POLITIKE

'Goditini me armë, zini lartësitë me qitës', Këlliçi zbardh në Kuvend urdhrin tronditës të Gramoz Ruçit për 2 prillin 1991

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Prill 2026, 16:10
'Goditini me armë, zini lartësitë me qitës',

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka akuzuar në Kuvend kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, për përdorim të gjuhës fyese dhe seksiste ndaj deputetes Albana Vokshi, duke theksuar se ndaj tij nuk është marrë asnjë masë disiplinore.

Këlliçi kritikoi gjithashtu përjashtimin e deputetëve të opozitës nga seancat parlamentare, duke e cilësuar këtë si standard të dyfishtë nga ana e mazhorancës.

Këlliçi: Para dy javësh, Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS-së, ka fyer me gjuhën më banale, ordinere dhe seksiste deputeten Albana Vokshi, kryetaren e Lidhjes së Gruas dhe zëvendëskryetaren e organizatës së grave të Partisë Popullore Evropiane. Keni patur reagim nga vetë Partia Popullore Evropiane, nga një sërë organizatash në vend. Nuk keni ndërmarrë as edhe një masë, as edhe një vërejtje për Taulant Ballën dhe shkuat dhe përjashtuat deputetët e opozitës, përjashtuat kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, edhe sërish edhe Klevisin mbasi kishte ardhur pas tre muajsh përjashtimi.

Vijmë në këtë seancë, në 2 prill. Në qishe një mënyrë të vetme për të prishur seancën e sotme, ishte të ndodhte ky provokim. Të dali Taulant Balla dhe të përmendi këtu emrat e katër dëshmorëve të 2 prillit, është fyerje për ato familje. Meqë keni merakun e familjarëve dhe të heronjve të 2 prillit, më lejo të citoj Maja Cekën, të jëmën e Besnik Cekës, më 2 prill 2019, që ta dini se kush është Partia Socialiste dhe Gramoz Ruçi, që kërkon sot një minuteshje për 2 prillin.

Ka thënë zonja në fjalë: 'Ne duam drejtësi. Drejtësi në Shqipëri as nuk është vënë dhe as nuk do të vihet. Ne duam urdhërdhënësin.

Dihet kush dha urdhër që të nxirren nga reparti ushtarak tanket dhe kush është autori i vrasjes, Gramoz Ruçi, si ministër i Brendshëm në atë kohë. Edi Rama nuk e ka përmendur një herë 2 prillin. Ata nuk kanë qenë zogj pllumbash për fëmijë nënash. Gramoz Ruçi të mos dalë më në parlament. Një autor vrasjesh të drejtojë parlamentin e dalë nga populli, nuk është e drejtë. Ai është autori i vrasjes së katër djemve tanë dhe 70 plagosurve. Ai dikur do e lajë atë gjak, se gjaku nuk humb, përvlon.'

Meqë kishit merakun e Gramoz Ruçit, urdhri i firmosur nga Gramoz Ruçi, ministri i fundit i Brendshëm i diktaturës, tekstualisht, tekstualisht shkruan, në 2 prill të vitit 1991.

'Për të vepruar me forcën e shkopit, nuk ka askush arsye të presë përgjegjësin. Për të paralizuar ata që turmat mund të godasin, goditini me armë nga forcat tona. Zini lartësitë dominuese me qitës të përgatitur. Forcat tona që përleshen me turmat mos të shkojnë të paarmatosura'- shkruhet në urdhrin e Gramoz Ruçit në 2 prill të '91-it dhe ky individ këtu del dhe sot në mënyrën më të turpshme provokon këto familje dhe opozitën shqiptare.

Nuk kishte mënyrë tjetër si të prishej një seancë që po ecte në normalitet të plotë? Opozita ishte ajo që fliste përsa i përket projektligjeve, temave të ditës dhe ndërkohë e vetmja mënyrë si mund të prishej ishte të çohej ky sharlatan dhe të provokonte familjet e 2 prillit '91. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?