KOSOVA

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Mars 2026, 20:06
Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë

“Mos e gjyko, godite Bondsteel-in” ose “Ja edhe një bazë amerikane! Faleminderit paraprakisht”, janë disa nga komentet që qarkullojnë në kanalet e aplikacionit Telegram dhe në rrjete të tjera sociale që nga 28 shkurti, kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli i nisën sulmet kundër Iranit.

Kampi Bondsteel, i cili ndodhet pranë Ferizajt në Kosovë, është baza më e madhe ushtarake amerikane në Ballkan.

Në disa grupe në Telegram, të cilat kanë nga 10.000 deri mbi 80.000 ndjekës, publikohen edhe harta me vendndodhjen e shënuar të Bondsteel-it, të shoqëruara me komente si “Ky është kërcënimi më i madh për Iranin aktualisht”, ose harta të rrezes së raketave balistike iraniane me fokus në Kosovë, me përshkrimin “Thjesht bëje”.

Një nga kanalet më të vizituara të ekstremit të djathtë në Serbi në Telegram, “Bunt je stanje duha”, më 1 mars publikoi edhe koordinatat e kampit Bondsteel në Kosovë me tekstin: “Thonë se ne jemi ata ekstremistët dhe se duhet të na vijë turp që duam ta shohim Bondsteel-in në flakë”.

Ky postim deri në publikimin e tekstit kishte pothuajse 18.000 shikime.

Ndryshe, shumica e kanaleve në Telegram në gjuhën serbe janë krijuar pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ndërsa postimet janë qartazi proruse, duke kritikuar ashpër çdo bashkëpunim me vendet perëndimore.

Në tri ditët e fundit ato po ndjekin në kohë reale edhe zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme?

SHBA-ja dhe Izraeli më 28 shkurt nisën një operacion ndaj objektivave të rëndësishme në Iran, përfshirë objekte ushtarake iraniane dhe rezidenca të zyrtarëve më të lartë të vendit.

Në këtë operacion, të cilit i parapriu disa javë tensionesh dhe grumbullim i përshpejtuar i forcave ushtarake amerikane, u vra udhëheqësi suprem iranian, ajatollah Ali Khamenei. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi gjithashtu se 48 liderë iranianë u vranë në sulme, si dhe se sulmet mund të zgjasin katër javë.

Nga ana tjetër, Irani nisi sulme ndaj objekteve ushtarake amerikane dhe perëndimore si dhe ndaj lokacioneve civile në Izrael, Gjirin Persik dhe vende të tjera, ndërsa Izraeli iu kundërpërgjigj me sulme ndaj pozicioneve të Hezbollahut në Liban.

Ndërkohë, administratorët e kanalit “Koridor”, i cili ka 11.000 ndjekës, theksuan në një postim në Telegram se nuk do të “transmetojnë lajme për këtë luftë nëse nuk ka ndonjë lajm domethënës, si për shembull që është goditur Bondsteel, sepse, thjesht, si njëra palë, ashtu edhe tjetra kanë vrarë serbë, kështu që me gjithë zemër dëshirojmë të zhduken të dyja palët”.

Më herët edhe në këtë kanal janë publikuar koordinatat e kampit Bondsteel me përshkrimin: “Koordinata për iranianët, këtu jeton [kryeministri izraelit Benjamin] Netanyahu dhe të gjithë armiqtë tuaj”.

Të dielën në mbrëmje u shpërndanë sërish të njëjtat koordinata, së bashku me një fotografi të rrezes së raketave balistike iraniane dhe me komentin: “Nuk e arrini dot, apo? Hajde pra, ta shohim”.

Kanali në Telegram “Koridor” më herët është përdorur nga “Brigada sever”, e cila së bashku me Mbrojtjen Civile është shpallur organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës në qershor 2023.

Të njëjtat koordinata të kampit Bondsteel ose thirrje për bombardimin e tij i kanë publikuar edhe kanale të tjera proruse të djathta, si “Сербский Вестник”, Srpska Sparta Info dhe Bunker. Të gjitha së bashku kanë mbi 50.000 ndjekës.

Përveç në Telegram, koordinatat e bazës ushtarake amerikane në Kosovë janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale Facebook dhe X. Kështu, postimi ka përfunduar edhe në grupin “Srbi i Rusi, braća zauvek”, i cili ka rreth 30.000 ndjekës, si dhe në grupin “Pravoslavni manastiri i crkve”, që ndiqet nga 70.000 persona.

Ndryshe, për shumicën e kanaleve të djathta dhe proruse, Kosova është temë e përbashkët – përkatësisht narrativi i delegjitimimit të institucioneve të Kosovës, mohimi i pavarësisë së Kosovës, si dhe promovimi i retorikës radikale si thirrjet për ndërhyrje ushtarake.

Pra, në tri ditët e fundit, përveç thirrjeve për bombardimin e Bondsteel-it, mund të shihen edhe mesazhe se “duhet shfrytëzuar rasti dhe të kthehet ajo që është marrë me forcë”.

Jeta Loshaj, hulumtuese e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, e cila ndjek edhe rrjedhën e dezinformatave në kanalet e Telegramit, thotë se postimet e ditëve të fundit nuk përbëjnë kërcënim real nga pikëpamja ushtarake dhe teknike, pasi Irani nuk ka armë me rreze aq të gjata sa për ta synuar Kosovën apo pjesë më të gjera të Evropës.

Megjithatë, ajo thekson se thirrjet e orkestruara për bombardimin e Bondsteel-it përputhen me “modelin tashmë të njohur të përforcimit të dezinformatave”.

“Rrjetet proruse zakonisht shfrytëzojnë momentet e tensioneve të shtuara gjeopolitike, si përshkallëzimi i fundit që përfshin SHBA-në, Izraelin dhe Iranin, për të përhapur pretendime alarmuese, por të paverifikuara. Ballkani Perëndimor, megjithëse nuk është arenë qendrore e këtyre konflikteve, mbetet një rajon i ndjeshëm dhe politikisht i brishtë. Për këtë arsye, shpesh bëhet objekt i narrativeve që synojnë të nxisin ankth, të thellojnë ndarjet brenda komuniteteve dhe të minojnë besimin në institucionet e sigurisë”, thotë Loshaj për Radion Evropa e Lirë.

Ajo shton se ndikimi i mesazheve të tilla është psikologjik dhe politik.

“Shpërndarja e qëllimshme e koordinatave dhe kornizimi dramatik i mesazheve synojnë të nxisin shqetësim dhe të forcojnë perceptimin e paqëndrueshmërisë në këtë pjesë të Evropës”, shton ajo.

Megjithatë, ajo thekson se publikimet zinxhir në kanalet e Telegramit nuk duhen neglizhuar plotësisht.

“Për këtë arsye, në koordinim me KFOR-in, institucionet e Kosovës duhet të vlerësojnë rregullisht cenueshmërinë e mundshme, përfshirë shqyrtimin e forcimit të kapaciteteve mbrojtëse në afatgjatë. Kosova aktualisht nuk posedon sisteme të veta të mbrojtjes kundërajrore dhe, megjithëse nuk ka kërcënim të menjëhershëm, planifikimi strategjik i kapaciteteve të ardhshme mbrojtëse përbën një arsye legjitime që të fillohet të mendohet për këtë qysh tani”, thotë Loshaj.

Më herët, Ivana Stradner, bashkëpunëtore e Fondacionit joqeveritar për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë ka vlerësuar se pasojat e narrativit radikal prorus në kanalet e Telegramit tashmë janë të dukshme në vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi prej vitesh ato përhapin në mënyrë aktive propagandë antiperëndimore duke polarizuar shoqëritë.

Si shembull, ajo përmendi se një numër i madh i qytetarëve të Serbisë janë kundër BE-së, edhe pse pikërisht BE-ja ofron ndihmë të madhe për atë vend.

Ajo theksoi gjithashtu se kanalet proruse në Telegram në gjithë rajonin luajnë rol të rëndësishëm jo vetëm për shkak të numrit të ndjekësve, por edhe sepse shërbejnë si “nyje hyrëse në hapësirën informative”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?