Ish/zv.ministri Shkreli: Në Zvërnec nuk duhet ndërtuar, Palasa një varrezë gjigante
Ish-zv.ministri në qeverinë Rama Artan Shkreli i ka quajtur ndërtimet në zonën e Palasës një varrezë gjigante. Sipas tij...
Ish-zv.ministri në qeverinë Rama Artan Shkreli i ka quajtur ndërtimet në zonën e Palasës një varrezë gjigante. Sipas tij...
Ishte prej kohësh ndërmjetësi i padiskutueshëm në negociatat midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara përpara se t&eu...
Tensione janë regjistruar para ambienteve të Parlamentit. Protestues të shumtë shihen teksa kanë rrethuar deputetin e PS-së në...
Një realitet i hidhur vjen në protestën që po mbahet për ditën e 19. Një protestues tha se fshati i tij nuk kishte ujë. ...
Protesta e ditës së sotme ka marrë një drejtim të ri. Gjatë ditëve të kaluara marshimi ka qenë nga sheshi “Sk...
Ndërkohë që ka nisur mbledhja e qytetarëve për protestën e 19 ku kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqje e kryemi...
Opozita bojkoton seancën e Kuvendit, në sallë vetëm Shehaj. Mazhoranca bëhet gati për miratimin e amnistisë. Peleshi dy mas...
Ditët e para të protestës në Tiranë u bojkotuan nga mediat vendase, por tërhoqën menjëherë vëmendjen e mediave...
Ngjarja tragjike që i mori jetën 21-vjeçarit shqiptar Samir Fermaca në Itali, po merr një tjetër kthesë, teksa një d&e...
Këto ditë, vëmendja globale është përqendruar te një nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë, Kupa...
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë dhënë detaje në një konferencë për media lidhur me arrestimin e pesë personave të dyshuar për krime lufte në Reçak.
Prokurori Ilir Morina, ka thënë se Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për rastin e Reçakut dhjetorin e vitit të kaluar, porse ka shtuar se nuk kanë përfunduar hetimet.
Ai ka deklaruar se në hetimet që kanë zhvilluar këto muaj, kanë identifikuar disa persona që kanë qenë pjesë e njësive të posaçme të Policisë së Serbisë në atë kohë që kanë marrë pjesë në aksionin e 5 janarit të vitit 1999 në Reçak.
“Pasi kemi siguruar prova të mjaftueshme dhe kemi konsideruar se ekziston dyshimi i bazuar lidhur me këta persona dhe kemi bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ku kemi kërkuar urdhërarrestin dhe urdhërkontrollin. Gjykata ka aprovuar kërkesën dhe sot në orët e para të mëngjesit së bashku me Policinë kemi zbatuar urdhrin dhe kemi arrestuar pesë persona të përfshirë në Masakrën e Reçakut”, ka thënë ai.
Drejtori i Drejtorisë së Hetimeve për krimet e luftës, Bashkim Spahija ka thënë se rasti i Reçakut është jashtëzakonisht i rëndë dhe ka kërkuar angazhim dinamik në kuptimin e hetimit dhe mbledhjes së provave për kryesit e mundshëm të kësaj vepre penale.
“Një pjesë e veprimeve hetimore janë finalizuar në mënyrë të suksesshme vitin e kaluar, ndërkohë që kanë vazhduar edhe hetimet edhe gjatë këtij viti me një njësi që ka qenë e koncentruar kryesisht në këtë rast. Me datën 3 qershor kemi prezantuar në Prokurorinë Speciale një kallëzim penal kundër 6 personave të dyshimtë. Në rrjedhë procedurale me kërkesë të prokurorit të rastit është kërkuar urdhërkontrolli. Me qëllim të realizimit të suksesshëm të këtij kontrolli, Policia ka bërë një plan operativ që është emërtuar ‘Reçaku II’”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se angazhimi në terren në implementimin e këtij plani operativ ka filluar sot në orën 6 të mengjesit, ku janë arrestuar pesë persona.
Personat e arrestuar janë N.B. nga Shtëprca dhe ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. I dyshuari i dytë S.J, banues në Shtërpc ish-polic i Ministrisë i Punëve të Brendshme të Serbisë. B.P Shtërpcë ish-polic i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë që është arrestuar në Merdar. I dyshuari katërt S.N. banues në Shtërpcë dhe ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. I dyshuari i pestë S.S banues në Gjilan dhe punëtor në shërbimet postare në Serbi, dhe pjesë e formacioneve policore në Policinë e Punëve të Brendshme të Serbisë në kohën e kryerjes së veprës penale.
Ai ka bërë të ditur se është realizuar kërkim edhe për një ish-polic serb në Shtëprcë por i njëjti nuk është hasur në vendbanim dhe nuk është arritur të arrestohet.
Ka shtuar se janë sekuestruar armë, pjesë të ndryshme të uniformave, pranga, 43 fishekë, maskë për mbrojtje nga mjetet kimike, dokumentacione që konfirmojnë angazhimet në MPB-në e Serbisë, katër telefona mobilë, mbi 30 mijë euro, mbi 400 mijë dinarë serbë si dhe gjësende tjera. /Koha/
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, gjatë operacionit janë realizuar urdhër-kontrolle në disa lokacione. Autoritetet nuk k...
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar edhe ulësen e 50-të në Kuvendin e Kosovës, teksa numërimi i votave po vazhdon. Sipas të...
NATO njoftoi sot se do të vazhdojë me një riorganizim gradual të forcës së KFOR-it në Kosovë gjatë vitit të ...
Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin Pagarushë, një autobus ësht&e...
Sot mbushen 27 vjet nga tërheqja e forcave ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb. Ushtria ser...
MAQEDONI- Përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe një dokument i vitit 2010 për gjuhën serbe në K...
Në kuadër të vizitës zyrtare në Vjenë, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u p...
Një 28-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka apeluar vendimin e një gjykate në Gjermani, e cila e dënoi atë me burgim të p&eum...
Remzi Rexhepi, Burim Duriqi, Besim Ismajli, Denis Sharapolli dhe Ilir Bojniku janë pesë personat që u arrestuan në aksionin e sotëm, 09...
Vetëm dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në Kosovë kanë nisur të qartësohen edhe emrat...