KOSOVA

EMRAT/ Vrau të riun nga Kukësi, Apeli 'vulos' dënimin për ‘Kobrën’. Ja me sa vite burgoset

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Maj 2026, 19:41
EMRAT/ Vrau të riun nga Kukësi, Apeli 'vulos' dënimin

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej 24 vitesh burgim për Dibran Hoxhën, i njohur me nofkën ‘Kobra’, për rastin e vrasjes së kuksianit në vitin 2023 në Prizren.

Së bashku me ‘Kobrën’ ishin dënuar nga shkalla e parë edhe Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badallaj.

Susuri ishte dënuar për tri vepra penale me dënim unik prej 7 vite duke përfshirë rrahje për të cilën ishte dënuar me 1 vit e gjashtë muaj, armëmbajtje pa leje me 1 vit e gjashtë muaj dhe manipulim me prova 4 vite e gjashtë muaj. Për Susurin, Apeli ka marrë vendim që të ja ndryshoj vetëm dënimin për veprën manipulim me prova, duke ja zbritur dënimin nga 4 vite e 6 muaj në 3 vite burgim. Kështu duke ja ndryshuar dënimin unik nga 7 vite burgim në 5 vite burgim unik.

 ‘Gjykata e Apelit e Kosovës, ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special vetëm përkitazi me vendimin mbi dënimin për veprën penale manipulimi me prova nga neni 389 paragrafi 1 i KPRK-së, ashtu që për këtë vepër penale të njëjtit i është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) viteve, ndërsa për tri veprat penale për të cilat është shpallur fajtor të akuzuarit R.S, i është shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) viteve’- thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit të datës 28.05.2026.

Nërsa për Arben Vezajn për pjesëmarrje në rrahje është vërtetuar dënimi me burgim prej 1 viti, edhe për Burim Mazreku është vërtetuar dënimi me burgim për manipulim me prova që i ishte shqiptuar në dënim me burgim prej 1 viti dhe Jesmir Badallajt i është vërtetuar dënimi nga Apelit për pjesëmarrje në rrahje dhe, armëmbajtje pa leje, për çka i ishte shqiptuar dënim unik 2 vite burgim.

Kurse ankesat për pjesët e tjera të aktgjykimit, Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pabazuara, kurse e ka hedhur si të palejuar ankesën e përfaqësuesit të palës së dëmtuar.

Gjykata e Apelit kanë thënë se nga analizimi i aktgjykimit të Themelores nuk është vërejtur se aktgjykimi është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.

Sipas njoftimit të Gjykatës së Apelit, aktgjykimi është i qartë, në përputhje të plotë me arsyetimin e tij dhe ka dhënë arsye të qarta lidhur me vendimin, kohën dhe mënyrën se si është kryer vepra penale.

 ‘Sa i përket pretendimeve ankimore të mbrojtësve të të akuzuarve për shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 paragrafi 2 nënparagrafët 2.1, 2.2, 2.5 dhe 2.7 lidhur me nenin 369 të KPPK-së, si dhe shkelje të nenit 53 të KPPK-së, Gjykata e Apelit ka vlerësuar se të njëjtat janë të pabazuara. Kjo për faktin se dispozitivi i aktgjykimit është i qartë, konkret dhe në përputhje të plotë me arsyetimin e tij, ndërsa gjykata e shkallës së parë ka dhënë arsye të mjaftueshme lidhur me të gjitha faktet vendimtare të kësaj çështjeje penale-juridike, duke bërë vlerësimin e provave në pajtim me nenin 361 paragrafi 1 të KPPK-së dhe duke dhënë arsye të qarta lidhur me vendin, kohën, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprave penale nga të akuzuarit’- thuhet tutje në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Gjykata Themelore kishte marrë vendim me datë 09.10.2025 për të akuzuarit dhe i kishte shpallur fajtorë për veprat që u ngarkoheshin.

Kujtojmë se më 09.09.2025 i akuzuari Dibran Hoxha kishte dhënë mbrojtjen.

Në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 07.03.2024, të akuzuarit nuk e kishin pranuar fajësinë për veprat penale që u vihen në barrë.

Dibran Hoxha po akuzohet për vrasjen e rëndë të viktimës V.C., më 03.01.2023, në afërsi të lokalit të të akuzuarit ‘Cobra City’, në Prizren.

Sipas aktakuzës, vrasja ka ndodhur për motive të ulëta të demonstrimit të forcës së paskrupullt, për të gjithë ata të cilët e kundërshtojnë atë.

Dosja thotë se deri te vrasja çoi një faturë e lartë në lokal, që rezultoi me rrahje mes punëtorëve të lokalit dhe viktimës e të dëmtuarve, Rutgen Tsvyatkova dhe Arben Basha. Këta të fundit, sipas dosjes, kanë hyrë në veturë për t’u larguar, por në atë kohë arrin Dibran Hoxha – Kobra, i cili ishte njoftuar për ngjarjen.

Në dosje thuhet se vetura me viktimën ka qenë duke u nisur dhe në atë moment Dibran Hoxha e ka hapur derën e shoferit, ku me pistoletë e ka goditur të dëmtuarin Rutgen Tsvyatkova.

Dosja thotë më pas se i akuzuari Hoxhaj ka shtënë edhe katër herë, me ç’rast ka goditur viktimën V.C., i cili ka qenë ulur në pjesën e pasme të makinës dhe i cili rrugës për në spital kishte ndërruar jetë.

Për këtë Prokuroria e ngarkon me veprat penale ‘vrasje e rëndë’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

Roland Susuri dhe Burim Mazreku akuzohen për ‘manipulim me prova’. Po ashtu, Roland Susuri, Jesmir Badallaj dhe Arben Vezaj akuzohen për ‘pjesëmarrje në rrahje’. Ndërsa, Roland Susuri dhe Jesmir Badallaj akuzohen edhe për ‘armëmbajtje pa leje’.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan