Boçi: Përgjimi i Ahmetajt fundos Ramën, SPAK të nisë hetimet
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Real Madridi po e shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë e transferimit të Declan Rice, me disa figura me ndikim brenda klubit q...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj ekzekutivit menjëherë pas mbled...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar nismat e qeverisë së Edi Ramës, “Besën” dhe “PasqyrAl...
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje të ndodhur më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e...
Kundërshtarët e një projekti luksoz pronash të paluajtshme në një zonë të mbrojtur natyrore në Shqipëri kan&...
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Tropojë, ku sipas informacioneve, katër punonjës të Bashkisë Tr...
Taksat mbi naftën sjellin qindra milionë euro çdo vit në arkën e shtetit, duke u kthyer ndër burimet kryesore të të ardhurave. Shifrat e siguruara nga Report Tv tregojnë se vetëm gjatë vitit të kaluar nga akciza e taksa e qarkullimit janë mbledhur në total 700 milionë euro. Akciza që ka ndikimin më të madh në çmimin që paguajmë për çdo litër naftë, i ka sjellë buxhetit të shtetit 2.6 miliardë euro në 6 vite.
Taksat kanë një peshë të rëndësishme në strukturën e çmimit të naftës. Prej një muaji, ekspertë, politikanë, shoqata e fermerë i kërkojnë qeverisë të ulë taksat, që të mbrojnë qytetarët nga çmimet e larta të karburanteve, të cilat kërcyen lart, menjëherë pas shpërthimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Ndërhyrja që nuk ndodhi në vitin 2022, kur nisi lufta në Ukrainë, u realizua këtë vit. Akciza ulet me 20%, kur çmimi i naftës kalon 220 lekë litri dhe kur benzina shtrenjtohet mbi 200 lekë për litër.
Por pse shteti qëndron dorështrënguar tek taksat?
“Na hiqni akcizën derisa të mbarojë lufta”, kërkuan fermerë e blegtorë në protestën e 7 prillit para Ministrisë së Bujqësisë. Në fakt, akciza mund të quhet “taksa e artë” për buxhetin e shtetit pasi është një nga furnizueset kryesore të arkës.
Në çdo litër naftë apo benzinë, akciza është 39.2 lekë. Shifrat zyrtare të siguruara nga Report TV pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave tregojnë se prej vitit 2020, nga akciza e karburanteve janë arkëtuar 252.1 miliardë lekë ose afro 2.6 miliardë euro.
Ndërsa vetëm vjet prej akcizës së karburanteve u mblodhën 43.6 miliardë ose 454 milionë euro.
Sipas të dhënave, vetëm nga akciza e naftës (që është produkti edhe më i përdorur sesa benzina, gazi) prej 2020-ës janë mbledhur 100.5 miliardë lekë ose më shumë se 1 miliardë euro, ndërsa rekordi u regjistrua vjet prej 219 milionë euro.
Të ardhurat nga akciza rriten edhe për shkak të importeve të shtuara të karburanteve. Vetëm gjatë vitit të kaluar vendi ka importuar 740 mijë tonë karburant me vlerë 667 milionë euro.
Pas akcizës, simotra e saj në vlerë për çmimin e karburantit është taksa e qarkullimit, e dyta për ndikimin më të madh në shtrenjtim. Në vlerë fikse është 27 lekë në litër.
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 119.9 miliardë lekë ose 1.2 miliardë euro prej vitit 2020, vetëm nga taksa e qarkullimit që paguhet nga çdo drejtues makine sa herë që ble karburant.
Gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të drejtorisë së Tatimeve janë mbledhur nga kjo taksë 24.1 miliardë lekë (251 mln euro) ose rreth 13.42% më shumë se në 2024-ën. Kjo taksë ‘nuk preket’ është shprehur qeveria pasi, nëse do të hiqet nga nafta do të shkohet tek taksat e makinës, dhe do u kushtojë më shumë qytetarëve.
Veç këtyre, është edhe 3 lekë për litër taksa e karbonit, nga e cila vjet u mblodhën 2.9 miliardë lekë ose 31 milionë euro.
Dhe në fund, mbi çdo litër shtohet edhe TVSH-ja 20%, që sa më e shtrenjtë të jetë nafta/benzina, aq më shumë paguhet edhe Tatim mbi Vlerën e Shtuar. Në çmimin e naftës 220 lekë që Bordi i Transparencës caktoi më 8 prill, TVSH është 44 lekë për litër.
Aktualisht vendi ka hyrë në regjimin e Bordit të Transparencës, i cili cakton çmimet për tregtimin e naftës dhe benzinës me shumicë dhe pakicë, për shkak të shtrenjtimit të lartë të tyre.
Mazhoranca socialiste ka rrëzuar me 76 vota kundër kërkesën e dy partive opozitare, Partisë Demokratike dhe Partisë së Liris&...
Silvio Gonzato, Ambasadori i BE-së për Shqipërinë, ka folur duke komentuar raportin mes politikës dhe SPAK. Ai ka thënë se, s...
I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në SYRI TV, analisti Enton Abilekaj hodhi akuza të forta për nivelin e korrupsionit ...
Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, ka folur në lidhje me sektorin e ndërtimit në vend dhe ngritjen e kullave, si dhe de...
Gazetari Andi Bushati është tallur keq me Edi Ramën, pas takimit të këtij të fundit në Shijak. Në këtë takim ...
Porti i Durrësit do të jetë në qendër të një tryeze që do të organizohet nesër në qytetin bregdetar nga P...
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, zhvilloi sot një takim me kreun e “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapajn dhe drejtuesin e Lë...
Nga Desada Metaj Nuk është më sekret që dëshira për të çmontuar strukturën më të fortë të re...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi tha sot se qeveria socialiste po vepron si një lavatriçe e pastrimit të parave në...
Çështja “Balluku” është kthyer në një test kritik për integrimin evropian të Shqipërisë, duke v&...