Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
TIRANË - Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka hedhur poshtë pretendimet e kreut të PD-së së vulës, Lulzim Bashës se nga amnistia penale përfituan 100 zyrtarë, duke deklaruar se kanë përfituar vetëm 4 qytetarë.
Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi u shpreh se i është drejtuar me një kërkesë për informacion Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe kjo e fundit ka konfirmuar se vetëm 4 persona janë liruar nga amnistia penale, pjesa tjetër janë liruar nga GJKKO, teksa ka publikuar edhe foto nga dokumentet.
"Kush nuk prodhon dot politikë, e ka të vetmen rrugë gënjshtrën për t’u bërë lajm, - shprehet Bardhi duke thumbuar kështu Bashën.
I shqetësuar nga lajmet e keqinterpretuar në media, se nga amnistia përfituan lirinë nga burgu “100 zyrtarë të korruptuar”, me datë 25 Prill 2024, i jam drejtuar zyrtarisht SPAK me një kërkesë për informacion. Dje jam informuar zyrtarisht nga drejtuesi i SPAK, të cilin dua ta falenderoj për korrektesën, nga ku më rezulton se e gjitha çka u pretendua edhe sot në mengjes në këtë sallë është një gënjeshtër e madhe.
SPAK ka detajuar, shpjeguar dhe sqaruar, historinë e rreme se nga amnistia u liruan nga burgu apo përfituan ulje të kohës së qëndrimit në burg “100 zyrtarë të korruptuar”, një e pavërtetë e madhe, që fryhet/sajohet nga ata që as nuk kuptojnë çfarë lexojnë dhe as nuk duan të kuptojnë, por kanë vendosur të qëndrojnë deri në fund tek politika e gënjeshtrës së ditës: “bëjmë sikur themi dicka të pavërtetë, pa thënë asgjë në interes të qytetarëve” që të bëhemi lajm i ditës. Kush nuk prodhon dot politikë, e ka të vetmen rrugë gënjshtrën për t’u bërë lajm. Kush nuk bën dot opozitë reale me qeverinë e Edi Ramës, e ka të vetmen rrugë sajimin e kauzave të rreme për t’u bërë lajm.
Nga sqarimi i SPAK rezulton e qartë se:
1. Asnjë subjekt i posaçëm i SPAK nuk ka përfituar nga Aministia.
2. Asnjë procedim penal nën hetim nga SPAK apo proces gjyqësor i pa përfunduar me vendim të formës së prerë nuk ka përfituar nga Aministia.
3. Asnjë gjyqtar apo prokuror nuk ka qenë në burg në kohën e hyrjes në fuqi të Amnistisë dhe për pasojë nuk kishte sesi të përfitonte lirimin nga burgu.
4. Nga 18 vepra penale që janë në kompetencë të SPAK (nenet 244, 244/a, 245, 245/1, 257, 258, 259, 259/a, 260, 312, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh dhe 319/e) vetëm 1 vepër penale, pra personat e dënuar për veprën penale të parashikuar në nenin 245/1 “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publik”, kanë përfituar nga amnistia.
5. Statistikat e dhënë nga SPAK i referohen këtyre subjekteve, pra qytetarë që kanë qenë të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.
6. Nga e gjitha shifra e referuar nga SPAK lirimin nga burgu kanë përfituar vetëm 4 qytetarë, ndërkohë që pjesa tjetër nuk kanë qenë në burg, sepse janë liruar nga vetë GJKKO.
Majlinda Bregu SHQIPËRI - Sekretarja e Përgjithshme të RCC- së, Majlinda Bregu është shprehur me rastin e Ditës së ...
Ina Zhupa TIRANË - Deputetja demokrate Ina Zhupa, ka deklaruar se drejtorët e Bashkisë Tiranë të arrestuar për aferën &l...
TIRANË - "Fytyra e zezë e drejtësisë së re”,- kështu e ka cilësuar kreu i PD-së Sali Berisha gjyqtaren e GJKKO, ...
KQZ TIRANË- Elvis Çefa do të jetë relatori i ankimimit të Partisë Socialiste, që kundërshton vendimin e Komisione...
Dashnor Sula TIRANË - "Mos e dhënë Zoti që vendi të bjerë në dorën e Veliajt”, - kështu është ...
Edi Rama ATHINË - Mediat greke kanë njoftuar këtë të enjte se takimi i kryeministrit Rama me emigrantët shqiptarë në...
Fredi Beleri TIRANË - Gjykata e Posaçme e Apelit ka hedhur shortin për trupën gjykuese që do të shqyrtojë ankimimin e ...
Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për shtyp nga selia ...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi në foltoren e Kuvendit, tha se opozita do të vo...
Balliu TIRANË- Kordinatori rajonal i Tiranës, Klevis Balliu ka dalë në një deklaratë ditën e sotme ku ka folur në l...