Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË - Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) vendosi të martën 24 masa sigurie për punonjësit e Universitetit Bujqësor të Tiranës, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme SPAK.
Ende pa dalë njoftimi zyrtar i SPAK, kryeministri Edi Rama njoftoi organizimin e një seance dëgjimore me grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, duke sulmuar hetimet dhe njëkohësisht duke mohuar vlefshmërinë e vendimeve të Gjykatës së Posaçme.
“Nesër në 09:00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë, me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve më parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë,” shkruan Rama në rrjetin social X.
“Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vjenës në Shqipërinë 2030,” shtoi ai.
Sipas ekspertëve, ulja e një rektori universiteti përballë deputetëve të një partie politike për të dhënë versionin e tij për një çështje që hetohet nga drejtësia ngre shqetësim për një “gjyq politik”, duke shkelur balancat kushtetuese dhe pavarësinë universitare.
Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit për Studime Politike, i tha BIRN-it se thirrja e një rektori në lidhje me një dosje hetimore të SPAK-ut është një nismë e paprecedentë.
“Është përfshirje e politikës direkt në drejtësi, është tregues presioni ndaj sistemit të drejtësisë, është e kundërt me gjithë retorikën që ka përdorur kjo parti politike dhe, në dijeninë time, është rasti i parë kur një parti politike në historinë moderne të Europës aplikon modele të tilla ku shndërron veten në Gjykatë të Apelit dhe Prokurori Apeli,” komentoi Krasniqi.
Rektori i Univesiteti Bujqësor, Fatbardh Sallaku, nuk i përgjigj një kërkesë për koment nga BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi.
Ndërkohë, i pyetur nga BIRN nëse e konsideron jolegjitime Gjykatën e Posaçme që ka firmosur urdhër-arrestet, kryeministri Edi Rama sugjeroi se togfjalëshi “pa gjyq” nënkuptonte “pa proces gjyqësor”.
“Sepse pa vendim formal gjykate nuk bëheshin arrestimet as në komunizëm,” tha ai.
Mohimi i urdhrave të Gjykatës nga ekzekutivi është një rast i paprecedentë në historinë e Shqipërisë. I vetmi rast i ngjashëm është refuzimi nga Policia e Shtetit për të ndaluar 6 gardistë me urdhër të prokurorisë, pas protestës së 21 janarit 2011, ku u vranë me armë zjarri 4 protestues.
Kjo nuk është hera e parë që kryeministri është kritik ndaj luftës së SPAK kundër korrupsionit, e cila ka çuar pas hekurave bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, por ndërkohë është e paqartë se çfarë qëllimi ka mbajtja e një seance dëgjimore në një grup parlamentar partiak me një përfaqësues të një institucioni akademik të pavarur.
Rama i tha BIRN-it se dëgjesa në grupin socialist do t’i shërbente interesit publik për pavarësinë dhe integritetin e organeve të drejtësisë, ndërsa më tej i përshkruan këto organe si me “kulturë të mangët evropiane”.
“… nuk ka asnjë lidhje me ‘gjyqin politik’,” – tha ai, duke shtuar se “përkundrazi, kjo është ndihmë e drejtpërdrejtë, konstruktive, për drejtësinë e re.”
Megjithë qëllimet emancipuese të pretenduara, mbledhja e thirrur nga kryeministri shihet nga ekspertë të qeverisjes së mirë si një ndërhyrje politike në një çështje konkrete hetimore.
“Rama ka humbur sensin e kontrollit kushtetues dhe të parimeve për të cilat është ngritur reforma në drejtësi,”- tha Afrim Krasniqi duke e parë këtë si një zhvillim negativ për shtetin e së drejtës dhe krizën politike që, sipas tij, po faturohet si krizë e drejtësisë.
Drejtuesi i Institutit për Studime Politike shtoi se thirrja e një rektori në lidhje me një dosje hetimore të SPAK-ut ishte gjithashtu një nismë e paprecedentë.
Kryeministri dhe grupi parlamentar socialist po kalojnë, sipas tij, “në vijën kushtetuese” që ndan pushtetet, dhe vetë rektori, duke pranuar të shkojë në një grup parlamentar të një partie politike, shkel konceptin e pavarësisë dhe autonomisë universitare.
Edhe Rigels Xhemollari, drejtor i “Qendresa Qytetare”, një organizatë e fokusuar në transparencën dhe llogaridhënien në organet drejtuese të arsimit të lartë, e sheh me shqetësim atë që ai e quan kthimin e Ramës dhe PS-së në ‘kryegjyqtarë’ të çështjeve të drejtësisë, duke shkelur kompetencat dhe pavarësinë e institucioneve të pavarura.
“Është një mungesë kompetence dhe mbivendosje kompetence, sepse në këtë rast pushteti politik mbivendoset edhe mbi pushtetin dhe autonominë universitare, e cila është e garantuar me ligj, por mbivendoset edhe mbi gjykatën dhe prokurorinë, të cilat janë një pushtet tjetër ku, në qoftë se ti nuk e gjen të drejtën në shkallën e parë, shkon në shkallën e dytë dhe në Gjykatën e Lartë,” tha ai.
Sipas Xhemollarit, Kushtetuta i ka ndarë pushtetet dhe nuk ka pse një individ, qoftë ky rektor apo administrator i universitetit, të japë shpjegime përpara një grupi parlamentar.
“Qendresa Qytetare” ka ngritur prej kohësh shqetësimin për keqmenaxhimin e fondeve publike dhe tarifave të studentëve nëpër universitete dhe, nga kjo perspektivë, Xhemollari përgëzon prokurorinë që ka depërtuar në këto tendera.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama tha se më herët kanë heshtur sepse kanë vënë pavarësinë e organeve të drejtësisë mbi çdo interes tjetër, por tani gjykon se drejtësia është e pjekur dhe mund t’i përballojë kritikat, që sipas tij kanë për qëllim përshpejtimin e procesit të integrimit në BE.
“Tani që pavarësia është e sprovuar, do të flasim hapur për të mbështetur rritjen profesionale dhe ushqyer kulturën e mangët evropiane të këtyre institucioneve kyç për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian,” tha kryeministri.
Rama gjithashtu e anashkaloi shqetësimin për shkelje të pavarësisë ligjore të Institucioneve të Arsimit të Lartë, duke ftuar një rektor në një mbledhje politike partiake.
“Rektori flet para deputetëve të popullit e qeverisë për një shqetësim shumë serioz me interes të lartë publik,” përfundoi ai./BIRN
KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ka për&...
MAMURRAS-Punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri në zonën e Mamurrasit kanë arritur në 45% të volumit t&e...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të martë punimet në lagjen e rindërtuar “5 Maji”,...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se nën qeverisjen e PD, vendi nuk do të ketë kurrë prokurori politi...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh nga koordinatori juridik ndaj gjyqeve me Opozitën në lidhje me padinë...
TIRANË- Dosje të shumta nga bashkia Tiranë janë larguar me kamion ditën e sotme. Në videon e mëposhtme të pu...
TIRANË- Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësië Vojo Bregu ka komentuar postimin e kryeministrit Edi Ram...
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave me nj&...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në lidhjen e tij live në "Facebook" në rubrikën "Sy m'sy"ka folur në lidhje me hapjen e tunel...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në lidhjen e tij live në "Facebook" në rubrikën "Sy m'sy" foli në lidhje me pensionet pasi u ...