“PS të mbledhë mendjen”/Mesazhi i fortë i Spiropalit në kulmin e protestave: Duhet të vetëpastrohet
Teksa protestat kundër qeverisë vijojnë prej ditësh dhe kritikët kërkojnë përgjegjësi politike, Elisa Spiropali, ...
Teksa protestat kundër qeverisë vijojnë prej ditësh dhe kritikët kërkojnë përgjegjësi politike, Elisa Spiropali, ...
Ndërsa në Tiranë pritet të zhvillohet protesta e 22-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës, shqiptarët e di...
Nga Simone Leonhartsberger, ORF/ Pak kohë më parë, në maj të vitit 2025, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Partia e tij Socialiste f...
Futja e vajzave eskortë për takime speciale, në burgjet Shqiptare gjatë periudhës parazgjedhore dhe paszgjedhore të 11 Majit 202...
Revolta popullore po bëhet gjithnjë e më e madhe, ku çdo orë që kalon numri i pjesëmarrësve rritet dhe Diaspora &lsq...
Një denoncim i mbërritur tek Piranjat News ngre shqetësime për mënyrën se si janë trajtuar disa pjesëtarë të...
Ish-ministri i PS-së, Arben Malaj, ka komentuar protestat kundër kryeministrit Edi Rama, duke i cilësuar ato si masive dhe me ndikim të ma...
Në plazhin e Potamit në Himarë është vërejtur një ndotje alarmante e bregut të detit, e cila sipas pamjeve të sig...
Për më shumë se tre javë, protestuesit janë mbledhur paqësisht në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, nën p...
Të gjithë drejtorët paraardhës të Ami Kozelit në Autoritetin Rrugor Shqiptar janë në burg, në arrest shtëpiak,...

Facebook ka nisur testimin e një politike të re që kufizon shpërndarjen e linqeve në platformë, duke i detyruar përdoruesit të paguajnë për të publikuar më shumë lidhje të jashtme. Vendimi pritet të ndikojë negativisht te mediat dhe botuesit online, edhe pse këta të fundit nuk janë përfshirë drejtpërdrejt në fazën e testimit.
Kompania Meta njoftoi se po zhvillon një “test të kufizuar”, në të cilin përdoruesit që nuk kanë abonimin Meta Verified, me çmim që nis nga 9.99 paund në muaj, mund të shpërndajnë vetëm dy linqe të jashtme në muaj.
Testimi po zbatohet për një numër të kufizuar profilesh dhe faqesh që përdorin Professional Mode, një funksion i përdorur kryesisht nga krijuesit e përmbajtjes për të gjeneruar të ardhura nga postimet.
Edhe pse organizatat mediatike nuk janë pjesë e drejtpërdrejtë e këtij testi, ekspertët paralajmërojnë se masa mund të ndikojë ndjeshëm në shpërndarjen e lajmeve, pasi përdoruesit do të kenë më pak mundësi të ndajnë përmbajtje mediatike.
Mediat online kanë pësuar tashmë rënie të fortë të trafikut nga Facebook, pas vendimit të Metës në vitin 2023 për të ulur prioritetin e lajmeve dhe për të favorizuar videot dhe përmbajtjet virale me format të shkurtër. Sipas disa vlerësimeve, trafiku nga Facebook drejt faqeve të lajmeve në vitin 2024 ka qenë rreth 50% më i ulët krahasuar me një vit më parë, pavarësisht shenjave të lehta të rimëkëmbjes gjatë këtij viti.
Politika e re është pjesë e strategjisë së Metës për të nxitur përdoruesit të abonohen në Meta Verified, një shërbim që kushton nga 9.99 paund deri në rreth 400 paund në muaj, në varësi të paketës. Abonimi ofron shenjën e verifikimit, veçori shtesë për llogarinë dhe më shumë siguri.
Në njoftimet që disa përdorues kanë marrë nga Facebook thuhet: Duke filluar nga 16 dhjetori, disa profile Facebook pa Meta Verified do të kufizohen në shpërndarjen e dy postimeve organike në muaj. Abonohuni në Meta Verified për të shpërndarë më shumë linke dhe për të përfituar shenjën e verifikimit dhe përfitime të tjera.
David Buttle, themelues i kompanisë konsulente mediatike DJB Strategies, tha se Meta ka qenë prej vitesh në një tërheqje të qëllimshme nga përmbajtja e lajmeve.
“Pas ndërprerjes së pagesave për botuesit dhe bllokimit të linqeve të lajmeve në Kanada, është e qartë se lajmet nuk janë më pjesë e strategjisë së Metës”, u shpreh ai.
Sipas Buttle, ky test i ri përforcon zhvendosjen e platformës nga shpërndarja falas drejt monetizimit të shtrirjes së përmbajtjes, ndërsa kompania po fokusohet gjithnjë e më shumë te inteligjenca artificiale, pas dështimit të investimeve në metavers.
Nga ana e saj, Meta deklaroi se testimi synon të kuptojë nëse mundësia për të publikuar më shumë postime me linqe sjell vlerë shtesë për abonentët e Meta Verified. Në janar, kompania njoftoi gjithashtu se do të adoptonte një qasje më të personalizuar ndaj përmbajtjes politike, çka sipas analizave të Press Gazette dhe Similarweb ka sjellë rikthimin gradual të lajmeve në rrjedhën e postimeve të përdoruesve. Një nga mediat që ka përfituar më shumë nga ky ndryshim është gazeta britanike Express, e cila ka shënuar rritje prej 26% të trafikut social nga Facebook brenda një viti.
Sot, skena e Fest 64 hap perden e natës së tretë, një mbrëmje ku koha duket se ndalet për t’i lënë vend muzik&eu...
Dashi Dite vendimtare kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera do vendosen për ta kështu qe çdo hap duhet hedh...
Në Shqipëri inteligjencën artificiale e emëruan ministre të kabinetit qeveritar, kurse në Japoni marrëzia nuk shkon aq larg...
Për vite me radhë, shkencëtarët kanë paralajmëruar se gripi i shpendëve, i njohur më mirë si H5N1, një dit&e...
Ajo që deri dje dukej si fantashkencë, sot po hyn zyrtarisht në prodhim. Kompania amerikane Alef Aeronautics ka njoftuar se “makina e par...
Një peshkatar në Vlorë ka arritur të kapë një peshk të llojit ton në ujërat e gjirit të qytetit. Sipas d&eu...
Kur bëhet fjalë për humbjen e peshës, vëmendja shpesh përqendrohet te dietat strikte dhe kufizimet e forta ushqimore. Megjithat&...
Ka shumë mundësi që njihni dikë që po kollitet tani - shpresojmë jo drejtpërdrejt te ju. Ka shumë ftohje dhe viruse q...
Dashi Dite shume e qete dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ju beje ta dashuroni edhe me tepër...
Një zbulim i ri shkencor po rishkruan historinë gjeologjike të Bermudës dhe po ofron një shpjegim të qartë për një...