LIFESTYLE

Hëna e re tek shenja e Dashit/ Astrologia tregon ditët më me “rrezik” të javës: Këto shenja të mos marrin vendime

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Prill 2026, 15:02

Hëna e re tek shenja e Dashit/ Astrologia tregon ditët më me

Hëna e re tek shenja e Dashit do të vazhdojë të na ndikojë, sipas astrologes Chrysanthi Kalogeri, e cila ishte e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”.

Ditët më me “rrezik” janë datat 19, 20, 21 prill, ku duhet të tregohet kujdes në mënyrën si përdoret fjala, si reagohet dhe si drejtohet makina, pra në mënyrë që të mos humbet kontrolli i situatës.

Sipas astrologes, në datën 26 prill, Urani më në fund largohet nga shenja e Demit dhe hyn në shenjën e Binjakëve, kështu që do të gjejnë qetësinë shenja e Demit, Akrepit, Ujorit dhe Luanit.


Dashi:

Jeni nga më të ndikuarit e periudhës dhe më të ndikuarit jeni ju të lindurit në dhjetë-ditëshin e parë të shenjës. E gjithë kjo periudhë e filluar nga janari apo shkurti, por sidomos kjo javë që po kalon dhe java që vjen, është një javë e ngarkuar me përgjegjësi, me detyrime, duke ju krijuar shumë fronte problemesh që kërkojnë zgjidhje nga ana juaj. Mirë është të mos merrni vendime gjatë kësaj jave, por nëse vendimet vijnë nga të tjerët, reagoni me qetësi. Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe në fakt është një periudhë shumë aktive ku mund të realizoni shumë nga planet tuaja.

Demi:

Më në fund çliroheni nga prania e Uranit nga data 26 prill dhe jeni para disa ndryshimeve që doni t’i realizoni. Më të ndikuar jeni ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës, ndërkohë që disa nga ju mund të përjetojnë një krizë gjatë kësaj jave. Mos merrni vendime përfundimtare në qoftë se nuk jeni të sigurt. Shumë të ndikuar jeni dhe ju të lindurit në mes të dhjetë-ditëshit të parë të shenjës dhe do të doni të bëni ndryshime në karrierën tuaj, kur keni disa probleme me bashkëpunëtorët apo bashkëshortët tuaj, mos kërkoni gjëra për të cilat keni nevojë sepse mund të mos merrni ato që dëshironi në këtë periudhë. Ju të lindurit në dhjetë-ditëshin e dytë jeni mjaft të favorizuar.

Binjakët:

Mund të themi se për Binjakët është një nga javët më të rëndësishme, pasi në datën 26 prill, Urani kalon në shenjën tuaj dhe do të qëndrojë atje deri në vitin 2033. Për këtë vit më të ndikuar do të jeni ju të lindurit në maj. Ndryshimet do të nisin nga ju dhe do të nisin si një nevojë e brendshme për liri. Në fakt temperamenti juaj përshtatet totalisht me planetin e Uranit, kështu që besoj që do të bëni gjëra shumë të mira në jetën tuaj, ndryshime që vërtet do t’ju favorizojnë. Kujdes në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja të çfarëdo lloji si pasojë e një ndjesie të madhe që do të keni për liri. Do të favorizoheni nga dashuria me shikim të parë.

Gaforrja:

Edhe ju jeni në një presion në këtë periudhë, veçanërisht ju të lindurit në qershor. Ky presion vjen nga bashkëpunëtorët tuaj, vjen nga eprorët tuaj, vjen nga një njeri që është më lart nga ju, ndoshta dhe një përgjegjësi ndaj prindërve tuaj. Pra gjithsesi keni një ngarkesë, por kjo punë që bëni këtë periudhë, edhe pse mund të mos shpërblehet në këtë moment, do të shpërblehet në vijim. Do të keni shanse shumë të mira në rrjetin tuaj social, takime mjaft interesante, madje një flirt ose një njohje nga ana emocionale. Duhet të jeni më të kujdesshëm në sferën financiare dhe sidomos në atë fushë ku ju kërkoni një ndihmë financiare mbi një iniciativë.

Luani:

Keni një periudhë pozitive pasi vendosja planetare në shenjën e Dashit favorizon shenjën tuaj, por këtu nuk duhet të humbasim kontrollin. Çdo humbje kontrolli mund të sjellë rezultate të kundërta. Ju të lindurit në dhjetë-ditëshin e parë do të keni zhvillime, pasi një çështje ligjore mund t’ju shqetësojë apo një çështje në lidhje me një udhëtim apo me studimet jashtë vendit. Të gjitha këto kërkojnë pak më shumë mundim, por me një organizim të mirë do t’ia dilni mbanë. Do të keni zhvillim në sferën sociale dhe në jetën tuaj profesionale. Ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës mund të bëni disa ndryshime përfundimtare në punën tuaj.

Virgjëresha:

Një periudhë shumë e rëndësishme për ju pasi Urani, i cili kalon në shenjën e Binjakëve, kalon dhe në shtëpinë tuaj të dhjetë, duke sjellë ndryshime në jetën tuaj sociale, por dhe në karrierën dhe në punën tuaj. Këto ndryshime do të ndikojnë dhe përditshmërinë tuaj ose përditshmëria juaj do të sjellë ndryshime në punën dhe karrierën tuaj. Është mirë të vendosni teknologjinë në punën tuaj ose të gjeni alternativa të reja. Kujdesuni më tepër për psikologjinë tuaj dhe të dini se suksesi kërkon punë dhe vetëbesim. Shanse shumë të mira do të keni në lidhje me planet për të ardhmen, por një ndryshim shumë pozitiv do të keni ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës.

Peshorja:

Jeni direkt të ndikuar në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve. Një periudhë më e ngarkuar përbën për ju të lindurit në dhjetë-ditëshin e parë të shenjës, ku jeni të detyruar të haseni me vendime që marrin të tjerët, me një krizë në marrëdhëniet dhe në bashkëpunimet tuaja, për persona që hyjnë në jetën tuaj dhe ju do t’ju duhet të bëni një vlerësim sa më të mirë të tyre. Gjithsesi jini të kujdesshëm dhe mos merrni vendime të nxituara në këtë periudhë. Ndërkohë do të keni shanse shumë të mira në sferën financiare duke filluar nga data 20 prill dhe në vijim, por njëkohësisht kalimi i Afërditës në shenjën e Binjakëve, por dhe i Uranit, do t’ju japë shanse për të udhëtuar, për të futur në jetën tuaj njerëz të rinj, njerëz ndryshe nga herët e tjera, por dhe të bëni ndryshime të cilat do të përcaktojnë të ardhmen tuaj. Shanse shumë të mira do të keni ju të lindurit në dhjetë-ditëshin e dytë në sferën emocionale dhe profesionale.

Akrepi:

Të lindurit në dhjetë-ditëshin e parë janë të ndikuar dhe kanë shanse në marrëdhëniet dhe në bashkëpunimet e tyre, por janë në një fazë që këto marrëdhënie, apo çështje që lidhen me akset kryesore të jetës së tyre, dalin në pah në këtë periudhë dhe mund t’ju mundojnë pak më tepër rreth datës 26 prill. Të lindurit në ditët e fundit të shenjës jeni përpara disa ndryshimeve në marrëdhëniet tuaja. Një njeri hyn në jetën tuaj, një dashuri me shikim të parë apo një krizë ndarjeje do të përjetoni këtë javë.

Shigjetari:

Një periudhë shumë dinamike për ju, pasi vendosja e planeteve në shenjën e Dashit krijon një situatë shumë aktive për ju dhe ju nxjerr nga një gjendje ku ishit të bllokuar. Është momenti të bëni një “restart“, pa ekzagjerime dhe pa peripeci të tepërta të cilat mund t’ju nxjerrin jashtë rrugës dhe mund t’ju udhëheqin në gabime. Njëkohësisht vendoset theksi në fushën e bashkëpunimeve tuaja, pasi kalon te Binjakët përballë jush dhe kështu që marrëdhënieve tuaja u mungon stabiliteti dhe njerëz të rinj, ndryshe nga herët e tjera, hyjnë në jetën tuaj.

Bricjapi:

Edhe ju jeni një nga katër shenjat më të ndikuara të kësaj periudhe, ku ju të lindurit e dhjetë ditëve të para të shenjës jeni përpara një situate, ku duhet të merrni vendime në lidhje me shtëpinë, në lidhje me familjen, mund të keni probleme me prindërit tuaj, me njerëz të moshuar. Juve gjithashtu mund t’ju duhet të zgjidhni disa çështje që kanë të bëjnë me pronën, që mund të jenë të ngatërruara njëkohësisht me dokumente dhe gjëra ligjore, megjithatë do të keni të gjithë fuqinë, organizimin për ta zgjidhur. Ju të lindurit në dhjetë-ditëshin e dytë do të keni shanse unike në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve. Keni shanse në sferën e dashurisë.

Ujori:

Është një periudhë ku jeni shumë të ngarkuar dhe në lëvizje të vazhdueshme. Jeni me takime dhe me gjëra që ju shqetësojnë me njerëzit e rrethit tuaj të afërt. Gjithsesi kjo javë vendos theksin në gjëra që kanë të bëjnë me shtëpinë tuaj, familjen, por të implikuar janë dhe njerëzit e ambientit tuaj. Mos u nxitoni dhe kini kujdes si përdorni fjalën. Evitoni tendencat e kontrollit, ndërkohë që mund të realizoni një transferim, një ndryshim dhe t’i jepni një zgjidhje përfundimtare një problemi.

Peshqit:

Të lindurit në ditët e para të shenjës janë shumë të ndikuar pasi kalimi i Uranit në shenjën e Binjakëve në datën 26 prill, i fut ata që janë të lindur në muajin shkurt në një fazë ndryshimesh, të cilat lidhen me shtëpinë, me familjen, me punën dhe në akset kryesore të jetës tuaj. Fokusohuni në sferën financiare, mos merrni vendime të nxituara. Gjithsesi kjo javë ju sjell shanse për takime shumë interesante, të papritura, që mund të jenë erotike ose takime të rëndësishme në sferën tuaj profesionale.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan