KOSOVA

Furnizohej me kokainë në Shqipëri dhe e shpërndante në Kosovë, zbardhet dosja për Simon Pnishin nga Gjakova

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Janar 2026, 17:05
Furnizohej me kokainë në Shqipëri dhe e  shpërndante në

Simon Pnishi ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës pas një aksioni të suksesshëm të anti-drogës në fshatin Meje të Gjakovës. Ky i fundit u arrestua nën dyshimin për shitblerje të narkotikëve. Prokuroria Themelore në Gjakovë ka specifikuar se substanca narkotike e dyshuar e llojit kokainë merrej nga Shqipëria dhe shpërndahej për në Kosovë.


Në dosjen e Prokurorisë, të cilën e ka parë Gazeta Insajderi, thuhet se më 06 maj 2025, në Gjakovë, i pandehuri dyshohet se ka sjellë narkotikë nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës me qëllim të shitjes, pa autorizim ligjor, raporton Gazeta Insajderi.

Informacionet për këto veprime, sipas Prokurorisë, janë siguruar përmes rrugëve operative, ku i dyshuari ishte identifikuar si person që transportonte kryesisht narkotikë të llojit kokainë.

Po ashtu, Prokuroria thekson se Pnishi kishte hyrje dhe dalje të shpeshta në pikat kufitare, kontakte të vazhdueshme me persona të ndryshëm në Gjakovë dhe qytete të tjera të Kosovës, si dhe se takohej me blerës të ndryshëm edhe në shtëpinë e tij në fshatin Mejë të Komunës së Gjakovës.

Me këto veprime, Prokuroria vlerëson se i pandehuri ka kryer veprën penale veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Pas një hetimi intensiv disamujor, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, nën koordinimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, ka goditur një bazë të shpërndarjes së drogës. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit Simon Pnishi, policia ka gjetur dëshmi të forta të veprimtarisë kriminale.


​Gjatë kontrollit në pronat e Pnishit në fshatin Meje, policia gjeti dhe konfiskoi një sasi prej rreth 460 gramë kokainë. Përveç lëndës narkotike, në vendngjarje u sekuestruan edhe: Pajisje paketimi, peshore elektronike dhe qese që shërbenin për ndarjen e drogës në doza të vogla.

​Armatim: Një revolver i tipit “Astra 680” me origjinë spanjolle, karikatorë dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm. ​Pasuri: Mbi 2300 euro kesh dhe dy vetura moderne, një VW Golf 7 dhe një VW Golf 8, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

​Simon Pnishi nuk është emër i ri për Policinë e Kosovës. Burimet e Insajderit konfirmojnë se ai ka një të kaluar të errët kriminale. Ai ishte pjesë e një grupi që pati sulmuar dhe grabitur nën kërcënimin e armëve pika të karburanteve në rajonin e Gjakovës.

​Tashmë, ndaj tij është ngritur kallëzim penal për “Blerje, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve” si dhe “Mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve”.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, Simon Pnishit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Hetuesit janë duke punuar për të zbuluar nëse ky i dyshuar është pjesë e ndonjë rrjeti më të gjerë të shpërndarjes së kokainës në rrafshin e Dukagjinit.

Prokuroria Themelore në Gjakovë në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit insiston se Pnishi është recidivist. Megjithatë, një gjë të tillë e ka mohuar avokati i tij, Prek Kola. Ky i fundit në një prononcim nga Gazeta Insajderi ka thënë se nuk ekziston asnjë aktgjykim i formës së prerë se Pnishi ësthë i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve

“Sa i përket pretendimeve të Prokurorisë se Simon Pnishi është recidivist, kjo nuk është e vërtetë, pasi nuk ekziston asnjë aktgjykim penal i formës së prerë që ai të jetë dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve. Po ashtu, para 2–3 javësh kemi nxjerrë certifikatën e gjendjes/ të kaluarës kriminale, e cila vërteton se ai nuk ka asnjë vepër penale të evidentuar”, deklaroi Kola për Insajderin.

Kola edhe në seancën dëgjimore për klientin e tij ka insistuar që prokuroria s’ka plotësuar kushtet ligjore që të kërkohet paraburgimi.

 “Të njëjtit i dihet vendbanimi dhe adresa e tij e saktë dhe prokuroria nuk ofron asnjë provë se si mund ti shmanget procedurës, ku mund të shkoj, dhe nëse e ka bërë ndonjëherë një veprim të tillë. Po ashtu sa i përket kushtit tjetër, ndikimit në dëshmitarë, prokuroria në kërkesë të saj nuk e përmend asnjë emër të dëshmitarit se kush janë dhe cka kanë për të deklaruar, po ashtu ndikimi në prova materiale, kjo nuk qëndron për faktin se tani këto prova janë siguruar nga prokuroria dhe gjinden në vende të sigurta dhe i mbrojturi im nuk ka asnjë mundësi të ndikoj në këto prova, po ashtu sa i përket peshës së veprës penale kjo mbetet të vërtetohet se a ekziston ky dyshim i bazuar për të cilin tani ngarkohet i mbrojturi im për shitje, apo posedim, në procedurë të mëtejme hetimore”, ka thënë ai në seancën dëgjimore. 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?