Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka reaguar pasi iu anulua interpelanca në Parlament lidhur me fondet e vjedhura të BE. Kapri ka publikuar emra përfituesish të fondeve të Bashkimit Europian që, sipas tij, duhet të kthehen mbrapsht.
“Sapo përmendim fakte dhe emra, na mbyllet mikrofoni në Parlament. Nuk duan të japin llogari. Por atë që nuk më lejuan ta thoja aty, po jua tregoj tani”, shprehet Kapri.
Bashkimi Europian kërkon kthimin e 33 milionë eurove nga fondet IPARD, të destinuara për fermerët shqiptarë.
“Këta janë disa prej atyre përfituesve me lidhje politike që duhet të kthejnë paratë e fermerëve shqiptarë, që në fakt shkuan për ndërtime”, u shpreh ai.
Kapri përmendi disa emra konkretë, mes tyre Elvis Roshi, për të cilin tha se ka përfituar 250 mijë euro nga fondet bujqësore, të cilat sipas tij janë përdorur për ndërtim hoteli.
“Elvis Roshi, ish kryetari i Bashkisë së Kavajës ka marrë 250 mijë euro nga fondet e fermerëve që duhet të shkonin për sera e mekanikë bujqësore por në fakt shkuan për ndërtim hoteli.
Agim Kola, vëllain i ishte deputetit të PS, përfitues në dhjetëra miliona eurove në tendera rrugës, ka marrë 810 mijë euro.
Ardian Tafa, ish zyrtar i Erion Veliaj, ka marrë 410 mijë euro.
Ndërtuesi Gjikuria, gjithashtu përfitues tenderash publike, ka marrë 204 mijë euro për restaurim vilash
Ndërsa Mbreti i përfituesve është Fredi Koroneshi, ish kryetar bashkinë në Divjakë, që ka marrë 44 mijë euro për gruan dhe 32 mijë euro për nipin”, denoncon Kapri.
“Këta janë disa prej 76 përfituesve të fondeve të BE që duhet të shkonin për fermerët. Këta përfitues duhet t’i kthejnë mbrapsht. Për këtë arsye mbi 190 milionë euro për fermerët shqiptarë vijojnë të jenë të bllokuara në Bruksel”, shprehet deputeti Kapri.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
24 Prill16:48
“GJKKO po më shkel të drejtat”, Ilir Beqaj letër Xhafajt, Gogut dhe Manjës
Ish-ministri Ilir Beqaj ka reaguar lidhur me procesin penal ndaj tij në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJ...
POLITIKE
24 Prill16:32
Shtyu seancën ndaj Veliajt, Gjykata e Apelit sqaron vendimin
Gjykata e Posaçme e Apelit ka sqaruar vendimin për shtyrjen për në datë 29 prill të shqyrtimit të një ankimi të...
POLITIKE
24 Prill16:16
Zbardhet vendimi/ Gjykata e Lartë e quan të paligjshëm shkarkimin e Gledis Nanos, dëmshpërblehet me 100 milionë lekë
Gjykata e Lartë i ka dhënë fund sagës së përballjeve gjyqësore mes ish-kryepolicit Gledis Nano dhe Këshillit të M...
POLITIKE
24 Prill15:52
Rama dëshmitar/ Gjokutaj: Strategjia për të goditur politikisht Berishën është kthyer kundër nxitësit kryesor
Thirrja e Kryeministrit Edi Rama si dëshmitar në procesin gjyqësor për çështjen “Partizani”, përbën nj&eum...
POLITIKE
24 Prill15:45
“Te korruptuara Belinda Balluku dhe Mirlinda Karçanaj”, Gazment Bardhi: Rama mbron këto dy afera pasi lidhen drejtpërdrejt me familjarët e tij
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, denoncon kryeministrin Edi Rama si garant të korrupsionit. Ai shkruan se ...
POLITIKE
24 Prill13:21
Berisha: 13 mijë faqe janë zhdukur nga Kadastra, u bënë tjetërsime të titujve të pronësisë. Ergys Agasi përfitues i mijëra ha/tokë e pyje!
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar se në një dalje për mediat se 13 mijë faqe janë zhdukur nga të dhënat e Kadast...
POLITIKE
24 Prill12:52
“Me mandatet e krimit bllokoi arrestimin e Lubi Ballukut”/ Berisha zbulon datën e protestës së radhës:
Kreu i PD Sali Berisha njofton protestën e radhës
“Në datën 8 maj shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe shesh...
POLITIKE
24 Prill11:08
Vokshi nga Strasburgu: Paratë e pista dhe narkoekonomia po deformojnë ekonominë shqiptare
Pastrimi i parave dhe narko-ekonomia po deformojnë ekonominë shqiptare dhe po përbëjnë rrezik për gjithë Evropën. Ky ish...
POLITIKE
23 Prill22:59
“Takimi me Mitsotakis, për “ca foto të bukura” dhe atletet e Ramës”, Këlliçi: Marrëdhëniet me Greqinë janë përkeqësuar
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka komentuar takimin e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsot...