tha në njoftimin e Qeverisë britanike.
Britania tha se këto sanksione janë hapi i fundit në luftimin e rrjeteve kriminale që kanë rritur migrimin ilegal në këtë shtet. Këto veprime, tha Qeveria britanike, kanë ndihmuar që të ulet numri i migrantëve nga Ballkani Perëndimor nga 140.000 më 2022 në 21.000 vitin e kaluar.
Në janar, Kosova zbuloi laborator për prodhimin e dokumenteve false
Në janar të këtij viti, Policia e Kosovës kishte njoftuar se kishte zbuluar se një shtëpi në Prishtinë kishte shërbyer si një laborator i sofistikuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, përfshirë pasaporta, letërnjoftime dhe patentë-shoferë.
Zbulimi i kësaj shtëpie ishte bërë pasi më 24 janar, Policia e kishte ndaluar një automjet ku kishte gjetur dokumente të zbrazëta të shteteve të ndryshme të botës.
“Shoferi me inicialet F.K, është arrestuar dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, ishte thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Autoritetet deklaruan se në shtëpinë, ku gjendej laboratori, kishte sekuestruar makina laserike, printerë, mbi 20.000 mikroçipa dhe mijëra dokumente nga 51 shtete të ndryshme të botës.
Ndërkaq, më 12 tetor me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës ishte ndaluar V.E. nën dyshimet për veprat penale: falsifikim i dokumenteve dhe pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal.
Sipas Prokurorisë, ai u arrestua në pikën kufitare në Bërnjak – që lidh Kosovën me Serbinë – në kuadër të hetimeve lidhur me rastin e muajit janar të këtij viti, kur autoritetet zbuluan një labortaor të specializuar për falsifikim të dokumenteve.
“Ekziston dyshimi i bazuar se, nga një periudhë e pacaktuar kohore e deri më 24 janar të vitit 2025, V.E., në bashkëpunim edhe me të dyshuar të tjerë, duke vepruar si grup i organizuar kanë prodhuar dhe shpërndarë dokumenteve të falsifikuara të rreth 50 shteteve të botës”, u tha në njoftimin e 12 tetorit./REL
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
22 Tetor16:13
Ngacmoi sek*ualisht nxënëset, dënohet me 1 vit e 4 muaj burg ish-mësuesi monstër
Faik Kadriu, ish-arsimtar i Gjuhës Angleze në shkollën fillore të mesme të ulët “Andon Zako Çajupi” në V...
KOSOVA
22 Tetor14:56
Kërkesa për rivotim në Junik, Supremja i kërkon PZAP-së ta shqyrtojë
Gjykata Supreme ka pranuar ankesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duke i kërkuar Panelit Zgjedhor për Anke...
KOSOVA
22 Tetor14:42
Çmimi i naftës bie në bursë, por në Kosovë mbetet i pandryshuara
Çmimet e derivateve të naftës kanë rënë nën 61 dollarë për fuçi në tregjet ndërkombëtare ...
KOSOVA
22 Tetor11:33
Belgjika shpreh interesim për shfrytëzimin e burgjeve të Kosovës, mund të marrë me qira një godinë
Belgjika ka shprehur interesim për t’i marrë në shfrytëzim institucionet korrektuese në Kosovë, tha të mërkur&eu...
KOSOVA
22 Tetor09:18
Kosovë Serbi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, akuza të ndërsjella midis palëve
Ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe Serbisë, Donika Gërvalla dhe Marko Gjuriq, këmbyen akuza të ndërsjel...
KOSOVA
22 Tetor09:03
Azilkërkuesit e refuzuar nga Britania, Kurti shpreh gatishmëri që t’i strehojë Kosova
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur gatishmëri që vendi i tij t’i strehojë azilkërkuesit e ref...
KOSOVA
21 Tetor21:53
Kosova vendi i parë në Ballkan që do të presë kampe emigrantësh nga Britania e Madhe. Kurti: E ndjejmë detyrim
Kosova ndjen një “detyrë politike” për të përpunuar migrantët e refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar, nëse prob...
KOSOVA
21 Tetor19:14
“Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë”, Albin Kurti flet për herë të parë për zgjedhje të reja pa u mbyllur ende ato komunale
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka lënë të kuptohet se partia e tij Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgj...
KOSOVA
21 Tetor18:37
Britania dhe Franca në OKB: Kosova duhet njohur ndërkombëtarisht, kriminelët e Banjskës të gjykohen
Britania e Madhe ka bërë thirrje ndaj shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara që ende nuk e kanë njohur pavarësinë...
KOSOVA
21 Tetor16:17
Paralajmëron Kurti: Kosova mund të shkojë sërish drejt zgjedhjeve parlamentare
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka lënë të kuptohet se partia e tij “Lëvizja Vetëvendosje” ...