U përplasën dy skafe, detaje të reja për incidentin në det me një të vdekur
Një aksident i rëndë detar ka ndodhur në zonën e Rënës së Hedhur, në Shëngjin, ku dy mjete lundruese, skafe, j...
Një aksident i rëndë detar ka ndodhur në zonën e Rënës së Hedhur, në Shëngjin, ku dy mjete lundruese, skafe, j...
Situata e krijuar nga përhapja e një zjarri masiv në territorin e fshatit Gojan i Madh, në Njësinë Administrative Gjegjan, ka dety...
Të shtënat me armë zjarri në lagjen Rus të Shkodrës kanë rikthyer në vëmendje një konflikt të hershë...
Mediat portugeze i kanë kushtuar një artikull vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u godit me thikë nga Sok...
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pak minuta më parë në Shkodër në lagjen Rus. Mësohet se i plagosur ka ...
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 45 ditë për 6 personat e arrestuar si të...
Xhike Hita, rreth 45 vjeç, është goditur me hanxhar në fytyrë ditën e sotme në Delvinë. Pas plagosjes, Hita ës...
Deputeti demokrat Bardh Spahia tha në një deklaratë për mediat se vendimi i miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave nuk p&e...
Çmimet e karburanteve janë shtrenjtuar sërish në pikat e pakicës në Tiranë. Prej pasdites të ditës së dje...
Bekim Bulica dhe viktima Një operacion kontrolli po bëhet për arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim në li...

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur mbetje eshtërore të tre personave në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, në një lokacion ku po zhvillohen hetime lidhur me dyshimet për krime lufte dhe varre të mundshme masive.
Sipas raportit të Policisë, mbetjet janë gjetur më 14 gusht dhe, pas ekzaminimit nga eksperti mjeko-ligjor, është konfirmuar se ato janë me prejardhje njerëzore dhe kanë interes forenzik.
“Dyshohet që janë të viktimave të luftës së fundit në Kosovë”, thuhet në raportin policor.
Gërmimet në këtë zonë janë duke u zhvilluar prej javësh në tri lokacione në Zubin Potok, përfshirë Kalludrën e Vogël dhe Jakubën, pas një hetimi rreth dyvjeçar lidhur me dyshimet për krime lufte.
Më 7 gusht, Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale njoftuan se mbetje mortore ishin gjetur edhe në lokacionin e tretë të dyshuar për varr masiv në këtë komunë.
Autoritetet kosovare kanë arrestuar tre persona në kuadër të hetimeve për këtë rast, ndërsa kanë thënë se njëri prej të arrestuarve dyshohet se ka qenë pjesë aktive e Armatës Jugosllave gjatë luftës në Kosovë.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar më herët se gërmimet mund të zgjasin me muaj, për shkak të terrenit të vështirë dhe shpërndarjes së mbetjeve njerëzore.
Kurti ka thënë gjithashtu se mbetjet e gjetura në zonën e Kalludrës së Vogël mund t’u përkasin një grupi prej 23 shqiptarëve që janë zhdukur në atë pjesë të Kosovës gjatë vitit 1999.
Autoritetet, megjithatë, kanë paralajmëruar se është ende herët për të folur për identifikimin e viktimave.
Sipas Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, 1.577 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999, ndërsa janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës.
Kosova ka kërkuar vazhdimisht nga Serbia bashkëpunim për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe qasje në arkivat ushtarake që mund të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve të varreve të mundshme./REL
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka deklaruar se pas zgjedhjeve të 6 qershorit e kishte njoftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës se nuk d&...
Mnistri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç njoftoi se Serbia ka arrestuar një person nën dyshime për krime lufte nda...
1 muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit Fehim Sali, arsimtarit nga Dragashi të arrestuar gjatë së enjtes nën dyshimet ...
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar liderët e partive politike ose përfaqësuesit e tyre në një tak...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se partitë politike duhet të fillojnë diskutim...
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vazhduar mëngjesin e së premtes aksionin e tyre para ndërtesës s&...
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës PDK dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK kanë njof...
Arben Visoqi, efektiv i Policisë së Kosovës dhe kunati i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka njoftuar largimin nga detyra pas 26 vitesh sh&...
Një diplomat i lartë rus ka kritikuar bashkëpunimin e mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, duke e cilësuar at...
Eprori i Policisë së Kosovës, Arben Visoqi, i njohur edhe si kunati i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka njoftuar se është larguar...