'Rama jepe dorëheqjen'/ Protesta kundër qeverisë në ditën e 62-të, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Qindra qytetarë u mblodhën këtë të premte në Tiranë, ku po zhvillohet protesta e 62-të radhazi kundër qeverisë...
Qindra qytetarë u mblodhën këtë të premte në Tiranë, ku po zhvillohet protesta e 62-të radhazi kundër qeverisë...
Nga sheshi i protestës në ditën e 62-të, doli në podiumin para Kryeministrisë edhe një studente. Ajo akuzoi qeverinë jo...
Protesta qytetare para Kryeministrisë ka hyrë sot në ditën e saj të 62-të, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar t&...
Protesta kundër qeverisë është sot në ditën e saj të 62-të, duke shënuar mbi dy muaj mobilizim të pandërp...
Eurodeputetja italiane Cristina Guarda ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili pak ditë më parë akuzoi disa eurodepute...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar selive diplomatike në vend dhe institucioneve ndërkombëtare p&...
Në redaksinë e Piranjat News ka mbërritur një denoncim nga banorë të zonës së Ali Demit në Tiranë, të cil...
Interi është gati për provën e parë të madhe të kësaj vere. Të shtunën, zikaltrit do të përballen ...
Një skemë e posaçme vizash po u mundëson shtetasve turq të hyjnë më lehtë në 12 ishuj grekë të Egjeut...
Edhe banorët e Divjakës, kanë dalë kundër propozimit të mazhorancës, për shkrirjen e bashkisë me bashkinë e ...
Arrestimi i biznesmenit shqiptar Ermal Beqiri në Francë vijon të jetë në vëmendjen e mediave franceze, të cilat po i kushtojnë rëndësi jo vetëm identitetit të tij, por edhe objektit mbi të cilin ai fluturoi pa autorizim. Sipas medias publike franceze ICI, 44-vjeçari shqiptar është dënuar me 7 mijë euro gjobë nga Prokuroria e Amiens, pasi fluturoi në mënyrë të paligjshme mbi centralin bërthamor të Penly, në rajonin Seine-Maritime.
Beqiri u arrestua në aeroportin e Albert, ndërsa autoritetet shqiptare konfirmuan për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP) se ai ishte subjekt i një urdhër-kërkimi ndërkombëtar.
Por ajo që mediat franceze nënvizojnë është rëndësia e veçantë e centralit të Penly.
Penly nuk është një central bërthamor i zakonshëm. Ai është zgjedhur nga shteti francez dhe kompania shtetërore EDF si vendi ku do të ndërtohen dy reaktorët e parë EPR2, pjesë e programit kombëtar për gjashtë reaktorë të rinj bërthamorë, që do të ngrihen gjithashtu në Gravelines dhe Bugey. Projekti konsiderohet një nga investimet më të mëdha strategjike të Francës në dekadat e fundit dhe synon të vendosë në funksion reaktorin e parë në horizontin e vitit 2038.
Sipas dokumenteve dhe njoftimeve zyrtare të EDF, Penly është sot kantieri i parë i programit EPR2, ku tashmë kanë nisur punimet përgatitore, investimet infrastrukturore dhe mobilizimi i mijëra punonjësve. Projekti konsiderohet një nga kantieret industriale më të mëdha në Europë dhe një element kyç i strategjisë franceze për sigurinë energjetike. Pikërisht ky status strategjik shpjegon edhe reagimin e menjëhershëm të autoriteteve franceze ndaj fluturimit të paautorizuar mbi central.
Rasti u bë fillimisht publik nga Le Journal du Dimanche (JDD), e cila raportoi se profili i pilotit kishte ngritur shqetësime te autoritetet franceze.
Ndërsa raportimi më i fundit i medias publike ICI, duke cituar Prokurorinë e Amiens dhe AFP, konfirmon dënimin me gjobë dhe arrestimin e biznesmenit shqiptar, duke rikthyer në fokus rëndësinë strategjike të centralit të Penly në programin e ri bërthamor të Francës.
Kryeministri Edi Rama nuk ndalet. Ndërsa qeveria premton shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike, vijon t’u japë sipërfaqe t&e...
Jola Hysaj, ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, e cila në zgjedhjet e 11 majit 2025 ishte kandidat...
Dhjetëra qytetarë janë ngritur në protestë këtë të enjte në qytetin e Poliçanit në Skrapar. Qytetar&e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me thirrjet kundër tij të bëra gjatë protestave, duke sjellë n&eum...
Kryedemokrati Sali Berisha tregoi se si e mori njoftimin për heqjen e sanksionimit nga SHBA. Në një intervistë për A2CNN, Berisha tha s...
Aktivisti Arben Kola u bëri thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që t’i bashkohen protestës dhe të mos t&eum...
Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se është gati që ta votojë që nesër ndryshimin kushtetues që përcakton se kryeministri d...
Stadiumi ende nuk ekziston, por Klodian Makashi ka vendosur tashmë një pikë orientimi në Google Maps. Aty shkruhet “Eagle Stadium&rdqu...
Partia Demokratike ka publikuar propozimin e saj për reformën administrativo-territoriale, ku ka propozuar një ndarje me 100 bashki dhe 6 rajone....
Një protestues që ka marrë pjesë në ditën e 61-të të revoltës qytetare në kryeqytet ka shprehur mendimin e tij...