POLITIKE

Abilekaj: Rama po shpall luftë ndaj drejtësisë, ndryshimet në qeveri si ‘gardh’ mbrojtës për pushtetin

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2026, 21:53
Abilekaj: Rama po shpall luftë ndaj drejtësisë, ndryshimet

Në studion e ‘Çim Peka Live’ në Syri TV, analisti Enton Abilekaj deklaroi se zhvillimet e fundit politike sinjalizojnë nisjen e një përplasjeje të hapur me drejtësinë. Sipas tij, lëvizjet në qeveri dhe retorika e kryeministrit synojnë të krijojnë një front të fortë besnikësh dhe të përgatisin opinionin publik për ndërhyrje të thella në reformën në drejtësi, përfshirë ndryshime në Kodin e Procedurës Penale.

Abilekaj e cilësoi situatën si një “shpallje lufte” ndaj institucioneve të drejtësisë, duke paralajmëruar një betejë të mundshme jo vetëm brenda vendit, por edhe në raport me partnerët ndërkombëtarë.

Enton Abilekaj: Kjo u duk sikur u mbyll me një dorëzim të Belinda Ballukut te drejtësia, ashtu siç e kërkonte Bashkimi Europian. Në fakt, ajo që është e vërteta, është komplet e kundërta. Edhe kur nisi, Edi Rama doli si garanti që do të mbronte drejtësinë. Por këtë e bëri pasi e paraqiti drejtësinë, e ekspozoi drejtësinë si problemin më të madh të shqiptarëve. Pra ajo që ndodhi sot me Ramën dhe me mazhorancën, me gjithë ndryshimet në qeveri, ishte krijimi i një gardhi të fortë, i një rreshti të fortë, i një ushtrie kundër drejtësisë. Dhe Rama donte të përgatiste opinionin publik, vendas dhe të huaj, që drejtësia, kështu siç është, reforma ka dështuar, dhe ai duhet ta ribëjë nga e para, por duke qenë ky garant këtë herë, që drejtësia do të jetë më e mirë dhe do të jetë ajo që duhet.

Pra, sot kemi një shpallje lufte të pastër ndaj drejtësisë. Sot Rama ka nxjerrë hapur çdo armë dhe ka shtrënguar radhët, që po të shohësh ndryshimet, janë njerëz të cilët janë vetëm njerëz besnikë. Elisa Spiropali ishte armikja e fundit. Ishte ajo që ose dështoi, ose e nxiti Bashkimin Europian, pra tradhtarja që e lejoi Bashkimin Europian të bënte, t'i vinte kushte qeverisë për imunitetin dhe për mosndërhyrjen nëpërmjet ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale. Ndërsa sot me Ramën na tha që do të ndryshojë jo vetëm Kodin e Procedurës Penale, por mund të ndryshojë shumë më tepër se kaq, që të rregullonte atë reformë në drejtësi që u prish, që u shkatërrua.

Që ashtu siç na e shpjegoi ai, dukej më keq se ajo reformë në drejtësi që ne përshkruanim dikur. Kështu që mendoj që ne nga sot do të shikojmë një betejë të madhe të zotit Rama me drejtësinë dhe me ata që e mbështesin drejtësinë. A do jetë kjo një betejë me Bashkimin Europian, me Shtetet e Bashkuara, me opozitën? A do hyjë dhe opozita këtu? Nuk e dimë se kush do jenë palët. Por është e qartë që do të kemi një luftë të ngjashme me atë që ndodhi në Rumani dikur. Pra një parti e cila qeveris në mënyrë super të korruptuar, trashëgimtare e Partisë së Punës, tamam si në Rumani, e Partisë Komuniste, që në momentin që e sheh veten të kërcënuar nga drejtësia, që nisi, u nis ta përdorte vetë, por në një moment i doli nga duart, fillon ta sulmojë, fillon të ndryshojë ligjet, fillon të përdorë numrin në parlament për ta shkatërruar atë dhe për ta kthyer në kontrollin e vet. Kjo është sot mesazhi.

Ky është mesazhi i sotëm dhe mendoj që në qoftë se Rama ia arrin këtë gjë, atëherë ne do të kemi përsëri një drejtësi që do t'i shërbejë vetëm Edi Ramës dhe nuk do e kërcënojë kurrë atë. Jo se kjo po kërcënon shumë, por të paktën nga nëntori kemi parë që drejtësia diçka ka ndryshuar.

 

Artikuj te sugjeruar

video

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Albania; 23/10/2026

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”