Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...

TIRANA- Rrjeti mediatik franko-gjerman "Arte", ka publikuar reportazhin, referuar vendit tonë, me titull “Drogë, dollarë, diplomaci: Vallëzimi i Shqipërisë me BE-në”. Në reportazh është përfshirë një kast i gjerë folësish nga Shqipëria dhe Brukseli teksa thuhet se vendi ka rëndësi domethënëse pasi është një lidhje mes Lindjes dhe Perëndimit, por që nga rënia e komunizmit, luftohet me korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Gazetarja Aleksandra Bogdani bën konstatimin se “ne po bëhemi gjithmonë e më shumë si një mini-Rusi” dhe ky mbetet një lajtmotiv i dokumentarit. Gjithashtu në reportazh thuhet se edhe pse zyrtarisht është një sistem shumëpartiak, shumë politikanë të rëndësishëm të opozitës janë në burg, ndërsa shtohet se prej 11 vitesh, që gjitha fijet i lëviz kryeministri Edi Rama, një bashkëpunëtor i ngushtë i Perëndimit.
Ky i fundit, po në këtë reportazh thotë se natyrisht në Shqipëri ka korrupsion, por vendi ka sot më shumë mënyra për të luftuar fenomenin më shumë transparencë, për më shumë garanci. Nga ana tjetër kundërshtari i tij politik Sali Berisha, (nën masën "arrest shtëpie" kur u xhirua reportazhi) thotë se u burgos pa asnjë akuzë penale dhe se Prokuroria është nën ndikimin e fortë të Edi Ramës.
Pjesë nga reportazhi:
Gazetarët: Për BE-në, ky vend ka rëndësi domethënëse pasi është një lidhje mes Lindjes dhe Perëndimit. Por që nga rënia e komunizmit, Shqipëria lufton me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Edhe pse zyrtarisht është një sistem shumëpartiak, shumë politikanë të rëndësishëm të opozitës janë në burg. Prej 11 vitesh, që gjitha fijet i lëviz kryeministri Edi Rama, një bashkëpunëtor i ngushtë i Perëndimit.
Berisha: Që prej 31 dhjetorit 2023, unë jam një i burgosur politik në shtëpinë time. Unë jam burgosur pa asnjë akuzë penale. Prokuroria është nën ndikimin e fortë të Edi Ramës. Për katër vite kanë kërkuar dhe nuk kanë gjetur asnjë shkelje. Zero. Ky është një puç kundër parlamentit, nëse keni prova, paraqitini në parlament dhe unë do të bashkëpunoj. Nuk ka rëndësi se çfarë veprimi. Por pa asnjë provë, kjo është shkelje e Kushtetutës dhe këtë gjë unë si ish-president nuk e pranoj.
Rama: A ka Shqipëria probleme me korrupsionin? Natyrisht. Nuk ka asnjë dyshim. Por a ka Shqipëria sot më shumë mënyra për të luftuar korrupsionin, për më shumë transparencë, për më shumë garanci kundër korrupsionit? Sigurisht. Përndryshe nuk do të flisnim sot për sistemin e drejtësisë dhe rezultatet e tij. Dhe nuk do flisnim për njerëz që kanë pasur pushtet, madje edhe në qeverinë time, por që sot janë pas hekurave. Kjo është hera e parë në historinë tonë.
Gazetarët: Mbi të gjitha, janë rivalët e Ramës në shënjestër të drejtësisë. Në dhjetor të vitit 2023, lideri i opozitës, Sali Berisha u arrestua, ndërsa lirimi i tij u festua nga mbështetësti e tij. Më 21 tetor 2024 u arrestua në mënyrë brutale duke u nxjerrë nga makina një tjetër ish-president dhe drejtues i opozitës, Ilir Meta. Të dyja e kritikojnë ashpër kryeministrin Edi Ramën prej vitesh.
Berisha: Tre drejtuesit e tre partive kryesore të opozitës ose janë në arrest, ose janë nën akuzë. Kjo për shkak se kjo mënyra që ka zgjedhur Edi Rama për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Në burg ka një zonë më të madhe për të ecur. Këtu kam të paktën pak hapësirë për të ecur dhe unë eci për të mbajtur trupin në formë. Shihni pak këto kulla? Çfarë janë këto? Të gjitha janë memoriale të drogës dhe korrupsionit. Një gazetare e guximshme ka zbuluar se nga 4 miliardë euro të investuara, vetëm 800 milionë vijnë nga sistemi bankar. 3.2 miliardë vijnë nga bota e nëndheshme. Edi Rama kërkon të kontrollojë të gjithë opozitën me çdo mjet. Që vendi të ketë një opozitë false. Prandaj ne duhet të luftojmë. Vendin ka nevojë për opozitën, nëse nuk e pëlqen ai apo jo, vendi ka nevojë për një zë që flet kundër kësaj diktature të bandave.
CËRRIK- Kryeminstri Edi Rama ka zvilluar ditën e sotme një takim me fermerët në Cërrik. Gjatë takimit Rama ka shkë...
TIRANA- GJKKO kaloi për gjykim dosjen e dytë në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, i cili akuz...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me shoqatat e turizmit, ka ngritur akuza ndaj qeverisë dhe minis...
CËRRIK- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me disa fermerë në Cërrik nga ku deklaroi se synohet që "Pake...
SHBA- Ish-presidenti amerikan Joe Biden, ka mbajtur fjalimin tij të parë që nga largimi nga detyra. Gjatë fjalimit Biden nuk iu refer...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka organizuar ditën e sotme një takim me shoqatat e turizmit. Gjatë bashkëbisedimit, Berisha ...
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka paraqitur ditën e sotme programin e tij për turizmin. Gjatë një takimi me shoqata...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kryeminstri Edi Rama dhe ministrat e tij po vrasin çdo ditë konkur...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha ditën e sotme se turizmi është një nga potencialet ekonomike dhe ku...
BULLGARI- Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev tha të martën se informacionet që sugjerojnë se Bullgaria ka shprehur interesim j...