POLITIKE

'19 dhjetor, ora 12:00'/ Studentët dhe pedagogët takim me Berishën, njoftojnë protestë kundër premtimeve të pambajtura për arsimin: Momenti për të reaguar

ZH.LL Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2024, 20:48
'19 dhjetor, ora 12:00'/ Studentët dhe pedagogët
Berisha me studente e pedagoge

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar situatën e arsimit në Shqipëri. Gjatë një takimi me pedagogë dhe studentë në selinë blu, Berisha vuri në dukje mungesën e përmbushjes së premtimeve nga qeveria për arsimin.

Ata do të protestojnë për të kërkuar përmbushjen e premtimeve të paktit për universitetin të vitit 2018, i cili nuk është realizuar ende. 

Lidhur me këtë, Desada Xhetani, senatore e Universitetit të Tiranës dhe përfaqësuese e FRPD, mbajti fjalën e saj teksa bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestë. Ajo ka theksuar se do marshojnë nga godina Liria drejt Ministrisë së Arsimit. 

“Dua t’ju falenderoj të gjithë ju pedagogë që jeni këtu për mbështetjen tuaj dhe këtë mbështetje unë do ua kërkoj edhe më datë 19 dhjetor, kur ne studentët kemi thirrur protestën tonë për këtë pakt që nuk është mbajtur që nga viti 2018. Më datë 19, në orën 12:00, ne të rinjtë, studentët, do të marshojmë nga godina Liria drejt Ministrisë së Arsimit për t’ia përballur në fytyrë të gjitha gënjeshtrat dhe padrejtësitë që janë bërë gjatë këtyre viteve. Nuk është e drejtë që qeveria të na tallë dhe të mos na vendosë si prioritet asnjëherë.”

Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, theksoi edhe një herë se marshimi do të nisë nga kampusi universitar i Tiraës. Kampusi, i cili sipas saj, ka mbetur projekt i vitit 2013. Ajo thekson se ky projekt duhet të mbrohet dhe se janë vetë studentët ata të cilët duhet të reagojnë.

“Kampusi ka mbetur projekti i vitit 2013, ndërkohë që tashmë kanë nisur punimet për Kolegjin Europian. Ne kërkojmë që t’i gjendet një vend tjetër Kolegjit të Europës; ka toka publike plot. E mirëpresim çdo nismë europiane, e ritheksoj, por jo të uzurpohet kampusi universitar i Tiranës. Ky është një projekt që duhet të mbrohet, dhe studentët janë ata që do të reagojnë. Protesta jonë do të zhvillohet më datë 19 dhjetor, në orën 12:00, duke nisur nga kampusi universitar i Tiranës, godina Liria.”

Pedagogu Lush Susaj, theksoi se ky është momenti për të reaguar, teksa shprehu mbështetje të plotë për studentët. Ai e konsideron një betejë për të ardhmen e Shqipërisë, duke mbrojtur studentët dhe arsimin publik.

“Më datë 19, si qytetar, si profesor, jam afër studentëve, sepse mbroj ata që kanë ikur, por dua t’u jap zemër atyre që duhet të qëndrojnë këtu. Ky është momenti që ne të reagojmë dhe të mbrojmë të drejtat e studentëve dhe arsimin publik.”

Ndërkohë, deputetja demokrate Ina Zhupa, bëri thirrje studentëve dhe pedagogëve që të bëhen pjesë e protestës pa u trembur nga çdo lloj presioni. Zhupa e konsideron një çështje që u përket të gjithëve dhe se mbrojtur të drejtat e studentëve dhe për të garantuar një arsimin cilësor.

“Besoj se të gjithë këtu do të jemi në protestën e të enjtes, më datë 19 dhjetor, në orën 12:00, por do t’u bëjmë thirrje edhe studentëve, edhe kolegëve tanë pedagogë që të jemi të gjithë bashkë, pa u trembur nga çdo lloj presioni, qoftë nga ata që drejtojnë universitetet apo edhe nga Ministria e Arsimit. Kjo është një çështje që na përket të gjithëve dhe duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur të drejtat e studentëve dhe për të garantuar një arsimin cilësor.”

Protesta e planifikuar për 19 dhjetor 2024 do të nisë nga godina “Liria” në kampusin universitar të Tiranës dhe do të përshkojë rrugën drejt Ministrisë së Arsimit. Studentët dhe pedagogët kanë bërë thirrje për mbështetje të gjerë dhe për pjesëmarrje masive në këtë protestë, e cila është një reagim ndaj premtimeve të pambajtura dhe abuzimeve të vazhdueshme në sektorin e arsimit. 

sali berisha studentet protesta

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan