POLITIKE

Analiza e DW: Ç’rol kanë muxhahedinët që jetojnë në Shqipëri në protestat e Iranit?

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Janar 2026, 09:22

Analiza e DW: Ç’rol kanë muxhahedinët që

Një kamp i fortifikuar në Manzë, pranë Tiranës, është streha e rreth 3 mijë muxhahedinëve të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI), ose siç njihen në gjuhën vendase Mujahideen-e Khalq (MEK).

Anëtarët e kësaj organizate jetojnë në Shqipëri që prej vitit 2013, kur qeveria shqiptare pranoi t’i strehonte me kërkesën e Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve të Bashkuara

MEK është grup politik opozitar islamik, me prirje socialiste.

Themeluar në Iran në vitin 1965, grupi u armatos kundër dinastisë në pushtet, Pahlavi, duke kryer fushata bombardimi kundër qeverisë së Shahut dhe shenjestrave amerikane në vitin 1970, si dhe duke mbështetur Ayatollah Khomeini në Revolucionin Islamik të viteve 1978-1979.

Gjithsesi, pak pas revolucionit, MEK i prishi marrëdhëniet me qeverisjen e re të Teheranit dhe anëtarët e tij u ndaluan të jetojnë në Iran. Grupi më pas jetoi në ekzil, duke i vijuar aktivitetet opozitare përtej kufijve.

MEK u zhvendos në Irak, prej nga ku drejtoi operacionet ushtarake gjatë luftës Iran-Irak, veprimet e të cilit nuk tolerohen edhe sot e kësaj dite nga shumë vetë në Iran.

Departamenti Amerikan i Shtetit e konsideroi MEK organizatë terroriste në vitin 1997, por e hoqi atë nga lista e organizatave terroriste të huaja në vitin 2012.

MEK publikoi për herë të parë lajmin se Irani kishte program sekret të pasurimit të uraniumit. Pas rrëzimit nga pushteti të Saddam Hussein, organizata u përzu nga Iraku.

Për Andreas Krieg, ekspert i Lindjes së Mesme dhe profesor në Shkollën e Studimeve të Sigurisë në “King’s College” në Londër, vala aktuale e protestave në Iran “duket më shumë si konvergjencë e pakënaqësive të vazhdueshme që më në fund u sinkronizuan, sesa një ‘rast’ i vetëm”.

“Filloi me një tronditje ekonomike të menjëhershme, kolapsi i monedhës vendase dhe inflacioni që u përkthyen në rritje të menjëhershme të çmimeve, mungesa dhe paralizë tregtare, dhe më pas u politizua me shpejtësi, pasi njerëzit arritën në përfundimin se shteti ose nuk mund ose nuk do ta stabilizojë jetën e përditshme” – i tha ai DW.

“Ajo që bie në sy është profili i koalicionit: tregjet dhe shitësit ndihmuan si nxitës, studentët dhe lagjet urbane e bënë të dukshme protestën, ndërsa qytetet periferike dhe zonat minoritare shtuan masën e pjesëmarrjes” – tha Krieg.

“Përgjigja e shtetit kaloi shpejt nga parandalimi në shtypje, duke përfshirë ndërprerje të komunikimit në të gjithë vendin, të projektuar për të ngadalësuar koordinimin dhe për të zvogëluar kontrollin e jashtëm, gjë që zakonisht përkon me përdorim më të ashpër të forcës në terren” – tha ai.

Pavarësisht faktit se në Iran ka pasur shumë protesta mbarëkombëtare në dekadat e fundit, opozita iraniane, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, nuk është e organizuar dhe karakterizohet nga një numër i madh grupesh rivale dhe fraksionesh ideologjike.

“Se ku ‘qëndron’ opozita, kuptohet më mirë si fragmentim dhe jo si mungesë” – tha Krieg, duke shtuar se “brenda Iranit, veprimi kolektiv mbetet kryesisht pa udhëheqës dhe i rrjetëzuar: mobilizimi vendas, lidhjet shoqërore, dinamika e vendit të punës dhe ekosistemet universitare prodhojnë shpërthime protestash të koordinuara, pa një strukturë të integruar komanduese kombëtare”.

Opozita e Iranit jashtë kufijve

Jashtë Iranit, dy grupet më të mëdha opozitare janë monarkistët dhe MEK. Udhëheqësit dhe anëtarët e të dyja grupimeve kanë jetuar në ekzil që pas rrëzimit nga pushteti të dinastisë Pahlavi në vitin 1979.

Reza Pahlavi, trashëgimtari i Shahut të fundit të Iranit, Mohammed Reza Pahlavi, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse ka shumë admirues në diasporën iraniane, mbetet e paqartë mbështetja e tij brenda Iranit.

“Jashtë Iranit, diaspora mbetet me ndikim në formësimin e narrativës dhe moralit, por është e ndarë dhe shpesh njerëzit brenda vendit nuk i besojnë, pasi i frikësohen si manipulimit, ashtu edhe boshllëkut që kanë krijuar pas ikjes ” – thotë Andreas Krieg.

“Kjo ka rëndësi për sigurinë e regjimit, sepse zvogëlon probabilitetin e ndasive të shpejta dhe të pastra të elitës, edhe pse rrit gjasat e cikleve të përsëritura të protestave: shtypja e një vale protestash nuk u jep zgjidhje faktorëve themelorë, për të cilët rrugët vijojnë të mbushen” – shtoi ai.

Çfarë roli luan MEK në protesta

Grupi i dytë opozitar më i madh në Iran është MEK, grupi më i madh i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), koalicioni i grupimeve opozitare iraniane.

Por çfarë roli ka MEK në protestat më të fundit?

Ali Safavi nga NCRI thotë se MEK ka qenë aktivisht i përfshirë në protesta.

“Njësitë e Rezistencës drejtojnë, koordinojnë dhe organizojnë rezistencën kundër forcave shtypëse” – i tha ai DW. “Në shumë raste, ato kanë luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e protestuesve kundër sulmit të IRGC-së [Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike]. Po të mos ishte për rolin e tyre, regjimi do ta kishte shtypur kryengritjen shumë shpejt.”

Safavi i tha DW-së se “një numër domethënës i aktivistëve të MEK janë mes 3 mijë të vrarëve nga forcat e sigurisë”.

MEK, probleme legjitimiteti për shumë iranianë

Gjithsesi, për ekspertin e Lindjes së Mesme, Krieg, “kur flitet për MEK, është e rëndësishme të ndahet perceptimi, nga pëlqimi në terren”.

“Organizata është e disiplinuar, e njeh mirë median dhe është e aftë të prodhojë zhurmë, të bëjë presion përmes lobimit e të japë shumë mesazhe nga jashtë. Megjithatë, ajo ka probleme të mëdha legjitimiteti midis shumë iranianëve për shkak të historisë së saj, akuzave për kontroll të brendshëm dhe qëndrimit të gjatë në mërgim, faktorë që kufizojnë aftësinë e saj për të vepruar si një mjet unifikues i opozitës brenda vendit. Kjo është arsyeja pse kanë jehonë pretendimet, se organizata funksionon si ‘kalë Troje’ i huaj.”

“MEK është i lehtë për t’u instrumentalizuar nga aktorë të shumtë në hapësirën e informacionit, duke përfshirë edhe “skifterët” (shënim: termi “skifterë” i referohet diplomatëve apo politikanëve që besojnë tek zgjidhjet me forcë ose ushtarake) anti-Iran në SHBA dhe Izrael. Por në praktikë, efekti është më shpesh i lidhur me reputacionin. I jep regjimit kornizën e përshtatshme për të vepruar si përfaqësues i huaj. Por nuk luan asnjë rol në udhëheqjen e këtyre protestave” – tha Krieg.

I konsideruar nga Irani si grup terrorist, tashmë MEK i bën thirrje Europës të ndërmarrë veprime të rrepta kundër qeverisë në Iran.

“Europa duhet ta përkufizojë menjëherë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) si entitet terrorist, të dëbojë diplomatët e regjimit, të tërheqë ambasadorët e saj nga Teherani, ta shkëpusë regjimin nga sistemi financiar ndërkombëtar, të bojkotojë shitjen e naftës dhe t’i çojë udhëheqësit e saj para gjykatave ndërkombëtare, për t’u ndjekur penalisht për krime kundër njerëzimit. Kjo përfshin edhe Udhëheqësin Suprem Ali Khamenei dhe zyrtarë të tjerë të lartë ” – thotë Ali Safavi.

Media në Shqipëri ka raportuar rregullisht për protestat në Iran dhe muxhahedinët në Shqipëri, që nga nisja e valës së fundit të protestave.

Nga ana e tyre, anëtarë të MEK në Shqipëri kanë qenë aktivë në mediat sociale, duke shpërndarë postime dhe fotografi që lidhen me protestuesit që kanë humbur jetën dhe anëtarët e tyre të vrarë në protesta.

Kryeministri Edi Rama, i cili i ka prerë lidhjet diplomatike me Iranin që nga shtatori i vitit 2022, pas pretendimeve se ata ishin përgjegjës të sulmeve kibernetike të orkestruara nga Republika Islamike, nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me protestat e fundit në Iran./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan