Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën rreth orës 19:00 në rrugën automobilistike afër Suharekës është raportuar për një incident ku një zyrtar policor, jashtë detyrës zyrtare është sulmuar fizikisht nga një qytetar.
Sipas njoftimit të policisë, zyrtari policor ishte duke lëvizur me makinë në rrugë kur hasi në dy automjete të ndaluara në shiritin anësor.
Ai është ndalur dhe ka ndërhyrë duke i paralajmëruar drejtuesit e mjeteve që të marrin masa sigurie, për shkak të mjegullës së dendur dhe rrezikut të mundshëm për aksidente. Gjatë bisedës, njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht zyrtarin, i cili më pas ka marrë trajtim mjekësor në QKMF Suharekë. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht janë në kërkim të të dyshuarit.
“Auto udhë, Suharekë 10.12.2025-19:00 . Viktima mashkull kosovar, zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare dhe ishte duke lëvizur në auto udhë, ka hasur në dy mjete të ndaluara në shirit rrugor në auto udhë. Viktima është ndaluar dhe ka biseduar me vozitësit për arsyen e ndaljes ku i njëjti ka kërkuar që të marrin masa për siguri për shkak të kushteve atmosferike-mjegullës pasi mund të shkaktohet ndonjë aksident, pas bisedës me ta, i dyshuar e ka sulmuar fizikisht viktimën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Suharekë. Njësitet policore janë në kërkim të dyshuarit”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
10 Dhjetor23:52
Kabineti i Osmanit takim me zyrtarin e DASH, i kërkojnë kthimin e dialogut strategjik SHBA -Kosovë
Shefja e stafit të Presidentes, Learta Holla bashkë me këshilltaren Kryesore për Politikë të Jashtme, Rejhan Vuniqi, dhe Kësh...
KOSOVA
10 Dhjetor23:14
VIDEO/ Ramush Haradinaj përlotet ndërsa sheh nënën duke qarë për djemtë e vrarë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është emocionuar gjatë një momenti në emision, kur iu shfaq një video e nënës ...
KOSOVA
10 Dhjetor23:06
Detaje tjera nga aktakuza ndaj grupit që sulmoi Ibër-Lepencin, një sulm tjetër ishte planifikuar në tetor 2024
Veprimtaria e Jovan Viçentijeviq kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, shkon përtej aktit terrorist të 29...
KOSOVA
10 Dhjetor21:22
Kurti: Të akuzuarit për sulmin në Iber-Lepenc pjesë e strukturave ilegale të Serbisë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se të akuzuari...
KOSOVA
10 Dhjetor19:21
Akuzohet për pengim të drejtësisë në gjyqin kundër Thaçit, Gjykata Speciale liron me kusht Isni Kilajn
Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është liruar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pasi gjykatësi vend...
KOSOVA
10 Dhjetor17:48
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit / KQZ nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk i ka certifikuar kandidatët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve ...
KOSOVA
10 Dhjetor15:18
Akuzat për pengim të drejtësisë/ Lirohet me kusht ish-kryetari i Malishevës Isni Kilaj
Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është liruar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pasi gjykatësi vend...
KOSOVA
10 Dhjetor14:14
Vrasja e Liridona Ademaj/ Prokuroria kërkon nga Apeli t’i vërtetohet dënimi Tom Dodajt për shitjen e armës
Në Gjykatën e Apelit këtë të mërkurë është mbajtur seanca ndaj të akuzuarit Tom Dodaj, i cili nga Gjykata Th...
KOSOVA
10 Dhjetor12:39
Kosovë/ Presidenti Begaj merr pjesë në 50-vjetorin e themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve
Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në kremtimin e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Ko...
KOSOVA
10 Dhjetor11:27
Qytetari dorëzon portofolin me para në polici
Ditën e djeshme, në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, një qytetar me inicialet S.P ka dorëzuar një portofo...