Protestat/ Protothema: Qytetarët kërkojnë hetim mbi dhunën policore dhe rolin e Edi Ramës
Media greke “Protothema” i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve në Shqipëri, duke u ndalur te kallëzimin penal të paraqitur n...
Media greke “Protothema” i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve në Shqipëri, duke u ndalur te kallëzimin penal të paraqitur n...
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq Ermalinda Ramën, e akuzuar për vrasjen e babait të saj, Anesti ...
I ftuar në Syri Tv me gazetarin Flavio Qarri, nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentuar protestën që...
Dhoma e Avokatisë Sarandë ka reaguar me kritika të forta ndaj publikimit nga kryeministri Edi Rama të fotografive të personave protes...
Për rreth dy javë, studentët në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, kanë demonstruar çdo ditë kundër qe...
Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin...
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen e tij për dialog me protestuesit, duke zgjedhur një formë simbolike për të p&e...
Protesta e studentëve shënon sot ditën e 12-të, ndërsa vijojnë përgatitjet për tubimin kombëtar të paralajm&...
DashiMarrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni me çdo...
Shqipëria do të ndikohet sot nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira në pjesën më...
Nga Desada Metaj
Nuk është më sekret që dëshira për të çmontuar strukturën më të fortë të reformës në drejtësi, Prokurorinë e Posaçme, për më shumë se një vit ka marrë formë dhe ka nisur të zbatohet nga mazhoranca, me gjithë limitimet që ka pasur kryesisht nga faktori ndërkombëtar.
Fatmir Xhafaj ishte i pari që mori flamurin për të nisur një reformë mbi reformën me komisionin e drejtuar prej tij, i cili edhe sot vijon aktivitetin në konkurrencë të plotë me Komisionin e Ligjeve. Rivaliteti Manja-Xhafaj, edhe pse nga jashtë mund të duket si një dualitet mes socialistëve, në thelb ka një kontradiktë më të madhe se kaq: objektin e punës.
Thënë ndryshe, dhe për të mos u ngatërruar me terminologjinë, çështja është para kujt do të raportojnë institucionet e pavarura të drejtësisë (lexo SPAK). Edhe pse në heshtje dhe të pashqetësuar nga opozita halleshumë, mazhoranca ka në duar ndryshimet e pritshme të rregullores së Kuvendit, ku me gjasë do të jenë pjesë edhe raportimet e institucioneve të pavarura.
Fatmir Xhafaj dhe komisioni i drejtuar prej tij, me një emër të gjatë dhe të pakuptimtë, nuk i kanë fshehur ambiciet që raportimet të bëhen në komisionin e tij. Jo më kot, për disa javë anëtarët e këtij komisioni inspektuan muret dhe sallat e godinave të gjykatave, përfshirë edhe të Gjykatës Speciale, në një proces butaforik ku i vetmi që nuk i qasi në godinë ishte SPAK.
Dhe këtë herë ish-prokurori i viteve ’80 ka menduar që ta sanksionojë raportimin e SPAK para tij me ndryshimet në rregullore, që me gjasë do të jenë pjesë e një procesi të gjatë debati jo vetëm me opozitën, por edhe me ata që e ngjizën reformën dhe janë zyrtarisht kujdestarët e saj: ndërkombëtarët.
Paralelisht me këto përpjekje të Fatmir Xhafajt, një tjetër jurist me eksperiencë ka ndryshuar kursin për të qenë më i afërt me interesat e mazhorancës. Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, de facto nisi sot konsultimet për të ndryshuar pjesërisht praktikën e njësuar të vitit 2011 lidhur me masat e sigurimit personal.
Me gjithë stërhollimet në diskursin juridik, një gjë është e qartë: kjo është një përpjekje për të nxjerrë nga qelia të gjithë të burgosurit VIP në Shqipëri. Edhe pse gjatë vitit të fundit Sokol Sadushi disa herë e cimbisi kryeministrin për qëndrimet e këtij të fundit ndaj drejtësisë, duket se tashmë janë në rrugën e “pajtimit” dhe amnistisë për ish-bashkëpunëtorët e Edi Ramës që sot janë pas hekurave.
Sado të mundohet zoti Sadushi që nëpërmjet Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë të fshehë qëllimin pas halleve të ndonjë fakiri që dergjet në burg për arsye banale, nuk mund ta mbulojë dot diellin me shoshë. Dhe në këtë rast bëhet fjalë për diellin e Erion Veliajt, Ilir Beqes dhe ndonjë tjetri.
Se po të ishte për diellin e njerëzve pa mbështetje, ndoshta do të ishin kujtuar pak më herët dhe jo në muajt e fundit të mandatit si kryetar i Gjykatës së Lartë. Aq më keq kur sheh se në seancën e sotme, pasi folën të gjitha palët, askush nga “baballarët” e drejtësisë nuk ishte kujtuar të merrte mendim nga SPAK. A thua se nuk ekziston apo nuk ishin mbledhur për të dënuarit e Prokurorisë së Posaçme.
Për më tepër, këto iniciativa — një në Kuvend dhe një në Gjykatën e Lartë — të iniciuara në të njëjtën kohë, nuk janë as rastësi. Vijnë nga personazhe që kanë ndarë gjatë karrierës së tyre interesa të përbashkëta dhe që, për fat të mirë apo të keq, ylli u përputhet gjithmonë me Edi Ramën.
Është ky i fundit që, mesa duket, po vë edhe një herë në provë besnikët e vjetër Xhafaj dhe Sadushi për të ndryshuar rregullat, për të nxjerrë jashtë qelisë të arrestuarit dhe për të vënë nën kontroll SPAK-un. A do t’ia arrijnë dot? Kjo mbetet për t’u parë.
Çdo tentativë e deritanishme për të vënë nën kontroll SPAK ka dështuar për arsye që nuk lidhen me asnjë faktor politik, por tërësisht me atë ndërkombëtar. Me gjasë, dueti i fundit që vjen nga sistemi i diktaturës mendon se s’ka kala që s’e marrin komunistët… deri në momentin kur kalanë e mbron NATO dhe ti e kupton që Traktati i Varshavës është një kështjellë letre, pak a shumë si ajo që drejton Bajram Begaj.
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi tha sot se qeveria socialiste po vepron si një lavatriçe e pastrimit të parave në...
Çështja “Balluku” është kthyer në një test kritik për integrimin evropian të Shqipërisë, duke v&...
Ilire Dauti, kryetare e Komisionit për organizimin e Kongresit në ASH ka folur për incidentin e ndodhur në Komisionin për Mundë...
Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, një objektiv strategjik kombëtar, duket se po zhvillohet në munges&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, kanë debatuar gjatë seancës s...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar këtë të enjte nga Durrësi në takim me Asamblenë e PS-së së qytetit, lajmet mbi blloki...
Nga foltorja e Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, hodhi akuza të forta ndaj qeverisë për dështim n&e...
Drejtësia italiane ka kërkuar një dënim më të rëndë për algjerianin Fatah Melloul, autorin e vrasjes s&eu...
Sektori i ndërtimit në Shqipëri, veçanërisht ai i kullave të larta që kanë mbushur Tiranën, denoncohet nga opozit...
Pas tërheqjes nga projekti për “pasaportat e arta”, deputeti socialist, Taulant Balla kërkon në Kuvend ndryshime në ligji...