
Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet ditën e diellë, më 26 Tetor, për zgjedhjen e qeverisë së re. Kryeministrit Albin Kurti i kanë mbetur dhe dy ditë dhe nuk dihet nëse ai do të bëjë koalicion apo do shkojë në zgjedhje të reja, sepse Vetëvendosja nuk i ka numrat.
Siç raportojnë mediat në Kosovë, mbledhja e Kuvendit do të ndodhë në orën 10:00 të së dielës, datë 26 Tetor. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje si fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka marrë mandatin nga presidentja Vjosa Osmani, për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, megjithatë, më 21 tetor, Albin Kurti la të kuptohet se LVV-ja mund të dështojë në formimin e ekzekutivit.
"[...] jemi ku jemi dhe do të përpiqemi ta bëjmë Qeverinë. Por, siç duket, alternativa është se do të shkojmë në zgjedhje prapë", është shprehur Albin Kurti tre ditë më parë.
Presidentja Vjosa Osmani e mandatoi Kurtin për formimin e Qeverisë më 11 tetor dhe ai ka afat deri më 26 tetor që të paraqesë para Kuvendit përbërjen e re qeveritare dhe të kërkojë mbështetje për të. Vetëvendosje vet nuk i ka numrat, por mësohet se ka zhvilluar bisedime dhe me opozitarët.
Ajo ka 48 deputetë në Kuvendin prej 120 ulësesh dhe vetë Vetëvendosja më herët ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit për formimin e Qeverisë, me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Listën Serbe. Në rast se Albin Kurti si kryeministër dhe i mandatuar për qeverinë e re nuk i mbledh dot 61 vota, presidentja Vjosa Osmani ka detyrë që brenda dhjetë ditësh t’i ftojë partitë për konsultime dhe të vendosë për mandatarin që ka shanset më të mëdha për të formuar Qeverinë.
Nëse as pas përpjekjes së dytë Qeveria nuk mund të formohet, presidentja Vjosa Osmani sipas Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditësh.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
24 Tetor14:14
Çfarë ndodh nëse Kurti s’arrin ta propozojë Qeverinë deri të dielën?
Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë...
KOSOVA
24 Tetor13:14
Wesley Clark konfirmohet si dëshmitar në mbrojtjen e Hashim Thaçit
Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, do të dëshmojë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaç...
KOSOVA
24 Tetor10:53
Miliona euro të hedhura për zgjedhjet në Kosovë, transparencë minimale nga raportet financiare të subjekteve politike
Gati katër milionë euro u shpenzuan nga 28 subjekte politike gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit për Kuvendin e Kosovë...
KOSOVA
23 Tetor17:21
Mashtruesi i pacipë shpallet në kërkim nga policia e Kosovës. Ka kryer mbi 14 vepra penale (Emri)
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Edon Bytyqin, një emër i njohur në publik për mashtrim. “Hetuesit policorë...
KOSOVA
23 Tetor14:42
E pazakontë/ Sekuestrohen nga policia 50 mijë euro me thasë, të gjitha monedha metalike
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në pikën kufitare të Vërmicës, ku zyrtarët doganorë kanë zbuluar 50,000 e...
KOSOVA
23 Tetor11:43
'Komunalet' në Kosovë/ Janë rinumëruar 10 nga 16 kutitë e votimit, ja kur pritet të përfundojë procesi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i rinumërimit të kutive të votimit është duke vazhduar në Qendrën e N...
KOSOVA
23 Tetor11:32
"Është afruar pranë shtratit dhe e ka qëlluar"/ Prokuroria ngre aktakuzë ndaj shtetasit turk që vrau vajzën e tij me thikë
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër M.G., shtetas turk, për shkak t&eum...
KOSOVA
22 Tetor10:23
Kurti takim me kryeministrin britanik Starmer, zbardhen diskutimet
Pas përfundimit të Samitit të 12-të të Procesit të Berlinit në Londër, Kryeministri në detyrë i Kosovës...
KOSOVA
22 Tetor09:48
Danimarka vendos kushte, ja çfarë kërkoi nga Kosova dhe Serbia në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, përfaqësuesi i Danimarkës ka bërë ...