Përshëndetje! Në 3 minuta është një newsletter i Radios Evropa e Lirë, ku përpiqemi që zhvillimet më të rëndësishme t'jua zbërthejmë dhe t’jua sjellim sa më thjesht, shkurt e shqip.
Teksa kanë mbetur pak më shumë se 100 orë nga skadimi i një mase të përkohshme që vendosi Gjykata Kushtetuese e Kosovës, përmes së cilës ndaloi çdo veprim për formimin e qeverisë së re të vendit deri më 30 shtator, pyetja se çfarë aktgjykimi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të nxjerrë autoriteti më i lartë për interpretimin e Kushtetutës sa shkon e bëhet më e dëgjuar. Kemi biseduar me njohës të drejtësisë, të cilët shpalosin skenarët e mundshëm.
Të enjteve, Radio Evropa e Lirë ju sjell një material të kompletuar për temën më të përfolur të javës, dhe ju njofton se çfarë ia vlen të dini për të.
Për ta pranuar të parët në emailin tuaj, para publikimit në ueb-faqen e REL-it, regjistrohuni falas!
Hedhja ndaras në votim e kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës nga komunitetet pakicë u bë shkas që më 5 shtator Gjykata Kushtetuese e Kosovës të vendoste një masë të përkohshme, duke ua ndaluar deputetëve të ndërmerrnin veprime dhe të zhvillonin ndonjë procedurë për formimin e qeverisë së re të vendit për shkak të dyshimeve për shkelje kushtetuese.
Lista Serbe u ankua në Kushtetuese për veprimin e kreut të ri të Kuvendit, Dimal Basha, i cili, më vonë, do ta shpallte organin ligjvënës të konstituuar, pavarësisht moszgjedhjes së nënkryetarit nga minoriteti serb.
Kushtetuesja tha se masën, që do të jetë në fuqi deri sa ajo të nxjerrë një aktgjykim, e vendosi në mënyrë ex officio, dhe në bazë të kërkesës së deputetëve të partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, duke e arsyetuar me “evitimin e rreziqeve ose dëmeve të pariparueshme”.
Si mund ta gjykojë Kushtetuesja çështjen?
Zahir Çerkini, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kushtetuesja është mbështetur gjithmonë në praktikën e konstituimit të Kuvendit.
Ai parasheh se Gjykata do “të konstatojë se shkelja e vetme ka qenë ndarja e votimit të nënkryetarëve, pasi praktika e deritanishme kërkon zgjedhjen e tyre në pako”.
Çerkini nuk pret “që Gjykata të merret me çështje politike, siç është diskutimi se kush duhet të jetë nënkryetar nga komuniteti serb. Një gjë e tillë nuk është përgjegjësi e saj. Roli i Gjykatës është vetëm të garantojë respektimin e Kushtetutës dhe të procedurës”.
Vendim të ngjashëm pret edhe Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi.
Por, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka pritje të tjera.
“Ne presim që Kuvendi të konfirmohet si i konstituuar, ngase Kryetari i Kuvendit i ka respektuar dhe ndjekur të gjitha procedurat e parashikuara me Kushtetutë, jurisprudencën e Gjykatës dhe Rregulloren e Kuvendit”, thuhet në një deklaratë të Zyrës për Media të LVV-së dhënë REL-it.
Për LVV-në, përfaqësuesja e pakicave joserbe, Emilija Rexhepi, e cila u zgjodh nënkryetare e Kuvendit, u votua “në mënyrë të rregullt dhe nuk ka drejtë askush t'ia marrë këtë të drejtë grupit multietnik”.
Votimi për nënkryetarët
Për dallim prej kandidates së komuniteteve të tjera minoritare, asnjëri nga 10 përfaqësuesit e komunitetit serb nuk arriti të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit.
Kandidati i vetëm që propozoi Lista Serbe, e cila në Kuvend ka 9 nga 10 vendet e rezervuara për serbët, nuk i siguroi 61 votat e nevojshme as pas tri rundeve të votimit.
Pasi partia që gëzon mbështetjen e Beogradit nuk pranoi të propozonte për nënkryetar dikë tjetër përveç Sllavko Simiqit, kryetari Basha hodhi short, sipas Rregullores së punës së Kuvendit, për të nxjerrë një emër tjetër.
As të tjerë nga Lista Serbe, e as Nenad Rashiq nga partia serbe Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, aktualisht ministër në detyrë në qeverinë e Albin Kurtit, nuk i morën votat e nevojshme, me ç’rast Basha në mënyrë të njëanshme e mbylli si të përfunduar seancën konstituive.
Miftaraj thotë për REL-in se “nëse merren për bazë aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 dhe 2025 dhe standardi që është ndërtuar në 11 vjetët e fundit lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Gjykata Kushtetuese mund të vendosë kthimin e votimit në pako për dy nënkryetarët e komuniteteve joshumicë”.
Sipas tij, nëse nga Gjykata “merret për bazë Rregullorja e Punës e Kuvendit, e miratuar nga legjislatura e kaluar, mund të sqarohet procedura e votimit të kandidatëve që kanë shumicën e votave të deputetëve nga pakicat”.
E, pastaj? Çerkini beson se Gjykata do “të theksojë se procedura e konstituimit duhet të vazhdojë aty ku ka mbetur, duke u shfrytëzuar ditët e mbetura nga afati 30-ditor” i një aktgjykimi paraprak.
Faleminderit që e lexuat këtë newsletter! Nëse ju pëlqeu, ju ftojmë ta shpërndani me të tjerët. (Ata mund të abonohen falas këtu për ta pranuar çdo numër të newsletter-it tonë)./REL
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
26 Shtator07:54
Albin Kurti nis takimet në SHBA
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur takimet në Shtetet e Bashkuara, teksa po merr pjesë në javën e niveli...
KOSOVA
26 Shtator07:26
A e “shpëtoi” Kosova turizmin në gusht ashtu si eksportet?! Italianët vijojnë rënien
Gushti dha sinjale pozitive për ecurinë e turizmit në vend, pas një ecurie zhgënjyese deri në korrik.
Sipas INSTAT, në gus...
KOSOVA
25 Shtator22:35
Të arrestuar për drogë- Kush janë biznesmenët që ranë në pranga gjatë operacionit “Qielli i Thyer”
Prokuroria Speciale në koordinim me Policinë e Kosovë kanë arrestuar përgjatë ditës së djeshme shtatë persona, t&...
KOSOVA
25 Shtator21:13
Rrëmbim në Prishtinë, tre persona në pranga. Njëri u dorëzua me armë zjarri
Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen Veternik në Prishtinë, ku një qytetar është rrëmbyer me dhunë dhe mbaj...
KOSOVA
25 Shtator16:37
Kërkon njohjen nga Vatikani, Vjosa Osmani fton Papën në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar këtë të enjte një takim me Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet t&e...
KOSOVA
25 Shtator12:25
Kurti udhëton për në Shtetet e Bashkuara, priten takime dypalëshe të rëndësishme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pje...
KOSOVA
25 Shtator10:13
Zhvillimet e fundit/ Osmani bisedon me Kallasin dhe kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi të enjten se ka zhvilluar një bisedë me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit ...
KOSOVA
24 Shtator22:53
Kryetari Parlamentit të Kosovës tërhiqet nga kapitulli dhe bashkautorësia në librin ku flitet kundër UÇK-së
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, tha se me kërkesën e tij, është larguar kapitulli që ai kishte shkruar dhe i &eu...
KOSOVA
24 Shtator21:40
Operacioni “Qielli i Thyer”, këta janë 7 të arrestuarit për drogë në Kosovë. U zbuluan nga Sky ECC
Shtatë persona u arrestuan gjatë operacionit të gjerë policor të zhvilluar me 24 shtator në koordinim me Prokurorinë Speciale...
KOSOVA
24 Shtator21:31
Vuçiç nuk heq dorë, flet troç në OKB: Kosova pjesë e pandashme e Serbisë. Atje serbët po jetojnë në kushte dramatike
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të ...