VIDEO/ Protesta e dhunshme, policia shpërndahet në disa zona të Tiranës, shoqërohen disa persona
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar në përkujtim të 2 Prillit, duke akuzuar qeverinë dhe përfaqësues të saj për përdhosje të kujtimit të viktimave të asaj dite.
Në një reagim në rrjete sociale, Spahia thekson se kujtimi i Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës nuk duhet parë thjesht si një datë përkujtimore, por si një “aktakuzë e gjallë” ndaj atyre që, sipas tij, kanë deformuar idealet për të cilat ata ranë.
‘Është kulmi i cinizmit dhe paftyrësisë që Taulant Balla dhe pasardhësit politikë të asaj vrasëseje, PPSH, sot të maskuar nën petkun e PS, guxojnë të flasin për demokraci mbi varret e atyre që vetë i ekzekutuan. Ata që dje shtypën revoltën paqësore me plumba, sot shtypin vullnetin e popullit me para të pista dhe presion kriminal’, thuhet në reagimin e Spahisë.
Reagimi i deputetit të PD, Bardh Spahia:
Sot, kujtimi i Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës nuk është thjesht një datë në kalendarin e dhimbjes kombëtare, por një aktakuzë e gjallë kundër atyre që lirinë e fituar me gjak e kanë kthyer në mall tregtie.
Është kulmi i cinizmit dhe paftyrësisë që Taulant Balla dhe pasardhësit politikë të asaj vrasëseje, PPSH, sot të maskuar nën petkun e PS, guxojnë të flasin për demokraci mbi varret e atyre që vetë i ekzekutuan. Ata që dje shtypën revoltën paqësore me plumba, sot shtypin vullnetin e popullit me para të pista dhe presion kriminal.
Nuk ka fyerje më të rëndë për kujtimin e dëshmorëve sesa të shohësh simbolet e vjedhjes së zgjedhjeve të pozojnë si "gardianë të shtetit".
Ata protestuan për votën e lirë, ju e blini atë me thasët e krimit.
Ata ranë për pluralizmin, ju po instaloni një monizëm të ri arrogant.
Ata dhanë jetën për Shqipërinë europiane, ju po e zbrazni vendin duke e kthyer në pronë private të një sekti.
Por Shkodra Nuk Harron!
Shkodra, djepi i qëndresës, mbetet dëshmitarja e përjetshme e kësaj tradhtie. Çdo tentativë për të diktuar vullnetin përmes strukturave të korruptuara është një plumb tjetër mbi idealet e 2 prillit.
Dëshmorët e Shkodrës nuk ranë që Shqipëria të kalonte nga prangat e diktaturës në darën e pushtetit të bërë një me krim të organizuar. Lavdi përjetë dëshmorëve, turp atyre që shkelin mbi sakrificën e tyre!
Seanca e sotme plenare në Kuvend u shoqërua me tensione dhe debate të forta, duke çuar në braktisjen e saj nga opozita. Edhe k&eum...
Edi Rama nga takimi i mbajtur me asamblenë e PS në Njësinë nr.14 në Tiranë, është shprehur se PS-ja, i ka ndryshuar fa...
Gjatë një takimi me studentë mbi procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, një nga studentët u kap duk...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka dalë në një deklaratë për mediat nga jashtë Kuvendi...
Në seancën plenare të zhvilluar ditën e sotme, mazhoranca ka miratuar e vetme një sërë projektligjesh, në një atmos...
Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar lidhur me tensionet e ndodhura në Kuvend gjatë seancës...
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka akuzuar në Kuvend kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, për ...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka përkujtuar 17-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke e cilësuar si “mr...
Tensione në seancën plenare të kësaj të enjteje. Pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi i ndërpreu fjalën Flamur Nokës, ...
Një debat ka ndodhur në Kuvend mes deputetes demokrate, Albana Vokshi dhe Bora Muzhaqit. Vokshi tha se nëse Muzhaqi do t&eum...