
Nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Belind Këlliçi në seancën e sotme parlamentare ka cituar një investigim nga një rrjet mediatik europian që implikon zyrtarë të lartë në një skandal të dyshuar për korrupsion dhe blerje votash.
Në fjalën e tij, Këlliçi akuzoi anëtarë të kabinetit qeveritar dhe kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, për gënjeshtra dhe fyerje ndaj opozitës. Duke iu kundërpërgjigjur akuzave të shumicës, ai ka tërhequr vëmendjen e sallës duke iu referuar një artikulli nga rrjeti investigativ europian “Follow the Money”.
Këlliçi: Është e disa herë që në seancën e ditës së sotme këtu gënjehet në mënyrën më të paskrupullt të mundshme. Nga anëtarët e kabinetit qeveritar, në rastin konkret patë për të disatën herë ministrin Gogu, të gënjejë, të krijojë insinuata që nuk qëndrojnë. Dhe gjithashtu kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, duke u hequr gjatë gjithë kohës si një viktimë këtu e fyerjeve, ka që orët e para të mëngjesit që fyen deputetët e opozitës, fyen kreun e opozitës. Ankohet sepse të kapur në flagrancë, anëtarët e kabinetit qeveritar, siç është rasti i zëvendëskryeministres, konsiderohen të korruptuar dhe hajdutë dhe ndërkohë përmend vrasje, përmend afera korruptive imagjinare për të cilat është i paditur në gjykatë për shpifje e tjerë e tjerë.
Në lidhje me atë që tha pak më parë zoti Gogu që ne konsiderohemi si anti-perëndimorë, meqë nuk jemi pro atij projektligji që keni sjellë sot në seancë për barazinë gjinore, më vjen keq por duhet t'i kujtojmë perëndimorit Gogu, që në datë 20 janar të këtij viti, ditën e rikthimit në zyrën e shtëpisë së bardhë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka firmosur urdhërin ekzekutiv të parë, i cili ndante ekzaktësisht gjinitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vetëm dy dhe i përcaktonte: në mashkull dhe femër.
Dhe për të qenë konkret me ju, titulli ekzekutiv quhej 'Mbrojtja e grave nga ideologjia ekstremiste dhe rikthimi i të vërtetave biologjike në qeverinë federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës'. Dhe këtë qëndrim sot ka mbajtur gjatë gjithë ditës edhe vetë Partia Demokratike. Në raport me akuzat e Taulant Ballës, për Partinë Demokratike, për deputetët e PD-së, për kreun e opozitës.
I sugjeroj kujtdo që të ndjekë sot të lexojë artikullin e një nga rrjeteve më të njohura investigative europiane Follow the Money. Të ndiqet paraja. Me qendër në Hollandë, e cila ka sjellë ditën e sotme një investigim tronditës pikërisht shumë pak ditë pas publikimit të progres-raportit. Citoj ekzaktësisht raportin në fjalë. Në fillim të vitit 2025 Taulant Balla, gjithashtu ish-ministër i brendshëm dhe atëherë ministër shteti për marrëdhëniet me parlamentin, u përfshi në telashe për shkak të korrupsionit të dyshuar.
Gjatë kohës si ministër, ai ishte gjithashtu udhëheqësi politik i Partisë Socialiste për diasporën dhe përgjegjës për përfaqësimin e interesave të shqiptarëve jashtë vendit. Me 2.5 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë, vendi ka thuajse po aq njerëz jashtë kufijve. Punonjësit e ministrit Balla u kapën duke ofruar rreth 60 euro për votat e shqiptarëve në Britaninë e Madhe. Në shërbimet policore europiane Balla njihet...
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
6 Nëntor20:41
Berisha: Nuk kam fyer asnjë ambasador, i kërkoj sërish Gonzatos direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore
Duke folur në sallën e parlamentit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas mesazhit të komisioneres Marta Kos.
Beri...
POLITIKE
6 Nëntor20:25
Berisha replikon me Toni Gogun: E ngatërron fjalën binar me bipolar! Për këtë të fundit pyet kryetarin tënd
Nga Parlamenti, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha replikoi ashpër me ministrin e Shtetit për Parlamentin, Toni Gogu, duke e akuzuar se...
POLITIKE
6 Nëntor20:14
Deklaratat për ambasadorin Gonzato, PS kërkon masë drastike për Berishën
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kërkon përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi me 30 ditë. Kërkesë vjen pas deklarat&...
POLITIKE
6 Nëntor20:02
Berisha zbulon të dhëna të tjera nga dosja për Taulant Ballën: Kreu porosi për vrasje. Prokurori e dogji
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, bëri akuza të forta ndaj kreut të grupit pa...
POLITIKE
6 Nëntor19:16
“Këta i peshojnë lekët, nuk i numërojnë dot”/ Banorët e Vlorës mosbesim për zgjedhjet e së dielës dhe akuzave për patronazhim
Në rrugën përbri Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore në Vlorë është vendosur prej ditësh një billboar...
POLITIKE
6 Nëntor19:14
Afera 50 mln euro e Tunelit të Llogarasë, Birn: Socialistët shmangin llogaridhënien e Ballukut në Kuvend
Belinda Balluku, zv.kryeministrja nën akuzë e qeverisë “Rama”, mungoi të enjten në Parlament, ndërkohë që op...
POLITIKE
6 Nëntor19:10
Ligji për barazinë gjinore, Rama nuk tërhiqet dhe i kërkon falje ambasadorit të BE
Kryeministri Edi Rama reagoi pas deklaratave të Marta Kos, duke kërkuar ndjesë për mënyrën fyese me të cilën sipas tij...
POLITIKE
6 Nëntor19:05
“Ambasadori Gonzato imponon bindjet e tij”, Marta Kos reagon pas deklaratave të Berishës
Komisionerja për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, reagoi pas deklaratave të kreut të Partisë Demokr...
POLITIKE
6 Nëntor18:30
Skandali në dogana, Bylykbashi lexon mesazhin e zyrtarit për drejtorin e DAP
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka denoncuar nga Kuvendi një rast flagrant të shkeljes së ligjit në administratën...
POLITIKE
6 Nëntor18:21
Tabaku: Shqipërisë i duhen 79 vite për të plotësuar standartet e BE në fushën sociale, 50 vjet në atë ekonomike
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në fjalën e saj në Kuvend, ka komentuar gjetjet e Progres Raportit të Komisionit Euro...