Kanceri i kolonit nuk është më vetëm një sëmundje e të moshuarve. Të dhënat e fundit tregojnë një fenomen shqetësues: ndërsa normat e incidencës janë ulur tek personat mbi 60 vjeç, në vendet e zhvilluara po regjistrohet një rritje e fortë te personat nën 50 vjeç. Tek të rinjtë 20–29 vjeç, incidenca është rritur me 7.9% në vit midis 2004 dhe 2016.
Një nga faktorët kryesorë të rrezikut janë ushqimet ultraprocesuara, si snacks industrialë, ushqime të gatshme, drithëra të ëmbël, pijet e gazuara, mishrat e përpunuar dhe shumë produkte fast-food. Një rishikim i publikuar në Nature Reviews Endocrinology në gusht 2025 thekson se këto ushqime janë një nga faktorët kryesorë të rrezikut për këtë tendencë shqetësuese. Problemi nuk është gjenetik: 75% e rasteve janë te persona pa histori familjare ose predispozitë të njohur, duke treguar se shkaktarët kryesorë janë faktorët mjedisorë dhe zakonet moderne ushqimore.
Prof. Annamaria Colao, endokrinologe e njohur ndërkombëtarisht dhe zv/kryetare e Këshillit të Lartë të Shëndetësisë (Itali), shpjegon: ‘Obeziteti, së pari, dhe ushqimet ultraprocesuara së bashku janë faktorë që dyfishojnë dhe trefishojnë disa lloje tumoresh, veçanërisht ato të traktit tretës dhe të kolonit’. Ajo thekson rëndësinë e ndërgjegjësimit të shoqërisë dhe politikave shëndetësore për të menaxhuar problemin e ushqimit.
Ka edhe një aleat të papritur: kosi. Një studim i Harvard School of Public Health i vitit 2025 tregon se konsumimi i rregullt i kosit mund të ulë rrezikun e kancerit të kolonit, për shkak të probiotikëve dhe përbërësve të tjerë të dobishëm që mbrojnë mikrobiomën intestinale.
Rritja e rasteve te të rinjtë ngre një çështje urgjente: programet ekzistuese të testeve zbuluese nuk janë të përshtatshme. Në Angli, për shembull, testet për kancerin intestinal i NHS është i fokusuar tek personat 50–74 vjeç, duke lënë jashtë të rinjtë, të cilët shpesh diagnostikohen vonë. Në Itali, testi i thjeshtë për gjakun e fshehur në feçe (SOF) rekomandohet çdo dy vjet për personat 50–69 vjeç, por modelet parashikuese tregojnë se kanceri i zorrës së trashë te të rinjtë mund të dyfishohet çdo 15 vjet në vendet industriale si Australia, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA.
Ekspertët sugjerojnë zgjerimin e moshës në kontrollet paraprake dhe forcimin e edukimit ushqimor që nga adoleshenca. Diagnoza e hershme mbetet arma më efektive: zbulimi në stadet e para rrit ndjeshëm mundësinë e shërimit të plotë.
Artikuj te sugjeruar
LIFESTYLE
4 Tetor20:01
A po e heqim armën më të mirë të trupit kundër tumoreve?
Kërkime të reja tregojnë se ruajtja e nyjave limfatike, të cilat shpesh hiqen pranë tumoreve për të parandaluar përhapje...
LIFESTYLE
4 Tetor16:28
Nissan Xterra EV, çfarë dimë deri tani për makinën elektrike të markës
Nissan është duke u përgatitur për një rikthim të fuqishëm në kategorinë e SUV-ve të energjisë elektrik...
LIFESTYLE
4 Tetor16:03
Rikthimi i një klasiku të harruar, restaurimi i një "Chevy Biscayne" 1955 nga Junkyard
Një nga modelet më ikonikë të automjeteve të viteve 1950, Chevy Biscayne 1955, ka kaluar një transformim të jashtëzakons...
LIFESTYLE
4 Tetor14:50
Model Y Performance 2026, Tesla e bën shpejtësinë dhe autonominë realitet për SUV-t elektrikë
Tesla ka zbuluar versionin e përmirësuar të Model Y Performance për vitin 2026, një SUV elektrik që vjen me ndryshime të m&eu...
LIFESTYLE
4 Tetor14:58
Rregulli “3×3” që po bën namin në TikTok: Si të kesh më shumë energji gjatë ditës
A e nis ditën plot energji, por pa e kuptuar, ka ardhur pasditja dhe ndihesh e lodhur, e dehidratuar dhe pa energji? Nuk ke pirë ujë sa duhet, ...
LIFESTYLE
4 Tetor08:52
Këto janë 4 vitaminat që duhet t’i merrni patjetër në vjeshtë
Ka nisur stina e virozave, gripit e të ftohtit dhe bashkë me të edhe kujdesi i shtuar për të mbrojtur organizmin. Ekspertët v&eu...
LIFESTYLE
4 Tetor07:14
"Financat do të dobësohen, kujdes me shpenzimet"/ Horoskopi për ditën e sotme, 4 tetor 2025
Dashi
Ditë mjaft premtuese kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat mes jush do shkojnë me se miri dhe nuk do keni &...
LIFESTYLE
4 Tetor00:03
Ishujt që u rikthyen në parajsën e dikurshme pasi u larguan minjtë
Atoli Bikar dhe Ishulli Jemo janë parajsa klasike ishujsh nga lart: plazhe me rërë të bardhë, ujëra të pastra ngjyrë bru...
LIFESTYLE
3 Tetor19:30
Si mund ta transformojë përkthimi në kohë reale udhëtimin dhe çfarë mund të humbasim
Funksioni i ri i përkthimit të drejtpërdrejtë i Apple është një ndihmë për udhëtarët, por mbështetja...
LIFESTYLE
3 Tetor18:24
Shkencëtarët krijojnë “super ushqim” për bletët/ Suplementi i ri përmirëson ndjeshëm riprodhimin në koloni
Një studim i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit ka zhvilluar një suplement ushqimor të projektuar posaçërisht për ble...