Temperaturat e larta ndikojnë edhe te shampanja, autoritete franceze autorizojnë prodhimin e saj me përqindje më të lartë alkooli
Dashamirësit e shampanjës mund të ‘dehen’ më shpejt, pasi prodhuesit francezë janë autorizuar për herë t&e...
Dashamirësit e shampanjës mund të ‘dehen’ më shpejt, pasi prodhuesit francezë janë autorizuar për herë t&e...
Suedezët votojnë për parlamentin e ri, në një garë tejet të ngushtë që mund t’i sjellë fitore të ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Patos.Një person është gjetur i pa jetë në oborrin e bane...
Edon Zhegrova ishte protagonist i minutave të fundit në përballjen mes Sassuolos dhe Juventusit, por dopieta e tij nuk mjaftoi për të...
350 kg drogë janë gjetur në një anije të mbërritur nga Brazili në portin e Mersinit, në Turqi, ndërsa nënt&e...
Protesta kundër qeverisë vijon në rrugët e Tiranës, teksa qytetarët pjesëmarrës në ditën e 106-të t&eum...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi të dielën se planifikon të heqë tarifën prej 15% për uiskin irlandez. Trum...
Kontratat koncesionare dhe partneritetet publik-privat do të kalojnë nën një kontroll më të fortë administrativ, pasi ...
Disa mijëra njerëz jetojnë në një makinë, furgon ose kamping në qytetin e Los Anxhelosit. Situata nxjerr në pah vë...
Një qytetare që mori pjesë në protestë ka reaguar ashpër ndaj situatës në vend, duke ngritur shqetësime për ...
Një bimë e zakonshme kacavjerrëse është shndërruar në burim të ardhurash për qindra gra dhe fermerë në Indi, ndërsa kërkesa globale për produkte natyrale po rritet. Deri pak vite më parë, lulja “butterfly pea”, e njohur në Indi si “aparajita”, ishte thjesht një bimë zbukuruese në shumë fshatra të vendit. Sot, ajo po kthehet në një produkt me vlerë të lartë ekonomike, falë përdorimit të saj si çaj dhe si ngjyrues natyral ushqimor.
Nilam Brahma, nga një fshat në shtetin Assam, tregon se për herë të parë kuptoi potencialin ekonomik të lules rreth dy vjet më parë, kur pa gra të tjera që fitonin para nga shitja e saj. “Herën e parë fitova rreth 50 dollarë nga lulet e thara. Ajo përvojë më dha besim se mund të ndërtoja të ardhmen time,” thotë ajo.
Rritja e interesit për produkte natyrale dhe kufizimet ndaj ngjyruesve sintetikë në SHBA dhe Evropë kanë shtuar kërkesën globale për “butterfly pea”. Në vitin 2021, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi përdorimin e kësaj luleje si aditiv ushqimor, ndërsa në Evropë ajo ende klasifikohet si “ushqim i ri”, që kërkon autorizime shtesë. Pavarësisht kufizimeve rregulluese, sipërmarrësit indianë po investojnë në zhvillimin e këtij sektori. Kompani si Blue Tea dhe THS Impex po punojnë drejtpërdrejt me fermerët për të përmirësuar cilësinë e prodhimit dhe për të krijuar zinxhirë të qëndrueshëm furnizimi, ku një rol kyç luajnë gratë rurale.
Sipas sipërmarrësve, sfidat kryesore mbeten mungesa e një tregu të strukturuar dhe standardeve të unifikuara të çmimeve. Megjithatë, numri i fermerëve të përfshirë është në rritje dhe të ardhurat po rriten ndjeshëm në zonat rurale.
Përveç vlerës ekonomike, studime të hershme sugjerojnë se çaji nga kjo lule mund të ketë përfitime shëndetësore, përfshirë përmirësimin e kontrollit të sheqerit në gjak, megjithëse ekspertët theksojnë se nevojiten kërkime të mëtejshme.
Shembulli i “butterfly pea” po shihet gjithnjë e më shumë si një model se si bujqësia tradicionale dhe sipërmarrja mund të ndërthuren për të krijuar mundësi të reja ekonomike në vendet në zhvillim.
Ekspertët e shëndetit rekomandojnë që temperatura në shtëpi gjatë muajve të ftohtë të mos bjerë nën ...
Dielli më në fund ka dalë përmes reve për herë të parë pas 21 ditësh në Aberdeen të Skocisë. Dielli...
Policia në Italinë jugore ka shpëtuar një kuti që përmbante shufra ari nga një impiant për ndarjen e mbeturinave, pasi n...
Vdekja e një influencueseje ushqimore 51-vjeçare nga Filipinet ka tronditur botën, pasi ajo vdiq pasi hëngri një " gaforre djal...
Astrologia Meri Gjini, ka bërë parashikimin e horoskopit për Shën Valentinin në emisionin “Mes’dritë”, ku sipas ...
Një studim shkencor zbulon se leximi, shkrimi dhe mësimi i gjuhëve të reja mund të zvogëlojnë rrezikun e demencës me a...
Për disa shenja të horoskopit, dashuria nuk është thjesht një ndjenjë kalimtare, por një nevojë e thellë, një...
Ekipi i SHBA-së fitoi medaljen e argjendtë në karling në dyshe të përziera të martën, pasi arriti në finalen e k&...
Dashi Sot energjia juaj forcohet ndjeshëm. Ka vendosmëri dhe guxim në çështjet e punës. Nëse keni një marrëves...
Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron se brezi Gen Z mund të jetë i pari ndër brezat modernë që shfaq mesatare më t...