POLITIKE

“Me “Ballukun” u mbyll integrimi”/ Xhixho: Vota e PS kundër SPAK, shkatërroi Reformën në Drejtësi

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Prill 2026, 16:15
“Me “Ballukun” u mbyll integrimi”/ Xhixho: Vota e PS

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar lidhur me tensionet e ndodhura në Kuvend gjatë seancës së sotme, duke akuzuar maxhorancën për shkelje të rregullores dhe pengim të opozitës.

Xhixho deklaroi se gjatë fjalës së Flamur Noka, drejtimi i seancës nga Niko Peleshi nuk respektoi rendin e diskutimeve, duke i mohuar të drejtën e fjalës deputetes Elda Hoti dhe duke ia dhënë atë Bora Muzhaqi. Sipas saj, opozita po përballet me kufizim të vazhdueshëm të hapësirës për të folur në Kuvend, ndërsa dënoi edhe reagimin e Taulant Balla ndaj deputeteve të opozitës, përfshirë edhe gjuhën e përdorur ndaj Albana Vokshi.

Xhixho u ndal edhe te procesi i integrimit europian, duke pretenduar se maxhoranca ka ndikuar negativisht në këtë drejtim. Ajo iu referua raportit të ndërmjetëm të Bashkimi Europian, duke thënë se ai është bllokuar për shkak të shqetësimeve mbi situatën në Shqipëri. Sipas saj, votimi në Kuvend për çështjen e Belinda Balluku ka ndikuar drejtpërdrejt në procesin e integrimit, duke e cilësuar atë si një “mburojë politike” që ka penguar drejtësinë.

“Kur po fliste zoti Noka, zoti Peleshi ka tentuar që të vazhdojë me seancën në mënyrë normale. Aty ka qenë zonja Hoti që kishte të drejtën për të folur, por i është mohuar e drejta. Peleshi ia dha fjalën Bora Muzhaqit. Opozitës i mohohet e drejta e fjalës. Zoti Balla ka reaguar në mënyrë të paprecedentë ndaj zonjës Hoti. Madje dhe gjuha e Ballës ndaj zonjës Vokshi ne si opozitë e kemi dënuar sot. Edhe pse kjo maxhorancë ka 83 mandate, ka shumë halle.

Jemi të qartë të gjithë se raporti i BARI-t, i ndërmjetmi, që është kyç, është bllokuar nga Brukseli, pasi ka pikëpyetje reale për situatën në Shqipëri. Kjo maxhorancë nuk mund të fshihet nga votimi që bëri në Kuvend për çështjen balluku, që ndikoi te integrimi në BE. Kjo maxhorancë që çdo të bënte kurrë avokatin ndaj askush, u kthye në mburojë politike dhe pengoi drejtësinë. Nga kjo maxhorancë është bllokuar dhe integrimi i vendit. Edhe në BE u tha; çështja Balluku është test për integrimin në BE. Shqipëria ka zero kapituj të përmbushur në 1 vit e gjysmë.

Ai tha se brenda 2027 do të anëtarësoheshin, por sot tha se nuk varet nga vendi ynë, por nga shtetet e mëdha. Teksa deri dje thuhej se; PS nuk do të ishte zyrë avokatie ndaj askujt, PS me atë votim antikombëtar që bëri ndaj çështjes Balluku, shkatërroi reformën në drejtësi”, tha ajo.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?