Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është në duart e partive politike që të formojnë Qeverinë e re, duke theksuar se shpreson shumë që ato të gjejnë gjuhë të përbashkët në mënyrë që vendi të ketë ekzekutiv me mandat të plotë sa më shpejtë.
“Unë shpresoj shumë që sa më parë të kemi Qeveri me mandat të plotë kushtetues sepse siç e dini Qeveria në detyrë ka kompetenca të kufizuara sipas Ligjit për Qeverinë. Kjo pastaj e pengon jo vetëm punën e Qeverisë, por e pengon shtetin në tërësi”, tha Osmani për gazetarët, pasi mori pjesë në një ngjarje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Osmani tha se një ekzekutiv me mandat të plotë do të mund të shtyjë përpara reforma, të miratojë një buxhet gjithëpërfshirës dhe të marrë vendime të tjera.
“Por, kur do të ndodhë kjo, siç e thash është në duart e partive politike, të cilat shpresoj shumë se do të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe qytetarët e Kosovës, në përputhje me vullnetin e tyre të shprehur në zgjedhje, do të kenë Qeveri me mandat të plotë”, tha e para e vendit.
Osmani e ka mandatuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Ai ka afat deri më 26 tetor që të paraqesë para Kuvendit përbërjen e re qeveritare, e cila duhet të miratohet me 61 vota.
Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk mori vota të mjaftueshme që të qeverisë e vetme.
Kurti ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të zhvillojë diskutime me partitë për formimin e koalicionit qeverisës.
“Nga data që është mandatuar janë 15 ditë dhe natyrisht që afatet rrjedhin, por negociatat për koalicione bëhen vetëm ndërmjet partive, në rastin konkret mund të bëhen edhe me deputetë. Por, janë diskutime mes partive politike, në të cilat, si presidente nuk do të duhej të ndërhyja. Rrjedhimisht, unë nuk mund ta di se deri ku kanë arritur ato negociata, potencialisht”, deklaroi Osmani.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu nga LVV-ja, ka deklaruar ditë më parë se partia e saj mund të diskutojë me Lidhjen Demokratike të Kosovës për ndonjë koalicion të mundshëm, pasi Nisma Socialdemokrate nuk ka qenë e interesuar të përfshihet në qeverisje.
Ajo e ka përjashtuar ndonjë koalicion të mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Haxhiu ka përmendur po ashtu mundësinë që të diskutojnë me deputetët individualë për votimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Njohësit e zhvillimeve politike i thanë Radios Evropa e Lirë se gara e partive politike për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale – që do të mbahet më 9 nëntor – mund t’i ndikojë negociatat për formimin e ekzekutivit të ri.
Nëse Kurti nuk arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme deri më 26 tetor, atëherë Osmani, sipas ligjeve, është e obliguar që brenda 10 ditëve t’i ftojë në konsultim edhe një herë partitë politike, edhe të vendosë, sipas diskrecionit të saj, për mandataren e re, nëse ajo ia dëshmon se i ka numrat për të formuar Qeverinë.
Edhe mandatarja e ardhshme duhet t’i ketë 15 ditë kohë që t’ia paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar.
Nëse Qeveria nuk formohet as pas 40 ditësh, presidentja Osmani duhet të shpallë zgjedhjet e reja./ REL
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është takuar sot me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, n&...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim zyrtar në Prishtinë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der...
Gjykata Themelore në Prishtinë njoftoi se ka caktuar 22 dhjetorin si datë për mbajtjen e seancës për shqyrtimin fillestar lidhur...
Bashkimi Evropian pret nga Serbia përparim në fushën e sundimit të ligjit, të mediave elektronike dhe legjislacionit zgjedhor, tha pr...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur publikisht mbështetjen për protestën e paralajmëruar që do të mbahet m&eum...
Një rast i rëndë zjarrvënieje është shënuar rreth mesnatës së 27 shtatorit në qytetin e Lipjanit, ku një...
Një 17-vjeçar është gjetur pa shenje jete në rrugën Landovicë–Gjonaj në Prizren. I ndjeri kishte dalë mbr&e...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të martën ka përfunduar procesi i numërimit dhe verifikimit të rezultateve në ...
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një grua në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi gjatë kontrollit t&e...
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) gjobitur me 3,000 euro subjektin politik Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) dhe kryetarin ...