POLITIKE

''U morën peng Gerond Meçe dhe Daniel Shima''/ Berisha: Në dy dosjet e Lubisë është edhe Rama

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2025, 12:35

''U morën peng Gerond Meçe dhe Daniel Shima''/

Gjatë konferencës ku u prezantua drejtuesi i ri i Departamentit Brain Gain, Berisha foli edhe për skandalet e tenderave të AKSHI dhe zv/kryeministres Belinda Balluku të cilën SPAK kërkon nga Kuvendi t’i heqë imunitetin me qëllim arrestimin e saj. Berisha tha se në 2 dosjet e Ballukut është edhe kryeministri Edi Rama.

Ndërsa AKSHI-n, Berisha e konsideroi si pjesë të familjes së kryeministrit dhe se kontrollohet nga kunati i Ramës.

Sali Berisha: Departamenti Brain Gain është një departament, anëtarët e të cilit janë njerëz me energji, janë njerëz të suksesit. Janë djem dhe vajza, të cilët në një kohë të vështirë arritën të dëshmohen avoketër të flaktë dhe vizionarë të konservatorizmit në Shqipëri dhe të PD-së. Krijimi i hapësirave për projektet e tyre të ardhshme është i një rëndësie vendimtare për PD-në, ripërtëritjen e saj. Ne jemi në një moment shumë të veçantë. Jemi në një moment në të cilin, e kam theksuar dhe e theksoj, ne ia dolëm të mbijetojmë në një kohë kur donin të na zhduknin.

Ne kapërcyem një kalvar të pashembullt në historinë e Europës, dhe ky departament është fibër e rezistencës në këtë kalvar. Ne ia dolëm që një farsë zgjedhore, njëlloj si në vitin 2001, ta damkosim në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar. Tani ne jemi në betejën tonë finale dhe kjo betejë finale është largimi i këtij regjimi. Tedi theksoi, këta kanë një iniciativë me një seri shkrimesh mbi opozitat në regjimet autoritare. Është i një rëndësie kapitale sepse në qoftë se ne nuk njohim realitetin dhe nuk kuptojmë se operojmë në kushtet e një autokracie dhe nuk organizohemi që të operojmë në kushtet e një autokracie, por mendojmë se jemi në kushtet e një pluralizmi normal, ne misionin tonë nuk e përmbushim. Absolutisht jo. Ne përkundrazi presim vitin 2029, në të cilin narkokratët shqiptarë të regjistrojnë jo 52 përqind, por të regjistrojnë të paktën 62 përqind rezultatin.

Ndryshimi është si nata me ditën. Por ne sot jemi të qartë dhe duhet të qartësojmë çdo demokrate e demokrat, të përkushtohemi në projektin e opozitës për largimin e Edi Ramës nga pushteti dhe krijimin e qeverisë teknike si kusht i të gjitha kushteve që shqiptarët të votojnë të lirë. Nuk ka një parti me eksperiencën tonë. Ne erdhëm në vitet ’90 si i vetmi vend dhe e vetmja shoqëri me 4 kulte, kulti i Enver Hoxhës, Stalinit, Leninit, Marksit, etj. Ndërkohë vendet e tjera ish-komuniste nga viti 1956 ishin çliruar nga kultet.

Ju e keni të vështirë ta mendoni se çfarë tmerri dhe sa të tmerrshëm ishin kultet. Por ne i shembëm ato me guxim. I shembëm pa konflikt civil. Tanket i nisën drejt nesh, ne i bllokuam ato me barrikada, por vetë nuk rrëmbyem armë, as RPG, armë antitanke. Na rrethuan tek selia, po me tanke. Ne nuk u mposhtëm, por përsëri qëndruam, u vetëpërmbajtëm. Na vranë, u përzunë nga selia e kryeministrisë.

Të gjitha këto eksperienca, pse unë po i citoj sot dhe do i citoj, i citoj dhe do i citoj sepse ne jemi ne forcë demokratike që drejtohemi vetëm nga parime demokratike. Ne nuk bëhemi parti dhune sepse ne besojmë se paqja është një forcë e jashtëzakonshme. Në besojmë se Edi Rama, ky regjim i kalbur, largohet vetëm kur opozitarët të lënë mënjanë lodhjen e tyre, të lënë mënjanë dëshpërimin e tyre, rraskapitjen e tyre dhe të dalin në shesh çdo ditë. Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin. Kjo është rruga. Këtë nuk e kemi bërë ndonjëherë. Kjo na ka munguar. E kemi bërë, por me qëllime jo kaq sa këto. Se ne kemi bërë edhe në vitin 1998, me radhë. Por sot jemi para këtij momenti.

Ne, në kushte kur ky regjim, Edi Rama, pasi është dokumentuar jo tashmë vetëm nga opozita, por edhe nga hetimi i prokurorisë se kanë abuzuar miliona dhe miliarda para të taksapaguesve dhe ka hequr çdo maskë në mbrojtje të flaktë në mbrojtje të abuzimeve të tmerrshme me paratë e shqiptarëve sepse është vetë direkt i implikuar.

Dy dosjet e Lubisë, qoftë tuneli, qoftë unaza, Rama del aq sa Lubia me mesazhet. Kurse AKSHI i kunatit dhe familjes është historia më unike në Europë dhe në botë. Kur në një agjenci shtetërore merresh peng sepse merr pjesë në tendera për t’i hapur rrugën kunatit. Merresh peng dhe nuk hetohesh. Ua them këtu ta dinë shqiptarët, Gerond Meçe, duhet t’ia dimë për nder autoriteteve gjermane për kontributin e tyre sepse ai as që do të hetohej.

Duhet t’ia dimë për nder sepse si Gerondi, i marrë peng me datën 12 gusht, u mor peng me datën 18 gusht Shima. Daniel Shima. Mbeta duke bërë status pas statusi pas tij dhe ai u zhduk, nuk ekzistonte. As hetim, as këqyrje dhe asgjë. Jo, sepse ky njeri që nuk do të heqë imunitetet, që bllokon drejtësinë për vjedhjet që ka bërë, ky njeri nuk lejonte hetimin. Por fatmirësisht Gerond Meçe zbërtheu se koordinatori i kryeministrit, Ergys Agasi, e kishte marrë peng.

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 29 Dhjetor10:59

Edi Rama uron Kurtin për fitoren

Kryeministri Edi Rama ka uruar Albin Kurtin për fitoren që shënoi partia e tij në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën një ...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan