Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se partia e tij, si fituese e zgjedhjeve do t’i drejtohet Presidencës me emrin e mandatarit për Qeverinë e Kosovës.
Këtë njoftim ai e ka bërë gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, pas konstituimit të organit ligjvënës.
“Kryeministri [në detyrë i Kosovës, Albin Kurti] më njoftoi se, si kryetar i partisë më të madhe në vend, kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje si subjekt fitues i zgjedhjeve, Arbërie Nagavci, do ta dërgojë emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë te presidentja e vendit, sipas procedurës ligjore”, shkroi Basha në një postim në Facebook.
Megjithatë, nuk u bë e ditur se kur do të dërgohet emri i mandatarit te presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Lëvizje Vetëvendosje e ka propozuar Kurtin edhe për një mandat në krye të Qeverisë së Kosovës, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie të mbajtur më 7 shtator.
Basha tha se gjatë takimit me Kurtin po ashtu biseduan për “rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional” dhe realizimit të agjendës legjislative gjatë legjislaturës së nëntë.
Kuvendi përmbylli seancën konstituive – të nisur më 15 prill – pasi deputetët zgjodhën Nenad Rashiqin në postin e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.
Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – e cila ka nëntë ulëse në Kuvend, e ka kundërshtuar zgjedhjen e Rashiqit, duke paralajmëruar se do të ankohet për këtë vendim të deputetëve të marrë më 10 tetor.
Rashiq u zgjodh nënkryetar pasi asnjë nga nëntë deputetët e Listës Serbe – edhe pse u hodhën nga tri herë në votim – nuk arritën të merrnin 61 votat e nevojshme.
Sipas ligjeve në fuqi, pas konstituimit të Kuvendit hapet rruga për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës.
Partia fituese e zgjedhjeve, në këtë rast LVV-ja, duhet t’i dërgojë presidentes Osmani emrin e mandatarit për Qeverinë e re.
Ai më pas jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, duhet të paraqesë përbërjen e ekzekutivit para Kuvendit dhe të kërkojë miratimin nga ana e Kuvendit.
Qeveria e propozuar duhet të sigurojë të paktën 61 vota në Kuvendin me 120 deputetë për t’u miratuar.
Me 48 ulëse të fituara në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk mund ta sigurojë shumicën e nevojshme pa një partner koalicioni.
Në rast se nuk arrin të mbledhë 61 vota, Osmani ka detyrën brenda dhjetë ditësh të ftojë partitë për konsultime dhe të vendosë për mandatarin që ka shanset më të mëdha për të formuar Qeverinë.
Mandatari më pas ka po ashtu 15 ditë kohë për të paraqitur para Kuvendit për miratim përbërjen e re qeveritare.
Nëse as pas përpjekjes së dytë Qeveria nuk mund të formohet, presidentja Osmani, sipas Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhje të reja, që duhet të mbahen brenda 40 ditësh. /Rel/
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Fatmir Shehollit për veprën penale të ...
Këtë të premte në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dh...
Nenad Rashiq, nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, pas dështimit të...
Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka filluar rreth 40 minuta me vonesë, pasi ishte thirrur për orën 10:00. I propoz...
Një ngjarje tragjike është shënuar në komunën e Dragashit, ku një grua ka humbur jetën si pasojë e një shp&e...
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës do të konstituohet gjatë ditës së sotme...
Rreth një muaj e gjysmë pas ndërprerjes së fundit të seancës konstituive, deputetët e legjislaturës së nënt&...
Burgjet në Belgjikë janë të mbushur në limitet e tyre dhe mungojnë rreth 2000 vende. Qeveria belge po bën përpjekje t&...
Radio Televizioni i Kosovës ka siguruar një audio-përgjim, në të cilin është i përfshirë Fatmir Sheholli, i arres...
Një raport i Institutit për Hulumtime të Avancuara – GAP tregon se numri i premtimeve që kanë bërë bashkërisht k...