
Partia Demokratike ka ngritur alarmin për rezultatet e monitorimit të procedurave të prokurimit publik në bashkië e vendit, sipas metodologjisë së indikatorëve të riskut “Red Flag” të Open Procurement Albania.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli u shpreh se të dhënat tregojnë një situatë alarmante, ku miliarda lekë nga taksat e qytetarëve janë përfshirë në procedura prokurimi me tregues rreziku për mungesë konkurrence, favorizime dhe përdorim joefektiv të fondeve publike.
Ajo shton se Bashkia Kamëz rezulton si rasti më kritik në nivel kombëtar për tenderë me risk të lartë, kurse Bashkia Tiranë mban vendin e parë për ekspozimin financiar.
“Bashkia Kamëz rezulton rasti më kritik në nivel kombëtar. Nga 2.37 miliard lekë fond limit, plot 1.23 miliard lekë, ose 51.8%, lidhen me procedura të klasifikuara ‘Red Flag’. Me 42 tenderë problematikë nga 96 gjithsej, Kamza kombinon një volum shumë të madh fondesh me një nivel tepër të lartë ekspozimi ndaj riskut.
Bashkia Tiranë mban vendin e parë për ekspozimin financiar, me 1.7 miliard lekë fond limit të klasifikuar ‘Red Flag’, të shpërndara në 75 procedura prokurimi. Kjo është vlera më e lartë në shkallë kombëtare dhe dëshmon se qendra e vendit vazhdon të mbetet edhe qendra e tenderëve me risk të lartë”, tha Vangjeli.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
31 Korrik12:41
Berisha: Rama do vazhdojë krimin e tij monstruoz ndaj shqiptarëve duke reduktuar edhe 15 bashki
“Rama do vazhdojë krimin e tij monstruoz ndaj shqiptarëve duke reduktuar edhe 15 bashki”. “U tërhoq nga reforma territoriale n&...
POLITIKE
31 Korrik12:34
Milva Ekonomi, zonja e Check-up-it
Në vitin 2015, zv.ministrja e Shëndetësisë Milva Ekonomi firmosi një kontratë me vlerë €138 milionë, me një ko...
POLITIKE
31 Korrik12:22
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj reformës së re administrativo-territoriale të propozuar nga Partia Socialiste,...
POLITIKE
31 Korrik11:58
Dosja SASPAC/ Lirohet nga burgu Ilir Beqaj, GJKKO e lë në arrest shtëpie
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është liruar ditën e sotme nga arresti me burg. Mësohet se gjatë seancës gjy...
POLITIKE
31 Korrik11:44
Drafti i PS për shkrirjen e 15 bashkive, Tabaku: Lojë numrash! I shërben vetëm qeverisë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar draftin e Partisë Socialiste për reformën e re administrativo-territoriale, duk...
POLITIKE
31 Korrik11:08
Protesta e banorëve në Poliçan, Meta: Për Edi Ramën pushteti vendor është shpopullim
Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar nga qelia lidhur me protestën e banorëve në Poliçan, pas propozimit të PS për Reformën ...
POLITIKE
31 Korrik09:57
Kryebashkiaku i Memaliajt thirrje për protestë: Po na fshijnë nga harta, sot në orën 19:00 mblidhemi për të mbrojtur qytetin
Kryetari i Bashkisë Memaliaj ka reaguar ashpër ndaj propozimit për shkrirjen e bashkisë në kuadër të hartës së re t...
POLITIKE
31 Korrik09:34
Propozimi i PS për “Territorialen”/ Administrata bojkoton punën, protestë kundër shkrirjes së bashkisë Klos
Propozimi i mazhorancës për reformën administrativo-territoriale ka sjellë reagime dhe protesta në disa bashki të vendit. Në...
POLITIKE
31 Korrik08:37
“Ndryshon harta, por jo modeli i qeverisjes”/ Shqipëria me 46 bashki, BIRN: Drafti i PS pritet me kritika
Propozimi i mazhorancës për një reformë të re territoriale me 46 bashki kundërshtohet nga opozita dhe nga ekspertët si e mo...
POLITIKE
30 Korrik23:50
Detaje nga arrestimi i Ermal Beqirit, mediat franceze: Fluturoi mbi centralin ku do të ndërtohen reaktorët e parë bërthamorë EPR2
Arrestimi i biznesmenit shqiptar Ermal Beqiri në Francë vijon të jetë në vëmendjen e mediave franceze, të cilat po i kushtojn...