Pronari italian vrau Gjovalin Lazrin, reagon Salvini: I përqafoj ata që mbrojnë veten
Një burrë shqiptar u vra në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Baldissero d'Alba, nga pronari italian i nj&eum...
Një burrë shqiptar u vra në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Baldissero d'Alba, nga pronari italian i nj&eum...
Burri që u vra mbrëmë në Baldissero d’Alba quhej Gjovalin Lazri. Dyshohet se ai hyri në oborrin e shtëpisë në ferm...
Më 17 shkurt 2008, Hashim Thaçi qëndroi në foltoren e Kuvendit të Kosovës dhe lexoi fjalët që do ta përcaktonin v...
Ai dëgjoi zhurma që vinin nga oborri në mes të natës dhe, pasi doli për të kontrolluar, thuhet se pa katër ose pesë...
Një 22-vjeçare është mbytur në lumin Drini i Zi, në afërsi të Njësisë Administrative Arras, në Bashki...
Rritja e shpejtë e çmimeve të banesave dhe ekspozimi i sektorit bankar ndaj tregut të pasurive të paluajtshme po shndërrohen n...
Vrasja e 44-vjeçarit Artan Myrtaj, i cili u eliminua mëngjesin e sotëm në një lokal pranë kryqëzimit të ish-agjencis...
Ka 3 muaj që Komisioni i Prokurimit Publik mban në sirtar një procedurë jetike për institucione strategjike. Që në 23 qersh...
Deputeti i PL, Tedi Blushi ka kërkuar interpelancë me kryeminsitrin Edi Rama, pas dënimit t ëish krerëve të UÇK në H...
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 58-vjecares Lumturi Patushi nga bashkëshorti i saj. Nipi 14-vjecar i gruas njoftoi policinë pas vrasje dhe...
Sherife Luta, gruaja që u bë simbol i eksodit të shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës, ka rrëfyer përjetimet e saj nga ajo periudhë, në një intervistë për “Review” në Euronews Albania me Greta Topjanën.
Në vitin 1999, Luta ishte vetëm 22 vjeçe dhe kishte në krah vajzën e saj, Besën, vetëm gjashtë muajshe. Ajo kujtoi momentin kur u detyrua të largohej nga shtëpia së bashku me familjarët, në kushtet e pasigurisë dhe luftës.
Sipas rrëfimit të saj, më 8 mars familja u detyrua të largohej nga fshati Ivaj, në drejtim të Kaçanikut. Gjatë rrugës ata u përballën edhe me forcat serbe, ndërsa largimi u bë me ndihmën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe OSBE-së.
“Na detyruan të dilnim nga shtëpia. Ushtria jonë Çlirimtare na ndihmoi të largoheshim dhe na tha të iknim, sepse do të luftohej me serbët”, rrëfeu Luta.
Ajo kujtoi se udhëtimi drejt sigurisë zgjati rreth 24 orë dhe se familja e saj u gjend në një situatë tejet të rrezikshme.
“Na ndaluan forcat serbe gjatë rrugës. Me ndihmën e OSBE-së dhe Ushtrisë sonë shpëtuam. Ishte një udhëtim shumë i gjatë, 24 orë. Ka qenë e vështirë”, tha ajo.
Rrëfimi i saj erdhi në një moment kur Gjykata Speciale në Hagë ka dhënë vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Luta tha se lajmi për dënimin e tyre e ka rënduar emocionalisht, duke e lidhur kujtimin e asaj periudhe me rolin që, sipas saj, pati UÇK-ja në mbrojtjen e shqiptarëve të Kosovës.
“Ndjehem shumë keq. Ishte një lajm shumë i keq për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së”, u shpreh ajo.
Për Lutën, UÇK-ja mbetet pjesë e pandarë e kujtimeve të luftës dhe e historisë së saj personale. Ajo thotë se fotografia që e bëri të njohur bashkë me vajzën e saj është një kujtim i asaj kohe që nuk mund të fshihet.
“UÇK-ja është për mua ushtria që na ka ndihmuar shumë, e ka ndihmuar Kosovën dhe na ka sjellë lirinë. Fotoja më kujton kohën e luftës. Kurrë nuk harrohet kjo deri në momentin e vdekjes”, tha Sherife Luta.
Vajza e saj, e cila në momentin e fotografisë ishte vetëm gjashtë muajshe, sot është e rritur dhe, sipas Lutës, e njeh dhe e kupton historinë që ka përjetuar familja e saj gjatë luftës.
“Besjana tani e përkujton luftën dhe e di dhe e kupton edhe ajo. Ata njerëz që kanë përjetuar ato që na ka bërë Serbia, nuk harrohen”, përfundoi ajo.
Për të tretën natë me radhë, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka paralajmëruar qytetarët për vazhdimin e protestave në kryeqytet, duke u b&eu...
Ish-i dërguari i SHBA-ve në Kosovë Christopher Hill ka komentuar dënimin me 81 vite burg për ish-krerët e Ushtrisë Çli...
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç, ka reaguar ndaj deklaratës së Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila ...
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Hysni Gucati kërkoi dorëheqjen e ministres s&eum...
Tensione para nisjes së protestës në Prishtinë. Policia ka kërkuar dokumentet e identifikimit nga disa prej pjesëmarrësve, ...
Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka bërë thirrje për unitet dhe vijim të p&eum...
Qindra qytetarë janë mbledhur këte të premte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në mbështetje ...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka paralajmëruar shtetasit amerikanë për protestën e cila do të zhvill...
Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Latif Gashi, Shukri Buja dhe Sabit Geci nuk ishin të pandehur, por emrat e tyre u për...