E rëndë në Patos, një person gjendet i pa jetë në oborrin e banesës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Patos.Një person është gjetur i pa jetë në oborrin e bane...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Patos.Një person është gjetur i pa jetë në oborrin e bane...
Edon Zhegrova ishte protagonist i minutave të fundit në përballjen mes Sassuolos dhe Juventusit, por dopieta e tij nuk mjaftoi për të...
350 kg drogë janë gjetur në një anije të mbërritur nga Brazili në portin e Mersinit, në Turqi, ndërsa nënt&e...
Protesta kundër qeverisë vijon në rrugët e Tiranës, teksa qytetarët pjesëmarrës në ditën e 106-të t&eum...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi të dielën se planifikon të heqë tarifën prej 15% për uiskin irlandez. Trum...
Kontratat koncesionare dhe partneritetet publik-privat do të kalojnë nën një kontroll më të fortë administrativ, pasi ...
Disa mijëra njerëz jetojnë në një makinë, furgon ose kamping në qytetin e Los Anxhelosit. Situata nxjerr në pah vë...
Një qytetare që mori pjesë në protestë ka reaguar ashpër ndaj situatës në vend, duke ngritur shqetësime për ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një denoncim të ardhur nga një oficer i Policisë s...
Komisioni Europian po shqyrton mundësinë e një “Akti për Ujin”, i cili do të vendoste një kuadër më të...
Shkencëtarët në Angli po ekzaminonin trupin e një 78-vjeçari në vitin 2024, kur zbuluan diçka vërtet të pazakontë. Gjatë diseksionit, ata konstatuan se i ndjeri kishte atë që dukej si jo një, jo dy, por tre penisë, vetëm hera e dytë në historinë e dokumentuar që është vërejtur një anomali e tillë gjenitale. Ajo që është edhe më e çuditshme është se burri mund të mos ketë qenë kurrë i vetëdijshëm për “arsenalin shtesë” që kishte gjatë kohës që ishte gjallë.
Burri vuante nga një formë e asaj që mjekët e quajnë polifali (polyphallia), një gjendje kongjenitale jashtëzakonisht e rrallë që prek rreth një në 5 deri në 6 milionë lindje të gjalla. Anatomia e tij specifike paraqiste një enigmë edhe më të madhe, pasi kishte dy penisë shtesë në vend të njërit, një gjendje e njohur si trifali (triphallia).
Në rastin e vetëm tjetër të trifalisë që është raportuar në literaturën shkencore midis viteve 1606 dhe 2023, dy penisët “suplementarë” ishin të vendosur nga jashtë në perineum dhe në skrotumin e një foshnje 3-muajshe dhe u hoqën me ndërhyrje kirurgjikale pa komplikime. Penisët shtesë të britanikut 78-vjeçar, megjithatë, ishin të fshehur brenda qeses skrotale, çka do të thotë se ka shumë gjasa që as ai vetë dhe as mjekët e tij të mos kenë ditur kurrë për ekzistencën e tyre. Nga jashtë, organet e tij gjenitale dukeshin normale. Vetëm pasi ai dhuroi trupin e tij për shkencën, studiuesit kuptuan se ai kishte “rezerva”.
Polifalia zhvillohet gjatë jetës embrionale, kur një hormon seksual i quajtur DHT (dihidrotestosteron) ndihmon në formimin e prostatës dhe penisit. Në këtë rast, sipas studiuesve, tuberkuli gjenital- pararendësi i organeve gjenitale të formuara plotësisht- mund të jetë trefishuar, duke krijuar një penis primar dhe dy “mini” të tjerë.
“Uretra fillimisht u zhvillua në penisin sekondar,” shkruan ata. “Megjithatë, kur ky penis nuk arriti të zhvillohej plotësisht, uretra ndryshoi drejtimin e saj dhe u zhvillua në penisin primar. Penisi terciar është një mbetje e tuberkulit gjenital të trefishuar.”
Meqenëse penisët e tjerë ishin të fshehur në skrotum, studiuesit supozojnë se kjo anomali mund të jetë më e zakonshme sesa sugjeron literatura shkencore.
Disa anomali kongjenitale që lidhen me hormonet seksuale dhe organet gjenitale janë në fakt më të përhapura, si për shembull foshnjat që lindin interseks — që do të thotë se një person “lind me anatomi riprodhuese ose seksuale që nuk përputhet me kategoritë ‘femër’ ose ‘mashkull’”, sipas Planned Parenthood.
Vlerësohet se një ose dy në çdo 100 persona janë interseks, çka e bën këtë gjendje disi më të kuptuar në komunitetin mjekësor sesa polifalia, megjithëse ende mbetet e nënstudiuar.
Prej kohësh, praktika standarde ka qenë që mjekët t’u bëjnë ndërhyrje kirurgjikale foshnjave dhe fëmijëve interseks, në mënyrë që të përshtaten me binarin “mashkull” ose “femër”. Por aktivistët interseks kanë ngritur pikëpyetje mbi etikën e kryerjes së operacioneve jo të domosdoshme nga ana mjekësore tek të miturit që nuk mund të japin pëlqim.
Në rastin e burrit me trifali, të gjitha pjesët e tij mbetën të paprekura deri në vdekjen e tij. Rregulloret lokale ndalojnë publikimin e detajeve identifikuese për trupin, përveç gjatësisë së tij — rreth 1.83 metra — dhe fizikut të tij “mesatar deri të madh”.
Ndërsa polifalia e tij mund të ketë kaluar pa u zbuluar gjatë gjithë jetës, studiuesit spekulojnë se ai mund të ketë vuajtur nga disa komplikacione që lidhen me këtë gjendje, si infeksione të traktit urinar, disfunksion erektil ose probleme fertiliteti.
Çfarë ndodh nëse një përdorues i thotë ChatGPT se ka ndërmend të kryejë një krim ? Aplikacioni mund të ...
Në një hapësirë të vogël zyre në Qytetin e Gazës, një fëmijë qëndron i palëvizshëm, nd...
Dashi Hëna do të hyjë në shenjën tuaj, duke ju dhuruar një ditë interesante. Në familje dikush do ju kërkojë ...
Çdo shenjë horoskopi ka mënyrat e veta për të joshur dhe tërhequr partnerin e dëshiruar. Por kur bëhet fjalë p&...
DASHI Jeni protagonistët e një qielli që flet për shpengim! Pas disa javësh nervoze, tani ndjeni një forcë të re bren...
Marianna Stupina, një ish-zyrtare e lartë në administratën rajonale të Astrakhanit në Rusi, arriti të falsifikonte vdekjen e ...
Pas çdo Prosciutto di San Daniele fshihet një kapital njerëzor me kompetencë, përkushtim dhe traditë. Konsorciumi i konsideron n...
Dashuria, puna, mirëqenia dhe fati: çfarë kanë për të thënë yjet, sipas astrologut më të famshëm ital...
Një vaksinë e vetme me sprej nazal mund të mbrojë nga të gjitha llojet e kollës, ftohjes dhe gripit, si dhe nga infeksionet bakter...
A besoni në magji? Pranvera po afron, por përpara se të lindim përsëri gjatë ekuinoksit, duhet të dorëzohemi plotës...