Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Media gjermane “Berliner Zeitung” ka publikuar një artikull mbi dështimin e formimit të Qeverisë së re të Kosovës të dielën, duke theksuar se tensioni ishte i ndjeshëm gjatë seancës që nisi me mbi një orë vonesë.
Në artikull thuhet se “për herë të tretë në karrierën e tij politike, Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, kërkonte të zgjidhej kryeministër i vendit ballkanik. Rezultati: një dështim që ishte i pritshëm. Vetëm 56 deputetë votuan për formimin e kabinetit të tij, 52 ishin kundër, ndërsa katër abstenuan. Kështu, Kurti nuk arriti shumicën e nevojshme prej 61 votash në një parlament me gjithsej 120 vende.”
Sipas “Berliner Zeitung”, votimi mund të shihet si “një simptomë e një krize politike më të thellë në Kosovë”. Më tej shtohet se “prej më shumë se nëntë muajsh, bllokadat institucionale dhe përplasjet partiake e kanë paralizuar vendin. Kurti, që nga viti 2020 udhëheq shtetin e ri ballkanik si Kryeministër, konsiderohet nga shumë analistë si shkaku kryesor i kësaj ngecjeje.”
Qasja e tij “shpesh e ashpër dhe konfrontuese ndaj kundërshtarëve politikë e ka mbajtur Vetëvendosjen – pavarësisht humbjeve – si forcën më të madhe politike në vend, por njëkohësisht e ka bërë pothuajse të pamundur krijimin e koalicioneve”, shkruan gazeta. Politikanë të rëndësishëm të opozitës nga partitë kryesore parlamentare “e kanë përjashtuar bashkëpunimin me Albin Kurtin prej vitesh”.
Tani, zgjidhja e krizës i takon presidentes Vjosa Osmani, e cila ka detyrimin që brenda dhjetë ditësh të emërojë një kandidat të ri për formimin e qeverisë. “Nëse dështon edhe kjo përpjekje, Kushtetuta parashikon mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda 40 ditësh”, shkruan “Berliner Zeitung”, duke theksuar se tashmë “po shtohen zërat që e shohin këtë si të vetmen mundësi të besueshme për ta nxjerrë vendin nga bllokimi politik.”
Besimi i brishtë i aleatëve
Sipas artikullit, “Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u përpoq të zbusë dëmin politik që mund të shkaktojë kjo situatë.” Më tej thuhet se “ajo reagoi me ‘keqardhje të thellë’ ndaj vendimit të SHBA-së dhe theksoi se marrëdhëniet me Washingtonin janë ‘pjesë thelbësore e shtetësisë dhe identitetit kombëtar të Kosovës’.”
“Por domethënia simbolike e këtij zhvillimi është e madhe,” thekson “Berliner Zeitung”. “Që prej ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, mbështetja e Shteteve të Bashkuara është konsideruar themel i sovranitetit të Kosovës. Fakti që Washingtoni po shpreh publikisht dyshime mbi besueshmërinë politike të qeverisë në Prishtinë, shënon një pikë kthese të rëndësishme.”
Media gjermane shton se “edhe Bashkimi Evropian ka treguar pak durim kohët e fundit, gjë që reflektohet në bllokimin e fondeve të ndihmës për Kosovën.”
“Për ekonominë e brishtë të vendit, kjo është një zhvillim i rrezikshëm. Me rreth 1.7 milionë banorë, Kosova është një nga vendet më të varfra të Evropës, me papunësi të lartë dhe emigrim të madh të të rinjve. Edhe pse situata ekonomike është përmirësuar disi vitet e fundit, mungesa e mbështetjes së jashtme mund të sjellë rënie të ndjeshme të investimeve dhe humbje të besimit të investitorëve ndërkombëtarë – një besim që edhe ashtu ka qenë i brishtë,” përfundon artikulli i “Berliner Zeitung”.
Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian kundër Kosovës janë bërë sinonim i një dënimi të zgjatur - sipas disave...
Prokurori i Prizrenit Beqë Shala, përfundoi në prangat e policisë së Kosovës mëngjesin e kësaj të hëne. Shala ...
Prokuroria Speciale e Kosovës tha se prokurori B.Sh., dyshohet se ka kryer veprën penale të “marrjes së ryshfetit”. “Pr...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas dështimit për të marrë votat e nevojshme për formimin e ...
Dështimi i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për të siguruar mbështetjen parlamentare për formimin...
Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar ashpër pas mosvotimit të Qeverisë Kurti 3 n&e...
Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar pas dështimit të formimit të Qeverisë së re dhe ka theksuar shqet&...
Albin Kurti, i cili për më shumë se katër vitet e shkuara qeverisi në Kosovë, nuk arriti të sigurojë shumicë parl...
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e duhur për të formuar qeverinë e re...
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, pas dështimit të formimit të Qeverisë së re në Kuvendin e...