Çudia me Anis Mehmetin, trajneri për mungesën e lojtarit të Kombëtares: Për të ardhur keq sepse…
Ipsuiç u përball dje me Leistërin në fazën 1/32 të “EFL Cup”. Anis Mehmeti ishte sërish në tribunë ...
Ipsuiç u përball dje me Leistërin në fazën 1/32 të “EFL Cup”. Anis Mehmeti ishte sërish në tribunë ...
Meta do të paguajë deri në 16.7 miliardë dollarë dhe do të bëjë ndryshime të mëdha në Instagram dhe Fac...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjave News, ku një qytetar kërkon ndihmën e publikut për identifikimin e ...
Një vatër e madhe zjarri është riaktivizuar në malin e Qafë Helmes, në territorin e fshatit Koçaj, Njësia Admin...
Është rënduar ndjeshëm qarkullimi në aksin Kavajë-Rrogozhinë, në drejtim të Jugut të vendit, ku automjetet j...
Një lajm që dukej si i dorës së dytë nga viti 2025: me propozim të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtis&eum...
Tenderi për hartimin e studimit të fizibilitetit për përmirësimin dhe zhvillimin e sistemit të menaxhimit të ujërave t...
Lëvizja Vetëvendosje thotë se tashmë i ka përcaktuar emrat që do të propozojë për presidentin e ardhshëm t&e...
Mafia shqiptare e ka kthyer Ekuadorin në një qendër kyçe për trafikun e drogës drejt Europës, duke shfrytëzuar dob&e...
Një sasi kokaine dhe kanabisi u zbulua një ditë më parë brenda ambienteve të burgut 313, në Tiranë. Droga dyshohet se...
Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ndaj Fatmir Shehollit, ekzistonte edhe një plan i strukturave të sigurisë serbe, me qëllim komprometimin e Albin Kurtit.
Sipas aktakuzës, në telefonin celular të sekuestruar nga Fatmir Sheholli, autoritetet kanë gjetur një dokument të emërtuar “Leptiri”, i cili përmban një plan operativ të strukturave të atëhershme të Sigurimit Shtetëror të Serbisë për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit gjatë kohës sa ai vuante dënimin në burgjet e Serbisë.
Dokumenti është përfshirë në materialin provues të aktakuzës ndaj Shehollit, i cili akuzohet për spiunazh dhe shantazh.
Sipas aktakuzës, dokumenti është gjetur gjatë analizimit të një telefoni celular Apple iPhone, të sekuestruar nga Sheholli. Në një fotografi të nxjerrë nga pajisja është evidentuar një dokument që, sipas Prokurorisë, është përpiluar nga strukturat e Sigurimit Shtetëror të Serbisë, të njohura si RDB, në vitin 2001.
Në dokument, sipas Prokurorisë, parashihej përdorimi i një burimi operativ me nofkën “Leptiri”, me qëllim sigurimin e materialeve komprometuese që më pas do të përdoreshin për ushtrimin e presionit ndaj Kurtit për bashkëpunim me strukturat e RDB-së.
Prokuroria thotë se dokumenti i gjetur në telefon ishte nënshkruar nga shefi i Sektorit III të Sigurimit Shtetëror Serb.
Sipas aktakuzës, gjatë deklarimit para Prokurorisë, Sheholli është pyetur për prejardhjen e dokumentit “Leptiri”.
Në përgjigjen e tij, sipas përmbajtjes së aktakuzës, Sheholli ka deklaruar se dokumenti i ishte dërguar në telefon nga Bojan Dimiç, të cilin Prokuroria e identifikon si zyrtar të BIA-s.
Aktakuza pretendon se analiza e komunikimeve të nxjerra nga telefoni i Shehollit tregon se dokumenti më pas është përcjellë te persona të ndryshëm dhe se është kërkuar edhe përkthimi i tij nga gjuha serbe në gjuhën shqipe.
Në deklarimin e tij, sipas aktakuzës, Sheholli ka pohuar se dokumentin ua kishte dërguar disa personave.
Sipas Prokurorisë, përcjellja dhe shpërndarja e dokumentit, të vlerësuara së bashku me komunikimet dhe materialet e tjera të gjetura në telefonin e Shehollit, janë relevante për të dëshmuar kontaktet dhe lidhjet e tij me persona dhe struktura të ndërlidhura me shërbimet e sigurisë serbe.
Në aktakuzë përmenden edhe komunikime të tjera që, sipas Prokurorisë, dëshmojnë kontakte të vazhdueshme të Shehollit me persona të lidhur me BIA-n.
Një prej tyre lidhet me komunikimet e zhvilluara në dhjetor të vitit 2024 me një person të identifikuar si Viktor Petrushevski. Sipas aktakuzës, nga këto komunikime rezulton se Sheholli kishte ndërmarrë veprime për organizimin e një takimi me Bojan Dimiçin.
Prokuroria pretendon se takimi ishte realizuar më 25 dhjetor 2024 dhe se, gjatë komunikimeve të asaj dite, Sheholli kishte përcjellë edhe një numër telefoni që, sipas të dhënave të administruara nga autoritetet, ishte në përdorim nga Bojan Dimiç.
Prokuroria Speciale i ka përfshirë këto materiale dhe komunikime në aktakuzën ndaj Shehollit si pjesë të provave për akuzën për spiunazh. /RTK/
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ukë Rugova deklaroi se së shpejti do të ketë një emër të një p...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh. Sheholli, i arrestuar në tetor të vi...
Akademikja dhe shkrimtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Lea Ypi, ishte sot pjesë e një ligjërate në seminarin e organizuar...
Analisti Fatmir Sheholli është marrë i pandehur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për veprat penale të spiunazhit dhe shantazhi...
Ish-kongresmeni amerikan Joseph DioGuardi dhe bashkëshortja e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, janë bërë zyrtarisht shtetas të Republik&e...
Ish-kongresmeni amerikan Joe DioGuardi dhe bashkëshortja e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, janë bërë zyrtarisht shtetas të Republik&eu...
25-vjeçarja, Jetlira Foniqi do të varroset këtë të hënë në varrezat e Lagjes Foniqi në orën 18:00.Njoftimi...
Zbardhen detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Malishevë të Kosovës, ku një grua, e cila ishte 34 ja...
Një grua shtatzënë ka mbetur e vrarë me armë zjarri, ndërsa një burra është plagosur. Ngjarja ka ndodhur në ...
Polici Altin Kryeziu nuk arriti ta fitojë betejën për jetën. Pas shtatë ditësh të luftës nëpër spital, ai ka n...