7 narrativa fallco që po përdoren për të diskredituar protestën për Zvërnecin
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për k...
Është mbyllur pas rreth tre orësh protesta kundër zbatimit të projektit ku pritet ndërtimi i një resorti në zonën e...
Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivist&eum...
Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drej...
Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Me pankart...
Teksa pritet që të nisë pas pak protesta e qytetarëve para bulevardit Dëshmorët e Kombit, policia ka marrë masa. Siç ...
Në prag të miqësores Shqipëri – Izrael, e cila do të mbahet sonte në stadiumin “Air Albania” të Tiran&...

Një fundjavë në Europë mund të duket si një ofertë perfekte: bileta të lira avioni dhe një qytet i ri për të eksploruar. Por shpesh ndodh që pasi mbërrin, shpenzimet për hotelin, ushqimin dhe transportin bëhen shumë më të larta nga sa pritej. Megjithatë, ende ka qytete europiane ku mund të kalosh bukur pa shpenzuar shumë.
Sipas raportit vjetor “Post Office City Costs Barometer”, disa destinacione ofrojnë çmime shumë më të ulëta se qytetet e famshme turistike. Raporti llogarit shpenzimet për akomodimin, ushqimin, transportin publik dhe atraksionet turistike.
Sarajevë, Bosnje-Hercegovinë
Kostoja e fundjavës: rreth 290 €
Sarajeva renditet si qyteti më i lirë në listë. Kryeqyteti boshnjak është rikthyer pas plagëve të luftës dhe sot tërheq turistë me atmosferën mikpritëse dhe përzierjen e kulturës osmane, austro-hungareze dhe europiane. Atraksioni më i njohur është Tuneli i Shpresës, i përdorur gjatë rrethimit të qytetit.
Kostoja e fundjavës: rreth 302 €
Bukureshti mbart ende gjurmët e diktatorit Nikolae Çaushesku, sidomos te Pallati gjigant i Parlamentit. Megjithatë, qyteti ruan hijeshinë që dikur i dha nofkën “Parisi i Lindjes”. Muzeu Kombëtar i Artit është një tjetër pikë e rëndësishme për vizitorët.
Kostoja e fundjavës: rreth 308 €
Kryeqyteti shqiptar po bëhet gjithnjë e më popullor si një destinacion alternativ europian. Në Tiranë ndërthuren monumentet romake me trashëgiminë komuniste. Galeria Kombëtare e Arteve dhe bunkerët e kthyer në muze, si Bunk’Art, janë ndër vendet më interesante për turistët.
Kostoja e fundjavës: rreth 310 €
Beogradi njihet për jetën e gjallë urbane dhe skenën artistike. Kisha e Shën Savës është një nga kishat ortodokse më të mëdha në botë, ndërsa Muzeu i Jugosllavisë ruan varrin e Josip Broz Titos.
Kostoja e fundjavës: rreth 318 €
I rrethuar nga kodra dhe male, Trençin po fiton famë si qendër kulturore. Qyteti është i njohur për kështjellën historike dhe festivalin muzikor Pohoda.
Kostoja e fundjavës: rreth 325 €
Pas pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik, Riga është kthyer në një destinacion shumë tërheqës falë arkitekturës së larmishme, ushqimit dhe birrës së mirë. Afër qytetit ndodhet edhe resorti bregdetar Jurmala.
Kostoja e fundjavës: rreth 338 €
Lila kombinon kulturën franceze me ndikimet flamande. Qyteti është i njohur për lagjen historike Vieux Lille dhe galerinë prestigjioze Palais des Beaux-Arts.
Kostoja e fundjavës: rreth 338 €
Vilniusi ka një histori të pasur hebraike dhe një qytet të vjetër barok të mbrojtur nga UNESCO. Muzeu i Okupimeve dhe Luftës për Liri tregon periudhën e sundimit sovjetik.
Kostoja e fundjavës: rreth 373 €
Pranë kufirit gjerman, Strasburgu ofron një kombinim unik kulturor francez dhe gjerman, sidomos në arkitekturë dhe kuzhinë. Katedralja gotike e qytetit konsiderohet një nga më të bukurat në Europë.
Kostoja e fundjavës: rreth 388 €
Podgorica nuk është një destinacion tipik turistik, por shërben si pikënisje ideale për të eksploruar natyrën e Malit të Zi. Atraksioni kryesor është Liqeni i Shkodrës që nuk ndodhet shumë larg dhe parku kombëtar përreth tij.
Raporti tregon se Europa nuk është domosdoshmërisht e shtrenjtë. Për ata që kërkojnë aventura me buxhet të kufizuar, këto qytete ofrojnë histori, kulturë dhe përvoja interesante pa boshatisur portofolin.
Dashi Energjia juaj është në rritje për shkak të ndikimit të Marsit. Gjeni atë që ju qetëson, sepse në k&eu...
Panda gjigante albino e vetme e njohur në botë është rikapur nga kamerat e mbikëqyrjes në natyrë në jugperëndim t&e...
Një nga arkivat më misterioze dhe historike të verës në botë po zbulohet zyrtarisht për herë të parë, ndë...
Imazhet që mund të nxirreshin nga një thriller të kujtojnë ato të ndara nga një nënë angleze që shkoi në...
Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos ka ngritur shqetësime edhe në Europë pas dyshimeve për rast...
Zgjimi herët në mëngjes nuk lidhet vetëm me disiplinën apo rutinën, por edhe me disa karakteristika që studiuesit i konside...
Një studim i ri sugjeron se konsumimi i lëngut të boronicës mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit të l...
Dashi Gjate gjithë kësaj dite duhet te tregoheni me te disponueshem ndaj partnerit tuaj ne mënyrë qe marrëdhënia mes jush te fi...
Ky është momenti i tmerrshëm kur një trup i pajetë bie nga baza e një arkivoli përpara të pranishmëve të trond...
Mushkonjat mund të mësojnë ta shoqërojnë erën e DEET-it - ilaçi më i zakonshëm kundër insekteve - me mund&eu...