Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka analizuar dosjen e hetimit të SPAK ndaj zv/kryeministres dhe ministres Belinda Balluku. Sipas Shkullakut, hetimet që po zhvillohen ndaj saj lidhen drejtpërdrejt me ndërhyrjen në shkeljen e barazisë në tendera, me pasoja që, sipas tij, shkojnë deri te blerja e votave dhe manipulimi i proceseve zgjedhore.
Gjatë bisedës në studio, Shkullaku deklaroi se paratë e tenderave të dyshuar janë përdorur për të ndikuar në zgjedhje, duke sjellë fitore të thelluara për Partinë Socialiste në zona ku tradicionalisht nuk kishte mbështetje të madhe. Ai theksoi se, nëse hapen të gjitha letrat e Ballukut, ‘del i gjithë establishmenti i korruptuar që mban në këmbë Rilindjen’.
Sipas tij, Balluku po hetohet si numri dy i qeverisë, pikërisht sepse dyshohet se ka ndërhyrë për të manipuluar tendera dhe për të trajtuar qindra milionë euro fonde publike ‘si t’i kishte pasur të gjyshit të ndjerë’. Shkullaku shtoi se këto veprime nuk mund të ishin kryer pa porosinë, urdhrin apo bashkëpunimin e kryeministrit, duke nënvizuar se mekanizmi i korrupsionit shërbente për të financuar blerjen e votave.
‘Belinda Balluku po hetohet si numri dy i qeverisë, e cila ka ndërhyrë drejtpërsëdrejti në shkeljen e barazisë në tendera. Çfarë do të thotë kjo? E përkthyer ndryshe, kjo do të thotë që Belinda Balluku me porosinë, urdhrin apo bashkëpunimin e kryeministrit, se s'mund ta bëjë ndryshe, ka marrë qindra milionë euro fonde publike dhe i ka trajtuar ato si t'i ketë pasur të gjyshit të ndjerë.
Dhe si pasojë, kjo është ajo që unë e thosha vazhdimisht si një nga kritikat e mia ndaj SPAK-ut. Dhe çfarë ndodh? Këta bëjnë korrupsion, pra vjedhin, që këto para, siç ishte PS-ja me radhë, t'i fusin për të vjedhur votat. Dhe çfarë bëjmë ne? Belinda trukon tenderat, del zgjedhjet lokale Dibra 7-0. Qarku. Pra merr të gjitha bashkitë e Veriut.
Po si ka mundësi? Po ka mundësi. Me aq lekë dhe me ata njerëz që ja ka futur, shkon në Fier. Befason dhe Edi Ramën, merr 12 mandate. Po si i ka marrë këto? Dhe është fare e qartë, po të shikojmë vlerën e tenderave, qoftë te tuneli, po marr dy të fundit? Qoftë dhe tre, katër segmentet e fundit të unazës së re që në total na duken kështu janë 450 milionë euro, që janë tenderuar sipas qejfit të këtyre.
Dhe ne kemi parë dhe cilësinë e rrugëve, po s'po hyjmë fare. Pra, kjo është arsyeja pse Edi Rama këtë radhë nuk e ka aq të lehtë që të thotë që shiko, e mbani mend fjalimin e atij që thoshte, shiko tha, ka disa njerëz tha që janë bashkangjitur rrugës tonë tha, po që nuk arrijnë dot t'i bëjnë ballë tundimit njerëzor, janë njerëz të dobët. Tundohen nga paraja, nga...
Nga ata rrugës, devijojnë them. Mbledhin dardha dhe kumbulla mbas shpinës së socialistëve, ata keqpërdorin besimin e socialistëve, këta nuk do gjejnë kurrë strehë dhe mbrojtje brenda Partisë Socialiste. Këtë radhë nuk e thotë dot më. Se është ky vetë që e ka bërë këtë gjë. Elementi tjetër mendoj unë është po prapë që nëse deri dje të gjithë ata që unë përmenda, me përjashtim të Velisë, kanë qenë ish-zyrtarë, pra kanë dorëzuar përpara mandatin e deputetit, pastaj kanë shkuar atje, kanë dhënë dorëheqje nga ministra ose i ka shkarkuar Rama dhe pastaj kanë shkuar në SPAK. Këtë radhë Belinda Balluku ka qenë në detyrë dhe është akoma në detyrë. Kjo është arsyeja mendoj unë që Edi Rama nuk e lëshon.
Sigurisht, këtu ka dy, dy elementë mendoj unë. I pari mund të jetë një lloj frike dhe pasigurie që mund të ketë Rama këtë radhë që, ore si ka mundësi që s'po e kontrolloj dot procesin, nëse nuk e kontrollon dhe unë deri tani nuk kam shenja të them që e kontrollon.
Dhe problemi i dytë është që po u hapën letrat e Belinda Ballukut, unë ju garantoj që aty brenda do dalin të gjithë. Do dalin të gjithë, çfarë njohim ne, pra gjithë ajo që ne e quajmë establishmenti i korruptuar që mban në këmbë organizatën e Rilindjes.
Pra që nga korrupsioni, që nga krimi e të tjerë e të tjerë, do dalin të gjitha sepse ne e dimë, ajo që kemi thënë disa herë kush ka qenë, që dimë kush i cakton tenderat, i dimë kush i ndan paratë në Shqipëri, i dimë kush i merr, e dimë ku i çon lekët mbasi merr tenderin.
Si e ka bërë ky këtë, si e ka ndërtuar ky këtë, si e ka marrë ky këtë, si i bën votat, pra kemi një makineri që për herë të parë, unë që unë e quaj makineria e krimit dhe e korrupsionit, pra është si kupola mafioze që ka një strukturë ku në kokë të padrino dhe poshtë janë rrathët deri te ushtarët më të thjeshtë. Ky mekanizëm deri më sot nuk ishte goditur’, tha ndër të tjera gazetari Shkullaku.
Analisti Andi Bushati, duke folur për pezullimin e Belinda Ballukut dhe çështjen që pritet të shqyrtojë Gjykata Kushtetuese, dek...
Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka komentuar takimin e Ervin Salianjit me disa prej figurave të selisë blu, përfshirë dhe...
Kryeministri Edi Rama pyetet nga gazeta austriake ‘Die Presse’, nëse çështja e pastrimit të parave rrezikon negociatat pë...
I ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE”, analisti Enton Abilekaj u shpreh se goditja e SPAK ndaj Belinda Ballukut nuk është thjes...
Partia Demokratike do të organizojë të hënën e 1 dhjetorit foltoren e radhës – Kuvendi i qytetarëve dhe deputetëve...
Gazetari Bledian Koka i ftuar sot në studion e ‘Task Force’ në Syri Tv denoncoi standardin e dyfishtë të SPAK. Ndryshe nga...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot një grup aktivistësh të Diasporës të ardhur nga 11 shtete të ndryshme të...
Nga Basir Çollaku Këto ditë një zyrtar policie, lexova tangent nëpër lajme të shumta, përcillte heroizmin se na...
Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar në konferencën e sotme për shtyp se brenda partisë ka nisur debati në bazë, si dhe janë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, akuzoi qeverinë se po përdor në mënyrë të gabuar nenin 103 të Kushtetutës për t&...