Ish/zv.ministri Shkreli: Në Zvërnec nuk duhet ndërtuar, Palasa një varrezë gjigante
Ish-zv.ministri në qeverinë Rama Artan Shkreli i ka quajtur ndërtimet në zonën e Palasës një varrezë gjigante. Sipas tij...
Ish-zv.ministri në qeverinë Rama Artan Shkreli i ka quajtur ndërtimet në zonën e Palasës një varrezë gjigante. Sipas tij...
Ishte prej kohësh ndërmjetësi i padiskutueshëm në negociatat midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara përpara se t&eu...
Tensione janë regjistruar para ambienteve të Parlamentit. Protestues të shumtë shihen teksa kanë rrethuar deputetin e PS-së në...
Një realitet i hidhur vjen në protestën që po mbahet për ditën e 19. Një protestues tha se fshati i tij nuk kishte ujë. ...
Protesta e ditës së sotme ka marrë një drejtim të ri. Gjatë ditëve të kaluara marshimi ka qenë nga sheshi “Sk...
Ndërkohë që ka nisur mbledhja e qytetarëve për protestën e 19 ku kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqje e kryemi...
Opozita bojkoton seancën e Kuvendit, në sallë vetëm Shehaj. Mazhoranca bëhet gati për miratimin e amnistisë. Peleshi dy mas...
Ditët e para të protestës në Tiranë u bojkotuan nga mediat vendase, por tërhoqën menjëherë vëmendjen e mediave...
Ngjarja tragjike që i mori jetën 21-vjeçarit shqiptar Samir Fermaca në Itali, po merr një tjetër kthesë, teksa një d&e...
Këto ditë, vëmendja globale është përqendruar te një nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë, Kupa...

Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, në kuadër të një procesi më të gjerë të rishikimit të pranisë ushtarake të Aleancës në vend.
Një zyrtar i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) tha për Radion Evropa e Lirë se vendimi bazohet në rishikimin vjetor të bërë nga Komanda Supreme e Forcave Aleate në Evropë (SHAPE), e cila rekomandoi përshtatjen e trupave në terren.
“Bazuar në rishikimin më të fundit vjetor të Komandës Supreme të Forcave Aleate në Evropë, NATO-ja do të optimizojë pozicionimin e Forcës së Kosovës (KFOR). Si rezultat, Komanda Evropiane e SHBA-së do të bëjë një përshtatje – në faza dhe të bazuar në vlerësim të rrezikut – të kontributit amerikan në KFOR, në përputhje me këtë rishikim të udhëhequr nga SHAPE”, tha zyrtari i EUCOM-it për Radion Evropa e Lirë.
Ai shtoi se SHBA-ja vazhdon ta konsiderojë misionin një komponent kyç të stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor, pa dhënë detaje për natyrën apo përmasën e ndryshimeve të mundshme.
NATO: Prani më e vogël graduale në KFOR
Javën e kaluar, NATO-ja njoftoi se do ta zvogëlojë gradualisht praninë e saj në Kosovë gjatë vitit të ardhshëm, për shkak të, siç tha, përmirësimit të situatës së sigurisë. Radio Evropa e Lirë kërkoi sqarime nga selia e Aleancës në Bruksel për treguesit konkretë që mbështesin këtë vlerësim, veçanërisht në veri të Kosovës, ku situata mbetet e brishtë.
Në përgjigje, një zyrtar i NATO-s tha se Aleanca nuk komenton çështje operative apo të inteligjencës, por theksoi se situata në terren monitorohet vazhdimisht dhe nga afër përmes mjeteve të ndryshme, për të siguruar që misioni mbetet i përshtatshëm për qëllimin e tij. Aktualisht, KFOR-i përbëhet nga mbi 4.600 trupa nga 31 vende.
Radio Evropa e Lirë kontaktoi edhe ministritë e Mbrojtjes në Itali dhe Hungari – dy nga kontribuueset kryesore në KFOR, krahas SHBA-së – për të mësuar nëse planifikojnë rishikim të forcave të tyre, por nuk mori përgjigje.
As Ministria e Mbrojtjes e Kosovës nuk iu përgjigj kërkesës për koment. Në një aktivitet javën e kaluar, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Kosova ka ushtri të fortë dhe polici të aftë dhe se, së shpejti, do të ketë edhe xhandarmëri, me synim garantimin e paqes, stabilitetit dhe avancimin drejt integrimit në NATO dhe BE.
KFOR-i mbetet reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës si reagues i parë dhe misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, si reagues i dytë.
Misioni është përgjegjës për sigurinë përgjatë kufirit me Serbinë, ndërsa në pjesët e tjera të vijës kufitare përgjegjësinë e ka Policia e Kosovës.
Debati për praninë amerikane në Kosovë dhe më gjerë
Në Kosovë, Shtetet e Bashkuara kanë aktualisht rreth 590 ushtarë të dislokuar në kuadër të KFOR-it – një ulje e ndjeshme krahasuar me mbi 5.000 trupat e vendosura në vitin 1999, kur misioni u krijua pas përfundimit të luftës.
Që nga ajo kohë, SHBA-ja ka edhe kampin Bondsteel pranë Ferizajt, që konsiderohet baza më e madhe ushtarake amerikane në Ballkan. Debati për rishikimin e mundshëm të pranisë amerikane në Kosovë nisi qysh në fillim të vitit të kaluar, kur sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, paralajmëroi se Evropa duhet të përgatitet për një rishikim dhe reduktim eventual të pranisë ushtarake amerikane.
Gjatë një vizite në Varshavë atëkohë, Hegseth tha se e ardhmja e pranisë amerikane do të varet nga kërcënimet globale dhe prioritetet strategjike të SHBA-së. Megjithatë, një zyrtar i Departamentit amerikan të Mbrojtjes tha për Radion Evropa e Lirë asokohe se nuk ka ndryshime në pozicionimin aktual të forcave amerikane.
Po ashtu, në shkurt të këtij viti, gazeta amerikane Politico, duke cituar katër diplomatë të NATO-s, raportoi se SHBA-ja është duke kërkuar nga Aleanca që të reduktojë aktivitetin e saj të jashtëm, përfshirë misionin paqeruajtës në Kosovë – KFOR. Edhe atëherë, një zyrtar i Pentagonit konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se nuk ka ndryshime në dislokimin e forcave amerikane.
Sipas Komandës Evropiane të SHBA-së, numri i përgjithshëm i forcave amerikane në Evropë është luhatur mes 75.000 dhe 105.000 që nga viti 2022.
Prej tyre, rreth 63.000 janë të dislokuara në mënyrë të përhershme, ndërsa pjesa tjetër shërben me rotacion. Numri më i madh i trupave amerikane – mbi 35.000 – ndodhet në Gjermani, ku gjendet edhe baza ajrore Ramstein, me mbi 16.000 ushtarakë, civilë dhe kontraktorë.
Në fillim të majit, SHBA-ja njoftoi tërheqjen e 5.000 trupave nga Gjermania brenda 6-12 muajve të ardhshëm. Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, tha se vendimi pasqyron nevojat operacionale dhe situatën në terren.
“Reduktimi i SHBA-së në KFOR do të ishte destabilizues”
Një raport i Departamentit amerikan të Shtetit, i publikuar në fund të muajit të kaluar, e përshkroi praninë e SHBA-së në KFOR si komponent kyç për garantimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë.
Analisti Mark Montgomery, nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive, thotë për Radion Evropa e Lirë se çdo reduktim i pranisë amerikane në KFOR do të ishte “shumë destabilizues”, pasi do ta largonte SHBA-në nga “pika më e mundshme e tensioneve” – kufiri Kosovë-Serbi – dhe do të dërgonte sinjal se Uashingtoni po tërhiqet nga roli i sigurisë.
Ai shton se SHBA-ja është thelbësore për suksesin e KFOR-it dhe se diskutimet për ndryshime në politikën ndaj Kosovës janë “shqetësuese”, pasi mund të dobësojnë parandalimin dhe të nxisin Serbinë të testojë vendosmërinë e SHBA-së dhe të Evropës.
Montgomery thekson se ruajtja e niveleve aktuale të trupave amerikane në KFOR është një masë me kosto të ulët, por me rëndësi të lartë strategjike, ndërsa çdo zvogëlim do të sillte, sipas tij, “kohë më të vështira” për Kosovën dhe rajonin.
“Pa asnjë zëvendësim logjik për Shtetet e Bashkuara në këtë rast, ka shumë gjasa që kushtet të destabilizohen më tej nëse SHBA-ja bën një hap prapa”, thotë Montgomery.
Ai shton se Kosova duhet ta forcojë partneritetin me Shtetet e Bashkuara duke thelluar bashkëpunimin ekonomik, duke avancuar pavarësinë energjetike dhe duke lobuar vazhdimisht për një rol të qëndrueshëm dhe të fuqishëm amerikan në KFOR. Në të njëjtën kohë, ai thekson se vendi duhet të zgjidhë bllokadën e brendshme politike dhe të dëshmojë stabilitet institucional dhe qeverisje demokratike./REL
Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar një ulëse shtesë në Kuvendin e Kosovës, duke arritur në 52 mandate pas përditë...
Nga “nuk ma pëlqen si e mban shtëpinë” te “hajde dalim pak jashtë ta sqarojmë”. Kështu duket se ka pë...
Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit ka hyrë në ditën e tetë, ndërsa në Qendrën e Numër...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Hysri Selimin, ish-pjesëtar i ISIS, duke e dënuar me 6 vite burg për spiunazh n&eum...
Detaje të reja dhe prekëse kanë dalë në dritë pas ngjarjes tragjike që tronditi fshatin Kobaj, ku humbi jetën Albian Osm...
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë dhënë detaje në një konferencë për media lidhur me arrestimin e pesë...
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, gjatë operacionit janë realizuar urdhër-kontrolle në disa lokacione. Autoritetet nuk k...
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar edhe ulësen e 50-të në Kuvendin e Kosovës, teksa numërimi i votave po vazhdon. Sipas të...
NATO njoftoi sot se do të vazhdojë me një riorganizim gradual të forcës së KFOR-it në Kosovë gjatë vitit të ...
Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin Pagarushë, një autobus ësht&e...