Siguria kibernetike, qeveria britanike u bën thirrje institucioneve të mbrojnë sistemet online
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) u panë më 16 tetor në rrugët e Mitrovicës së Veriut. Nga Policia e Kosovës thanë se FSK-ja qëndroi gabimisht në pjesën veriore të vendit.
“E humbën rrugën, navigacioni i GPS-së i çoi gabimisht në veri”, tha për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Sipas tij, Policia e Kosovës i ka parë pjesëtarët e FSK-së, ka biseduar me ta dhe më pas ata janë larguar nga veriu.
Në rrjetet sociale janë publikuar video ku shihen disa kamionë të FSK-së duke kaluar përgjatë një rruge në qytetin e Mitrovicë të Veriut – një nga katër komunat në veri që janë të banuara me shumicë serbe.
Elshani tha për Radion Evropa e Lirë se sipas informacioneve të policisë, automjetet e FSK-së u parkuan në një pikë karburanti për “pesë deri në dhjetë minuta”. Më pas, të shoqëruar nga policia, FSK-ja u largua nga veriu përmes “rrugës më të shpejt”, duke kaluar pranë një stacioni të autobusëve në vendin e njohur si Shkëmbi i Dudës.
Prania e FSK-së në veri të vendit është e mundur vetëm me pëlqimin paraprak të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, bazuar në zotimin e vitit 2013 nga Qeveria e Kosovës ndaj NATO-s.
Ky angazhim, i dhënë përmes një letre nga ish-kryeministri Hashim Thaçi drejtuar sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, mbetet në fuqi edhe sot, pavarësisht ndryshimeve në mandatin e FSK-së.
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes me pyetjet nëse është në dijeni që FSK-ja ka qëndruar në veri dhe përse, dhe është duke pritur përgjigje. Përgjigje për këto pyetje, REL-i po pret edhe nga KFOR-i.
Ndryshe, për herë të fundit, me pëlqimin e KFOR-it, FSK-ja ishte në veri më 29 korrik të këtij viti, në një operacion kur gjeti trupin e pajetë të një operacioni që kishte kërcyer nga ura në liqenin e Ujmanit.
FSK-ja është në proces të transformimit të saj në ushtri, pas ndryshimeve ligjore të miratuara. Ky proces pritet të përmbyllet më 2028.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas deklaratës së Lëvizjes Vetëvendosje, duke akuzuar...
Më 16 tetor, Lista Serbe sërish ka dorëzuar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës lidhur me zgjedhjen e n...
Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për kriza globale, ka kritikuar ashpër shefen e Komisioni...
Mbrëmjen e datës 13.10.2025 – një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Kosovë, në komunën e Hani...
46 vjet burgim dhe 39 mijë euro gjobë u ka shqiptuar Gjykata e Ferizajt 11 të akuzuarve për rastin “Gropa”. Sipas Gjykat&eu...
Gjatë vizitës së saj zyrtare në Prishtinë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje për uljen ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në një posti...
Gazmend Syla, përfaqësues i Organizates së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka folur për protestën e m...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është në duart e partive politike që të formojnë Qeverinë e re, duke theks...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është takuar sot me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, n&...