POLITIKE

Murrizi: Ndryshimet në qeveri janë fasadë, Rama po zëvendëson ministra për të mbuluar hetimet

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2026, 21:28
Murrizi: Ndryshimet në qeveri janë fasadë, Rama po

Ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar janë komentuar nga ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, si një lëvizje që synon më shumë konsolidimin e pushtetit personal të kryeministrit sesa rifreskimin politik të mazhorancës.

I ftuar në ‘Çim Peka Live’, Murrizi u shpreh se kjo është qeveria e tretë me emra që nuk përfaqësojnë bazën tradicionale të së majtës apo elektoratin e PS, por figura pak të njohura publikisht dhe pa profil të qartë politik.

Murrizi e sheh këtë riorganizim si një mesazh force brenda ‘Rilindjes’, ku vendimmarrja dhe kontrolli mbeten të përqendruara tek një dorë e vetme, ndërsa ministrat zëvendësohen në funksion të balancave të brendshme dhe jo të përfaqësimit politik.

Myslim Murrizi: Ka kohë që ka thënë do të ndërrojë emra, nuk ka lidhje me socialistët dhe po të shikosh kjo është qeveria e tretë që nuk janë njerëz përfaqësues të elektoratit të PS-së apo të elektoratit të majtë që ka votuar me gjithë votat e blera e të vjedhura brenda 83 mandate. Janë njerëz anonim që mund t'i takosh ata që i ke në pallat në hyrje, ju thua mirëmëngjes, mirëmbrëma por nuk e di kurrkush se çfarë pune bën në ministri. Ke dy-tre ministra që kanë vetëm një zyrë me një kopje çelësi tek Rama, siç kanë qenë para qeverisë që shkarkoi, një qeveri tjetër ku kanë qenë nja dy-tre gra, Milva, Eliona... tre gra me një zyrë. Pra ky kërkon të tregojë forcë tek Rilindja, se PS-në e ka shkrirë, që unë jam mbreti, sulltani, heq kë të më teket mua, bëj dhe një qokë me klering, siç po thoni ju për... Pra që të mos mërziten të gjithë, ke qejf, përveç se do të heq ty, kë ke qejf të heq ti? Desha të heq edhe filan ministër, do ta heq unë.

Rama përveç katër muajve të parë, në dijeninë time, 2013, deri në nëntor, nga nëntori i 2013 e sot nuk firmos asnjë shkresë më si kryeministër. Pra ka gati 10 vjet, 12 vjet e kusur, që firmosin zëvendësit. Ka firmosur një zëvendës përpara, që ka qenë në qeverinë e parë, pastaj firmosi Niko Peleshi, me të famshmin 7-800 milionë euro Rilindjen Urbane të fshatrave të mëdha e të qyteteve. Firmosi Ahmetaj, firmosi Braçja, Balluku është e fundit, tani s'e di kë ka thirrur për të firmosur. Albana Koçiu. Po Albana në dijeninë time e ka filluar karrierën tek OSHEE-ja me duket faturiste. Po se janë nja dy që kanë qenë faturiste që është bërë kështu... Që të flasim realitetin, pra nuk e lidh gjë me shtratin dhe PS-në e vërtetë apo socialistët. Po flasim për njerëz anonim. Por me sa di aty janë një ndoshta apo dy ministra që janë në hetim prapë nga këta.

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 26 Shkurt20:04

Rama shkarkon Belinda Ballukun

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të shkarkojë nga detyra zv/kryeministren Belinda Balluku, ndërsa më herët gjatë ditës tha s...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan